Zyrika Mano
Zyrika ose Erika Mano (Zagreb, 1913 - Maliq, 22 nëntor 1946) ka qenë financiere kroate, bashkëshortja e inxhinierit korçar Vasil Mano të angazhuar në proçesin e tharjes së kënetës së Maliqit. Iu sajua akuza se qe pjesë e grupit "tekniko-kriminal" që po sabotonte tharjen, arsye për të cilën pushkatohet duke qenë shtatzanë.[1]