Zymber Kelmendi

Stampa:Biografi personi

Portreti i Zymber Kelmendit

Zymber Kelmendi (lindur më 20 shtator 1977, Skënderaj) është dramaturg dhe skenarist nga Kosova, i njohur për tekstet teatrale dhe skenarët e filmave që trajtojnë temat e kujtesës, traumës dhe sfidave shoqërore. Veprat e tij kanë marrë dhjetëra çmime kombëtare e ndërkombëtare dhe janë vlerësuar nga kritika dhe media prestigjioze[1][2][3][4][5].

Filmi Three Windows and a Hanging, me skenar të Kelmendit, është cilësuar nga Variety si një vepër “e ndërtuar me finesë” që sfidon hapur kodet patriarkale dhe trajton me ndjeshmëri temën e heshtjes pas dhunës seksuale[1], ndërsa The Hollywood Reporter e përshkruan si “një dramë të matur dhe të fuqishme” me strukturë narrative efektive[2]. ScreenDaily e ka quajtur “një rrëfim të qetë por të ngarkuar emocionalisht” që gjen forcën te heshtja e qëllimshme dhe mesazhi i tij social[3]. Analiza e EEFB thekson rolin e skenarit në artikulimin e mekanizmave të heshtjes kolektive[5].

Për filmin Home Sweet Home, East European Film Bulletin e vlerëson skenarin si një qasje të re mbi mitin e dëshmorit[6], ndërsa filmi pati premierën në Karlovy Vary International Film Festival[7]. Për këtë film, Kelmendi mori çmimin për skenarin më të mirë në Paris[8].

Në teatër, drama Njeriu që mungonte është inskenuar në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe ka sjellë debat mbi figurën e dëshmorit[9]. Botimi Ditari i fundit i njeriut që mungonte është vlerësuar nga Isa Qosja si "dëshmi e vulës autoriale dhe kontiunitetit kreativ të Kelmendit"[10].

Three Windows and a Hanging ishte filmi i parë në histori që përfaqësoi Kosovën në garën për çmimin Oscar për Filmin më të Mirë Ndërkombëtar[11], ndërsa Home Sweet Home u përzgjodh si propozimi zyrtar i Kosovës për Oscar në vitin 2016[12].

Veprimtaria në film (si skenarist)

  • Home Sweet Home – film artistik
  • Three Windows and a Hanging – film artistik
  • Aida – film i shkurtër
  • Good Time to Die – film i shkurtër
  • Three Windows – film i shkurtër
  • The Big Time – film i shkurtër
  • The Solemn Death – film i shkurtër
  • Beni’s Noise – film i shkurtër
  • The Cult – film i shkurtër

Veprimtaria në teatër

  • Ditari i fundit i njeriut që mungonte – libër me tre drama (Njeriu që mungonte, Ditari, E diela e fundit), botuar nga “Multimedia”; përkthyer dhe botuar në turqisht dhe serbo-kroatisht.
  • Njeriu që mungonte – inskenuar në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
  • Mos e prek – inskenuar në Teatrin Profesional të Gjilanit.
  • Lypësi memec – përkthyer në turqisht; lexim skenik në University of Kansas (SHBA); shfaqur në Teatrin Kombëtar të Tetovës (Maqedoni) dhe në Teatrin “Dodona” (Kosovë); botuar nga Qendra për Zhvillimin e Teatrit për Fëmijë.

Produksione televizive

  • Konsulent skenari – Love Seasons (RTK, 32 episode)
  • Skenarist – Series of Documentaries (6 episode)
  • Skenarist – City Without River (RTK, 12 episode)
  • Skenarist – Don’t Touch It (komedi televizive)
  • Skenarist – Life of a Land (serial dramatik, episodet 9, 14, 15)

Çmime

  • Cercle d’Or – Best Feature (Festival Cinéma du monde de Sherbrooke, Kanada)
  • Tamouda d’Or – Best Feature (Tetouan Film Festival, Marok)
  • Best Screenplay (Arpa International Film Festival, SHBA)
  • Prix de la critique Paribas (Festival international du cinéma méditerranéen de Montpellier, Francë)
  • Golden Scale Long Film Award (International Crime and Punishment Film Festival, Turqi)
  • Best Feature Film – In The Spirit of Freedom (Jerusalem International Film Festival, Izrael)
  • Best Film Award & Student Jury Award (Cyprus Film Days, Qipro)
  • Prix de la critique (Luxembourg City Film Festival, Luksemburg)
  • Award for Justice (Berlin Cinema for Peace, Gjermani)
  • Best of Fest (Washington DC International Film Festival, SHBA)
  • Bridging the Borders Special Jury Award (Palm Springs International Film Festival, SHBA)
  • A Special Mention by the International Jury & Dialogue Prize (Cottbus Film Festival, Gjermani)
  • Audience Award (Thessaloniki International Film Festival, Greqi)
  • Golden Gladiator – Best Film Award (Durrës International Film Festival, Shqipëri)
  • Cineuropa Award (Sarajevo Film Festival, Bosnjë)
  • Best Post-production (Sarajevo Film Festival – CineLink – Work in Progress)
  • Best Pitch (Connecting Cottbus, Gjermani)
  • Best Screenplay (South East European Film Festival, Paris, Francë)
  • Best Feature Film (Albanian Film Week, SHBA/New York)
  • Best Film – Young International Jury (South East European Film Festival, Berlin, Gjermani)
  • Best Screenplay & FIPRESCI Award (Tirana International Film Festival, Shqipëri)
  • Best Short Film (Tirana International Film Festival, Shqipëri)

Festivale ndërkombëtare dhe kombëtare

Ka marrë pjesë në mbi 70 festivale filmike dhe teatrale, përfshirë: South-Eastern European Festival (Francë, Gjermani), Cairo International Film Critics Week (Egjipt), International Film Festival of India (Goa, Indi), Karlovy Vary International Film Festival (Çeki), Thessaloniki International Film Festival (Greqi), Arpa International Film Festival (SHBA), Jerusalem International Film Festival (Izrael), Transylvania International Film Festival (Rumani), Seattle International Film Festival (SHBA), Göteborg International Film Festival (Suedi), Cottbus Film Festival (Gjermani), Let’s CEE International Film Festival (Austri), Sarajevo Film Festival (Bosnjë) etj.

Anëtarësi dhe juri

  • Anëtar i European Film Academy
  • Anëtar i Komitetit përzgjedhës të nominimeve të Kosovës për Oscar (2015, 2017)
  • Anëtar jurie në konkurse dhe festivale kombëtare dhe ndërkombëtare të filmit dhe teatrit.

Referime

  1. 1 2 "Film Review: 'Three Windows and a Hanging'". Variety (në anglisht). 14 shtator 2014.
  2. 1 2 "'Three Windows and a Hanging': Sarajevo Review". The Hollywood Reporter (në anglisht). 17 shtator 2014.
  3. 1 2 "Three Windows and a Hanging". ScreenDaily (në anglisht). 14 gusht 2014.
  4. ↑ "Heartland Review: Three Windows and a Hanging". NUVO (në anglisht). 24 tetor 2014.
  5. 1 2 "Isa Qosja's Three Windows and a Hanging". East European Film Bulletin (në anglisht). dhjetor 2014.
  6. ↑ "Faton Bajraktari's Home Sweet Home". East European Film Bulletin (në anglisht). 2016.
  7. ↑ "Home Sweet Home – Synopsis". Karlovy Vary International Film Festival (në anglisht). 2016.
  8. ↑ "'Home Sweet Home' shpërblehet për skenarin e mirë në Paris". Insajderi. 2016.
  9. ↑ "'Njeriu që mungonte' solli kthimin e dëshmorit në Kosovën e pasluftës". KultPlus. 2018.
  10. ↑ "Zymber Kelmendi publikon tri dramat 'Ditari i fundit i njeriut që mungonte'". KultPlus. 2020.
  11. ↑ "Three Windows and a Hanging Kosovo Oscar Submission". Cinema Without Borders (në anglisht). 29 shtator 2014.
  12. ↑ "Oscars: Kosovo Selects 'Home Sweet Home' for Foreign-Language Category". The Hollywood Reporter (në anglisht). 15 shtator 2016.

[\[Kategoria\:Skenaristë kosovarë]] [\[Kategoria\:Dramaturgë shqiptarë]]