Xhemajl Rexha
Xhemajl Rexha është një gazetar dhe shkrimtar kosovar. Ai është kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës prej vitit 2021[1] dhe kontribues në mediume të shumta duke përfshirë Service95. Nga viti 2005 nisi karrierën e tij si reporter për Kohavisionin, eventualisht kryeredaktor, dhe nga 2009 ai ishte autor dhe drejtues i programit të aktualitetit Interaktiv. Ai e la Kohavisionin në 2020[2] për të punuar në Kanal10 si drejtor informacioni dhe drejtues i emisionit Prime Time deri në 2023.[3][4][5] Në 2025, ai lansoi një emision në internet të quajtur Interaktiv Talks.
Rexha ishte refugjat i Luftës së Kosovës në moshën 13-vjeçare me famlijen e vet në Kanada, ku kaluan atë kohë në Edmonton para se të ktheheshin në Kosovë.[6][7][8]
Në vitin 1999, Rexha dhe familja e tij erdhën në Kanada si refugjatë, pjesë e programit të emergjencës së Kanadasë për zhvendosjen e refugjatëve të Kosovës nga Maqedonia, “Operacioni Parasol”. Rexha fillimisht do të zbarkonte në Kampin Aldershot në Nova Scotia për t'u zhvendosur më pas në Edmonton.
Referime
- ↑ "Xhemajl Rexha zgjidhet kryetar i AGK-së". Telegrafi.com. 2021-07-19. Marrë më 2025-01-10.
- ↑ "Xhemajl Rexha largohet nga KTV-ja". Bota Sot. 9 qershor 2020. Marrë më 2025-01-10.
- ↑ "Gazetari Xhemajl Rexha lë punën në televizionin ku punonte". Nacionale. Marrë më 2025-01-10.
- ↑ "Xhemajl REXHA". Asian Institute of Diplomacy and International Affairs. Marrë më 2025-01-10.
- ↑ "Xhemajl Rexha largohet nga Kanal10". Gazeta Online Reporteri.net. 2023-01-08. Marrë më 2025-01-10.
- ↑ Rexhepi, Arta (17 qershor 2019). "'We will always be grateful:' Kosovo refugees reflect on how Canada shaped their lives". CBC (në anglisht). Marrë më 10 janar 2025.
- ↑ Rexhepi, Arta. "25 @ 25 - Xhemajl Rexha". 25at25.ca (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 7 tetor 2025. Marrë më 2025-08-13.
- ↑ Makei, Lyudmila (2024-12-29). "Xhemajl Rexha: Kosovo journalism is about protecting freedom of speech and fighting disinformation". The Geopost (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 20 tetor 2025. Marrë më 2025-10-20.