Yll Limani

Yll Limani
Lindi24 shtator 1994 (31 vjeç)
ProfesioniKëngëtar, kantautor
Vite aktiviteti2011 – aktualisht
Prind/ër
  • Mufail Limani (i ati)
Karriera muzikore
ZhanretBaladë
InstrumentiVokali
LabeliThree60 Music

Yll Limani (lindur më 24 shtator 1994) është këngëtar dhe kantautor shqiptar. Ai u bë i njohur për publikun pas paraqitjes dhe suksesit në edicionin e parë të The Voice of Albania në nëntor të vitit 2011, dhe që atëherë ka bërë një karrierë në zhanrin e baladës shqiptare.

Jeta dhe karriera

1994–2020: Jeta e hershme dhe fillet e karrierës

Yll Limani lindi më 24 shtator 1994 si fëmija i dytë i një familjeje shqiptare në qytetin e Prishtinës, atëkohë pjesë e ish-Jugosllavisë, tani Kosova. Babai i tij, Mufail Limani, ishte pjesëtar i grupit rock Minatori.[1] Ai thuhet të ketë fituar frymëzimin prej babait të tij, dhe që ka mësuar kitarën, pianon dhe baterinë në moshë të re.[2] Ai ushtroi muzikën edhe duke postuar covera të këngëve në YouTube derisa ishte në gjimnaz.[1] Limani u paraqit për herë të parë në publik në sezonin e parëThe Voice of Albania në 2011, ku pasoi edhe paraqitja në edicionin e nëntë të konkursit muzikor shqiptar Top Fest në 2012.[2][3][4]The Voice u prezantua me këngën "A drop in the ocean" të Rone Pope. Performanca e dytë në Netet Live ishte me kengen e Michael Bubble "I just haven't met you yet" dhe me një interpretim artisik së bashku me trupën e baletit. Ylli doli të prek zemrat e publikut të cilët e votuan atë për të kalur drejt fazës tjeter. Paraqitja e tretë në Netet Live e sjell Yllin me këngën "Can't help falling in love" e të madhit Elvis Presley. Në performancën e katërt në Netët live Ylli interpreton "Breakeven" nga The Script. Në gjysmëfinale Ylli këndoi "I won't give up" të Jason Mraz dhe për vetem për një dallim shumë të vogël në vota Ylli nuk arriti të jetë finalist.Në Maj të vitit 2012, Ylli Limani merr pjesë në Top Fest 9 me këngën "Shko". Kenga eshte teresisht krijim i tij, si teksti ashtu edhe muzika.Më datë 30 Gusht 2012, Ylli Limani publikon videoklipin "Lart Mbi Yje".Me këtë këngë, Ylli Limani merr pjesë në SVFM 2013 në vitin 2013. Më datë 13 Nentor 2012, Ylli Limani publikon këngën “Mos Më Harro”, më 10 Korrik 2013, publikon videoklipin "A E Din Ti", më datë 17 Tetor 2015, publikon videoklipin "I Thash Asaj".Në Dhjetor 2016, Yll Limani merr pjesë në Festivalin e 55-të në RTSH me këngën "Shiu". Kënga e tij doli më 14 Nëntor 2017,me emrin "Dritat" në bashkëpunim me 2po2.kurse ai ka dhe kenget e reja si Prej se jena nda,Krejt ti fala,Autumn Leaves, Vaj, Friday Night, Harrom, A Don Hala ne bashkepunim me artisten Tuna, Nuk Po Kalojka, Pse Je Me To, Engjej, I Kom Kall, Pate ne bashkepunim me Lumi B, Buzët E Kuqe dhe projekti me i fundit "Mos Shko" ne bashkepunim me artisten Dafina Zeqiri.[5]

Diskografia

Titulli Viti Pozita Albumi
SHQ
[6]
"Single"
(me Gent Fatali)
2015
"Emrin ma ke thirr"
"I thash asaj"
"Pritëm se po vi" 2016 3
"Shiu" 34
"Ke pi sonte shume" 2017 34
"Dritat"
(me 2po2)
1
"Ty" 2018
"A ja ka vlejt" 34
"Prej se jena nda"
"Vaj" 15
"Friday Night"
(me Cricket)
"Harrom" 2019 19
"Nuk po kalojka" 1
"Pse je me to" 17
"Engjej" 1

Referime

  1. 1 2 "Yll Limani". Top Awards. Top Channel. 2018-02-02. Marrë më 2025-08-10.
  2. 1 2 "Yll Limani | Biografia dhe karriera". www.dua.com. Arkivuar nga origjinali më 10 gusht 2025. Marrë më 2025-08-10.
  3. "Yll Limani kthehet në 'The Voice', këtë herë si mysafir". Telegrafi.com. 4 prill 2018. Arkivuar nga origjinali më 5 prill 2018. Marrë më 28 shkurt 2021.
  4. "Dikur konkurrent, Ylli Limani rikthehet në 'The Voice'". Top Channel. 4 prill 2018. Arkivuar nga origjinali më 28 nëntor 2018. Marrë më 28 shkurt 2021.
  5. https://www.teksteshqip.com/ylli-limani/biografia
  6. Vini re: "The Top List" është një top listë muzikore e drejtuar nga Top Channel që prej dhjetorit 2015. Për pozitat majë në Shqipëri: