Çmimet Kult
Çmimet Kult janë çmime të përvitshme nga Akademia Kult që vlerësojnë dhe promovojnë prurjet kulturore dhe artistike më të arrira të vitit që prej vitit 2005.[1] Vlerësohen krijuesit dhe interpretuesit më të mirë në fushën e librit, muzikës, artit pamor, teatrit dhe filmit. 404 artistë janë nominuar ndër vite, nga të cilët 101 janë shpallur fitues të Çmimit Kult. Juria e nderit në Akademinë Kult përbëhet nga mbi 120 personalitete të njohura të krijimit, interpretimit, studimit, mediave dhe profesoratit të arteve dhe letërsisë.[2]
Çmimet Kult 2016
| Çmimi | Personi |
| Balerini i vitit | Adela Mucollari |
| Libri studimor i vitit | Aurel Plasari |
| Kënga e vitit | Aurela Gace |
| Libri i përkthyer i vitit | Edit Dibra |
| Interpretuesi lirik i vitit | Eva Golemi |
| Artisti pamor i vitit | Lekë Tasi |
| Instrumentisti i vitit | Merita Rexha Tershana |
| Libri artistik i vitit | Parid Teferici |
| Çmimit special | Petro Zheji |
| Regjia e vitit | Qendrim Rijani |
| Aktori i vitit | Sotiraq Bratko |
| Aktorja e vitit | Zamira Kita |
Çmimet Kult 2014
Akademia e Çmimeve Kult ka ndarë çmimet për dhjetë kategoritë në fusha të ndryshme të artit. Ky vit shënoi dhe dhjetëvjetorin e krijimit të Akademisë Kult, një nismë, e cila ka sjellë vlerësime për artistët në fusha të ndryshme në vend.
| Çmimi | Personi |
| Aktorja më e mirë | Eriona Kakeli |
| Aktori më i mirë | Arben Derhemi |
| Regjia teatrore më e mirë | Sesilia Plasari |
| Libri studimor | Dhurata Shehri |
| Filmi shqiptar | “Lindje-Perëndim-Lindje”, Gjergj Xhuvani |
| Artisti pamor | Adrian Paci |
| Interpretuesi lirik | Armand Likaj |
| Instrumentisti i vitit | Ermir Abeshi |
| Albumi muzikor | Dren Abazi |
| Libri artistik | Besnik Mustafaj |
| Përkthyesi i vitit | Donika Omari |
| Çmim special për një
përkthyes që nuk është më |
Guljem Deda |
| Çmim special | Petrit Ceku |
| Çmim special | Luan Starova |
| Çmim special | Sabri Hamiti |
| Çmim special | Ylber Gjini |
| Çmim special | Sislej Xhafa |
| Çmim special | Arta Dobroshi |
| Çmim special | Pirro Milkani |
Lidhje të jashtme
Referime
- ↑ "Shpallen fituesit e çmimeve Kult, Teatri i Korçës rrëmben tre trofe". Bota Sot. 16 dhjetor 2016. Arkivuar nga origjinali më 21 korrik 2017. Marrë më 2 maj 2020.
- ↑ "Çmimet Kult 2011". Revista "Kult". Tiranë: Revista "Kult". 31 tetor 2011. Marrë më 12 qershor 2014 – nëpërmjet www.bksh.al - Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë.
- ↑ "Edicioni 2016". Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2017. Marrë më 28 dhjetor 2019.