Ahmet Selaci
Ahmet Selaci (1894 – 19 shkurt 1947) ishte një atdhetar dhe luftëtar shqiptar nga fshati Selac i Shalës së Bajgorës. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai shërbeu si kryetar i komunës së Bares nga viti 1941 deri në vitin 1944, duke udhëhequr luftimet në rajone si Kollashini, Shala e Bajgorës, Pazari i Ri, Rozhaja, Tutini dhe Bihori.[1]
Biografia
Në tetor të vitit 1944, Ahmet Selaci mori pjesë në Kuvendin e mbajtur në fshatin Kovaçicë të Shalës, ku u vendos formimi i çetave dhe njësive vullnetare për të organizuar rezistencën kundër ripushtimit jugosllav. Ai përkrahu vendimet e Komitetit Qendror të Lidhjes së Dytë të Prizrenit të mbajtur në shtator 1943.[2]
Në Kongresin e IV-të të Komitetit të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH), të mbajtur në Kosmaç më 11 gusht 1946, Ahmet Selaci u emërua komandant i Divizionit të Ibrit dhe udhëheqës kryesor i rezistencës në Batahirë, te bunkeri Kozmatika. Ai ra dëshmor më 12 shkurt 1947 gjatë një beteje në këtë zonë.
Jeta dhe veprimtaria e Ahmet Selacit janë përjetësuar në këngë popullore dhe rrëfime historike, duke e kujtuar atë si një figurë të rëndësishme në luftën për lirinë dhe pavarësinë e shqiptarëve.[3]
Shih edhe
Referime
- ↑ "Atdhetari Ahmet Selaci deri në vdekje për lirinë e atdheut". Bota Sot (në anglisht). Marrë më 2025-01-30.
- ↑ "Balli Kombëtar Demokrat". web.archive.org. 2015-06-02. Arkivuar nga origjinali më 2 qershor 2015. Marrë më 2025-01-30.
- ↑ "Sabile Basha: Ahmet Selaci - Një jetë e tërë për Shqipërinë Etnike". Zemra Shqiptare. Marrë më 2025-01-30.