Agron Dalipaj
Agron Dalipaj është autor që ka shkruar për etimologjinë e gjuhës shqipe. Ai pozicionon veten si kritik i hulumtimeve etimologjike të Eqrem Çabejt, duke shprehur që ai "nuk ka bërë etimologji" dhe se i quan shumicën e gjuhës shqipe të huazuar.[1] Dalipaj argumenton që fjalët në gjuhën shqipe përbëhen nga "embriomorfema" (nyje të imëta që ngjiten së bashku), duke konstatuar që shumë fjalë paraprakisht të menduar të huazuara nga gjuhët indo-evropiane janë në të vërtetë vendase shqipe. Kritikët e tij, si përkthyesi Ardian Vehbiu dhe profesori Rami Memushaj, e quajnë Dalipajn një "folk-etimolog" dhe konsiderojnë që metoda e tij e zbërthimit të etimologjisë bie ndesh me historinë e gjuhës shqipe,[2][3] dhe se i përngjan pseudoshkencës.[4]
Ndër veprat e tij të njohura përfshijnë Mitet, Origjina dhe Gjuha e Tyre,[5][6] dhe Gjuha Kozmike.[7]
Dalipaj ka kryer studimet e larta në degën Financë në Institutin Bujqësor të Kamzës. Ka shërbyer për një periudhë si kryetar i Dhomës së Tregtisë në Përmet. Për disa vite jetoi në Athinë, Greqi, ku hapi një librari me libra të ndryshëm në gjuhën shqipe. Gjatë kësaj kohe botonte gazetën me emrin “Iliria”. Në vitin 2009 u kthye në Shqipëri dhe u vendos në qytetin e Pogradecit. Pas kthimit në Shqipëri, kreu universitetin e dytë part-time në Universitetin Fan Noli në Korçë në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Ai ka thënë që është përjashtuar dy herë nga universiteti.[5] Në periudhën e studimeve universitare ka qenë mjaft aktiv në shtypin e kohës, ku ka botuar artikuj të ndryshëm të lidhur me Gjuhën Shqipe. Agron Dalipaj ka botuar gjithashtu shumë libra[8] në lidhje me etimologjinë e gjuhës shqipe dhe ka krijuar të ashtuquajturën "Teoria e embriomorfemave".
Botime
- Gjuha Kozmike[9] - 2016
- Gjuha Kozmike 2[10] - 2017
- Greqishtja: një bijë e shqipes[11] - 2019
- Pseudoorientalizmat në gjuhën shqipe : ("turqizmat")[12] - 2020
- Latinishtja dhe Italishtja në prizmin e shqipes 1[13] - 2021
- Latinishtja dhe Italishtja në prizmin e shqipes 2[14] - 2021
- Mitet, origjina dhe gjuha e tyre[15] - 2023
- Greqishtja: një bijë e shqipes 2 - 2025
Referime
- ↑ "Agron Dalipaj: "Shqipja është ADN-ja e gjuhëve indo-evropiane"". US Albania Media Group. 2021-08-09. Marrë më 2025-07-04.
- ↑ Vehbiu, Ardian (2023-11-30). "Logjika e Ngjizjes së Fjalës". Peizazhe të Fjalës. Marrë më 2025-07-04.
- ↑ Prifti, Pirro (2025-06-25). Dervishi, Sara (red.). "Përse Agron Dalipaj është kundër standardit të Gjuhës shqipe?". Sot News. Marrë më 2025-07-04.
- ↑ Nacional, Gazeta (2023-08-24). "Prof. dr. Rami Memushaj: Profesor Çabej dhe kritikët e tij liliputë". Gazeta Nacional Albania. Marrë më 2025-07-04.
- 1 2 nc, fra (2024-02-25). ""Më përjashtuan nga Universiteti, më arrestuan 3 herë"-Dalipaj". Euronews Albania. Marrë më 2025-07-04.
- ↑ "Promovohet libri "Mitet, origjina dhe gjuha e tyre" nga autori i njohur Agron Dalipaj". Indeksonline. Marrë më 2025-07-04.
- ↑ Zylbeari, Elida (2017-02-27). "Shkup, promovohet libri "Gjuha Kozmike" nga Agron Dalipaj". PORTALB. Marrë më 2025-07-04.
- ↑ https://www.bksh.al/search/Agron%20Dalipaj/
- ↑ https://www.bksh.al/details/95092/
- ↑ https://www.bksh.al/details/108108/
- ↑ https://www.bksh.al/details/121506/
- ↑ https://www.bksh.al/details/124095/
- ↑ https://www.bksh.al/details/457688/
- ↑ https://www.bksh.al/details/461837/
- ↑ https://www.bksh.al/details/480729/