Xhezair Zaganjori

Xhezair Zaganjori
Datëlindja: 9 Mars 1957
Vendlindja: Shkodër
Kombësia: Shqiptar
Profesioni: Gjyqtar
Edukimi: Fakultetiti i Drejtësisë
Universiteti i Tiranës
Vendi i punës: Gjykata e Lartë

Xhezair Zaganjori (lindur më 9 mars, 1957 në Shkodër) është një jurist shqiptar dhe ish-Kryetar i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë. Zaganjori u shkarkua nga detyra e gjyqtarit si pasojë e procesit të rivlerësimit kalimtar ("vetting") me vendim të Këshillit të Posaçëm të Apelimit.[1]

Edukimi

Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1981.

Karriera

  • Që nga kjo kohë ai ka qenë lektor i së Drejtës Ndërkombëtare Publike, i të Drejtës Evropiane dhe i të Drejtave të Njeriut në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, në Shkollën e Magjistraturës dhe në Shkollën e Studimeve Evropiane, Tiranë.
  • Gjatë viteve 1992-1997 ka qenë Ambasador i Republikës së Shqipërisë në RF të Gjermanisë.
  • Në vitin 1993 merr gradën shkencore “Doktor i Shkencave Juridike” dhe në vitin 2002 “Profesor i asociuar”. Ka qenë bashkëpunëtor shkencor pranë Institutit Max-Planck, Heidelberg.
  • Në vitin 1991 është zgjedhur anëtar i Gjykatës së Pajtimit dhe Arbitrazhit pranë OSBE-së me seli në Vjenë.
  • Është autor i një sërë botimesh shkencorë brenda dhe jashtë vendit. Është pjesëmarrës aktiv në Kongrese e Konferenca të ndryshme ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit.
  • Që nga viti 2003 ushtron funksionin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Shih edhe

Referimet