Xhemë Karadaku

Stampa:Infobox personbox

Xhemë Karadaku u lind në fshatin Ranatoc të Karadakut të Preshevës.Është shkrimtar shqiptar. Xhemë Karadaku shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, të mesmen në Preshevë, ndërsa fakultetin në Prishtinë.

Bashkëpunon me revista e portale të shumta në gjuhën shqipe, ku ka publikuar një numër të madh të poezive, tregimeve, humoreskave dhe enigmave të rimuara. Ishte anëtar redaksie i Revistës "Jehona" në Preshevë, ishte redaktor i revistës për fëmijë "Ylberi" në Gjilan dhe një periudhë ishte anëtar i Redaksisë në  revistën për Enigmatikë “Horizonti” në Gjilan. Është autor i njëzet veprave letrare dhe publicistike. Është autor i qindra enigmave të rimuara, të cilat i botoi në librat “Gjej e qesh” dhe “Zgjidh e Zgjidh” (botim elektronik).

Është prezantuar në Leksikonin e shkrimtarëve për fëmijë, të përpiluar nga shkrimtari i njohur Odhise Grillo, në Antologjinë mbarëkombëtare të Letërsisë për fëmijë "Lule për lulet" të botuar në vitin 2014 dhe në Antologjinë e poezisë për fëmijë "Bardhavera", Prishtinë, 2020, të përpiluar nga shkrimtari Jonuz Fetahaj.

Në vitin 2014, libri me poezi për fëmijë "JAM I MADH" u nderua me çmimin "Ymer Elshani" nga Karvani Letrar "Agim Deva" si libri më i mirë i botuar në Kosovë. Ky libër u botua edhe në versionin audiobooks, nga Audiobooks.al (https://audiobooks.al/book-author/xheme-karadaku).

Në konkurse të ndryshme letrare, në Kosovë e më gjerë, është fitues i shumë shpërblimeve për poezi, tregime dhe humoreska.

Është pronar i Shtëpisë Botuese “URA”[1], Prishtinë. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Jeton dhe punon në Prishtinë.

Veprat:

  • Legjendë e re, 1992
  • Natë mbi mua, 1994
  • Gjej e qesh, 1994 (libër me enigma)
  • Pse iu kall mjekra gjyshit, 1995
  • Zvarranikët, 1995
  • Trimi më i madh në botë, 1999
  • Kalikuse, kalikuse a ma gjen një nuse, 2000
  • Ëndërr me ëndrra, 2000
  • Feniksi nuk është ndryshe, 2000
  • Lavjerrësi i kohës, 2002
  • Histori për një dashuri, 2003
  • Lojë në Trojë, 2003
  • Nipi i Don Kishotit, 2005
  • Fuqia Hyjnore, 2009, 2010
  • Flakadani i lirisë - Monografi për dëshmorin Xhavit Kozhani, 2010
  • Bozanska moc, 2011
  • Lojë me fjalë, 2011
  • Lojë me fjalë, 2013 botim i plotësuar (Shkup)
  • JAM I MADH, 2014 (libri më i mirë në Kosovë për vitin 2014)
  • Dhjetë me yll, poezi për fëmijë, 2019[2]
  • Jam i madh (audiobooks), 2020[3]
  • Portret i Çuditshëm, ilustrim për fëmijë, 2020.[4][5]
  • Lazdrani, tregime për fëmijë, 2020

Çmimet letrare:

Në konkurse të ndryshme letrare, në Preshevë, në Kosovë e më gjerë, është fitues i shumë shpërblimeve letrare, ndër të cilët do veçuar:

• Sëmundja bashkëkohore, tregim satirik, çmimi dytë, Bota e Re, 1989

• Hapësirë e akullt, tregim për të rritur, çmimi i parë, Flaka e Janarit, 1994

• Polemika, poezi për fëmijë, çmimi i tretë, Flaka e Janarit, 1994

• Pastrimi i mendjes, tregim satirik, çmimi i parë, Bujku, 1994

• Dashamirë, ju faleminderit, tregim satirik, çmimi i dytë, Bujku, 1994

• Në dosjen tënde, poezi satirike, çmimi i tretë, Bujku, 1994

• Vdekja duke qeshur shqip, tregim për të rritur, çmimi i parë, Flaka e Janarit, 1995

• Nuk di si ndodhi, poezi për fëmijë, çmimi i tretë, Flaka e Janarit, 1995

• Intelektual i pavarur, tregim satirik, çmimi i tretë, Bujku, 1997

• Lavjerrësi i kohës, tregim për të rritur, çmimi i parë, Flaka e Janarit, 2000

• Të hëngërt macja, tregim për të rritur, çmimi i parë (ndahet), Flaka e Janarit, 2000

• Legjenda për Sukën, tregim për të rritur, çmimi i tretë, Flaka e Janarit, 2000

• Letra, tregim për të rritur, çmimi i parë, Manifestimi Kulturor “Kadri Kadriu” - Podujevë, 2001[6]

shih edhe

Stampa:Infobox persongrafi-cung

  1. ↑ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 24 qershor 2016. Marrë më 20 janar 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ↑ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2020. Marrë më 15 korrik 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ↑ "Xhemë Karadaku". Audio Books. Marrë më 2021-05-30.
  4. ↑ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2020. Marrë më 15 korrik 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  5. ↑ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 17 nëntor 2016. Marrë më 28 shtator 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  6. ↑ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 17 nëntor 2016. Marrë më 28 shtator 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

8. Agmia, Revistë Letrare-Kulturore, nr. 5, 2001, faqe 42-67