Zgjebja
| Zgjebja | |
|---|---|
![]() | |
| Pamje e zmadhuar e tunelit të hapur në lëkurë nga paraziti i zgjebes. Njolla me luspa në të majtë është shkaktuar nga kruarja dhe tregon pikën e hyrjes së parazitit në lëkurë. | |
| Specialitet | Sëmundje infektive, dermatologji |
| Simptomat | Kruarje, skuqje e lëkurës me puçrra të vogla |
| Fillimi | 2–6 javë në infektimin e parë; rreth 1 ditë në infektimet e mëvonshme |
| Shkaktar(ë) | Paraziti Sarcoptes scabiei, që përhapet kryesisht përmes kontaktit të afërt |
| Faktor rrezikues | Banimi në kushte të mbipopulluara, institucione kujdesi, burgje, mungesa e qasjes në ujë dhe përdorimi i rrobave të dorës së dytë |
| Metoda diagnoztifikuese | Bazuar në simptomat dhe ekzaminimin e lëkurës |
| Mjekimi | Permetrina, ivermektina, krotamitoni, lindani |
| Shpeshtësia | Rreth 204 milionë raste; 2.8% e popullsisë botërore, sipas vlerësimeve të vitit 2015 |
Zgjebja është një parazit i vogël dhe pothuaj i padukshëm i cili zhbiron dhe futet në lëkurë, ndërzen dhe lë vezët e tij në kanalet e krijuara në lëkurë. Mbushja e lëkurës me këtë parazit shkakton nevojë për t’u kruajtur. Parazitët e zgjebes gjenden shpeshherë tek duart, sidomos midis gishtave, rreth thitheve, në sqetulla dhe rreth gjenitaleve.
Si transmetohet zgjebja ?
Zgjebja transmetohet nëpërmjet kontaktit të ngushtë të trupave, për shembull kur njerëzit flejnë së bashku si dhe gjatë marrëdhënieve seksuale.
Cilat janë simptomat e zgjebes ?
Zgjebja krijon një nevojë të fortë për t’u kruajtur për rreth 2-3 javë pas infektimit. Kruajtja, e cila është reagim alergjik ndaj parazitit të zgjebes, është më keq në mbrëmje dhe gjatë natës.
Cila është procedura e testimit ?
Doktori ekzaminon kanalet e zgjebes dhe nxjerr parazitët e zgjebes me gjilpërë.
Si mjekohet zgjebja ?
Zgjebja mjekohet me një vaj, Tenutex, që mund të merret pa recetë, që lyhet në gjithë trupin përveç kokës. Kruajtja, e cila mbetet disa herë madje edhe pas heqjes së parazitëve, mund të zbutet me anë të një vaji ose melhemi të veçantë.
Po partneri im ?
Familjarët dhe partneri juaj duhet të ekzaminohen. Ata me të cilët flini në një krevat duhet të mjekohen në të njëjtën kohë. Për parandalimin e riinfektimit, këshillohet mjekimi i partnerit të të infektuarit si dhe i familjarëve të tjerë që kanë pasur kontakt të ngushtë me të infektuarin.
- Për përmirësim
- Sëmundje parazitare
