Xhevat Limani
Xhevat Limani (1953) aktor dhe regjisor shqiptar nga Maqedonia.[1]
Biografia
Xhevat Limani, u lind më 1 janar 1953 në Fierishtë të Strugës (Maqedoni). Diplomoi në Akademinë e Arteve të Bukura në Prishtinë. Ka luajtur në një varg rolesh në teatër dhe në disa filma artistikë. Është skenarist dhe regjisor i filmit të parë shqiptarë në Maqedoni, me titull "Fatprerët". Është pedagog i lëndës së aktrimit në Fakultetin e Artit Dramatik të Universitetit të Tetovës. Ka fituar një varg çmimesh dhe mirënjohjesh kombëtare dhe ndërkombëtare. Prej vitit 2002 punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka realizuar disa shfaqje.[1]
Krijimtaria artistike
- "Nuk ishin vetëm" (film dokumentar për shqiptarët e Amerikës në luftën e UÇK-së).
- "Pranverë dimërore" - poezi;
- "Albaniada" - dramë;
- "Artisti pa Atdhe» (roman);
- "Dodona" - dramë;
- "Ora shqiptare";
- "Demoniada";
- "Antimemorandum";
- "Anatema";
- "Hijet";
- "Gjergj Kastrioti - Skenderbeu";
- "Muri i lotëve";
- "Unë Adem Jashari".[1]
Shih edhe
- Xhevat Limani (Faqja zyrtare) Arkivuar 4 korrik 2016 tek Wayback Machine Vizituar më 28.05.2016.