Vitet e hershme
Klubi u themelua në vitin 1929 nga një grup i vogël i tifozëve në qytetin e vogël të Veronës. Fillimisht, klubi nuk ishte zyrtarisht i lidhur në Federatën Italiane të Futbollit por luajti në disa turnamente amatore dhe ndeshje miqësore nën emrin "O.N.D. Chievo", një emër i imponuar nga regjimi fashist. Debutimi formal i klubit në një ligë zyrtare erdhi më 8 nëntor 1931. Ngjyrat e klubit në atë kohë ishin bluja dhe e bardha. Chievo u shpërbë në vitin 1936 për shkak të problemeve ekonomike por u rikthye të luaj në vitin 1948 pas Luftës së Dytë Botërore, duke u regjistruar në ligën rajonale të "Seconda Divisione" (Divizioni i Dytë). Në vitin 1957 skuadra lëvizi në fushën e "Carlantonio Bottagisio", ku ata luajtën deri në vitin 1986. Në vitin 1959, pas rindërtimit të ligave të futbollit, Chievo u pranua të luante në "Seconda Categoria" (Kategorinë e Dytë), një ligë rajonale e cila ishte e dyta për nga rëndësia pas elitës së futbollit italian e cila ishte Serie A. Në atë vit, Chievo ndryshoi edhe emrin duke e bërë "Cardi Chievo", pas sponsorit të ri, dhe shpejt u ngjit në "Prima Categoria", ku aty përjetoi rënjen e parë në vitin 1962.
Seritë e ngjitjeve
Në vitin 1964, Luigi Campedelli, një bisnezmen dhe pronari i kompanisë Paluani, u emërua pronari i ri i Chievos, nën drejtimin e presidencës së Campedellit. Chievo kaloi nëpër të gjithë ligat e futbollit italian, duke arritur dhe Serie D në sezonin 1974–75. Nën emrin "Paluani Chievo" skuadra u ngjit në Serie C2 në vitin 1986. Si pasojë e ngjitjes, Chievo u detyrua të lëvizte te Stadio Marcantonio Bentegodi, vendi kryesor i Veronës; në vitin 1989 u bë një tjetër ngjitje, këtë herë në Serie C1. Kjo gjë bëri që klubi të ndryshonte sërisht emrin duke e bërë "A.C. Chievo Verona", një emër që e ka ende në ditët e sotme.
Në vitin 1992, presidenti Luigi Campedelli, i cili ishte rikthyer nën drejtimin e klubit dy vite më parë, vdiq pas një goditje zemre, dhe biri i tij Luca Campedelli, vdiq që në moshën 23 vjeçare, i cili ishte bërë presidenti më i ri i futbollit italian. Campedelli vendosi Giovanni Sartorin si drejtor sportiv dhe emëroi Alberto Malesani si trajnerin e ri. Nën drejtimin e Malesanit, skuadra në mënyrë të befasishme fitoi Serie C1 duke u ngjitur në Serie B, ku rivalët e qytetit Hellas Verona luanin atje. Në vitin 1997, pasi Malesani firmosi me Fiorentinën, Silvio Baldini u punësua si trajneri i ri. Në sezonin e ardhshëm, me Domenico Caso si trajner, u pa largimi i parë i një trajneri gjatë presidencës së Luca Campedellit, me Cason i cili u shkarkua dhe u zëvëndësua me Lorenzo Balestron.
Në sezonin 2001–02, Luigi Delneri erdhi si trajneri i ri dhe udhëhoqi Chievon që arriti vendin e tretë në Serie B, duke u ngjitur në Serie A për herë të parë në historinë e klubit.