Zhaba

Zhaba është lloj bretkose me trup pak më të madh, me lëkurë të murrme në të kuqërremtë, të mbuluar me puçrra me helm. Zakonisht jeton në toka me lagështi.[1]

Për zhabën

Në popull zhaba është e njohur për thirrjen që lëshon. Për këtë arsye përdoret fjala e urtë: «S´këndon zhaba në të thatë.» që mund të interpretohet ose se nuk bëhet një punë pa krijuar të gjitha kushtet e nevojshme, ose (me kuptimin për të keq) kur dikush nuk bën një punë pa i dhënë një stimul.[1]

Burimi i të dhënave

  1. 1 2 Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe - Tiranë, 1980