Aldo Mitraj

Aldo Mitraj
Informacioni personal
Emri i plotë Aldo Mitraj
Data e lindjes 12 janar 1987 (39 vjeç)
Vendi i lindjes Ersekë, Shqipëri
Pozicioni(et) Sulmues
Karriera me të rinjtë
2006–2008 Dinamo
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2009–2010 Skënderbeu 3 (0)
2010–2011 Luftëtari 15 (3)
2011–2012 Iliria 23 (4)
2012–2013 Tomori 12 (6)
2013 Partizani 6 (1)
2014 Apolonia 24 (4)
2015–2016 Laçi 29 (1)
2016–2017 Sopoti 10 (4)
2017 Bylis 8 (2)
2017 Erzeni 11 (1)
2018 Tomori 7 (3)
2018–2019 Liria 4 (0)
2019 Oriku 8 (0)
2019 Burreli 10 (2)
2020 Arminia Hannover 2 (0)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 22 shtator 2018

Aldo Mitraj (lindur më 12 janar 1987) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si sulmues.[1]

Karriera me klube

Karriera e hershme

Mitraj e filloi karrierën e tij futbollistike me klubin kryeqytetas Dinamo.[2]

Partizani

Në korrik 2013, Mitraj u mor në një provë disa ditore nga klubi tjetër kryeqytetas Partizani,[3] të cilën ai e kaloi në mënyrë të suksesshme, duke firmosur një kontratë të vlefshme për sezonin 2013–14.[4] Ai filloi sezonin e tij më 31 gusht duke luajtur si zëvëndësues në pjesën e dytë të suksesit 2–0 jashtë fushe ndaj Kastriotit; kjo ishte ndeshja e parë e Partizanit në elitë që nga maji 2009.[5]

Apolonia

Më 1 shkurt 2014, Mitraj u bashkua me Apoloninë në një marrëveshje deri në përfundim të sezonit me mundësi rinovimi edhe për një sezon tjetër.[6] Ai debutoi me klubin e ri gjashtë ditë më vonë, duke u paraqitur si një zëvënëdsues në pjesën e dytë të fitores 1–0 ndaj Shkumbinit; në momentet e fundit të takimit, ai u nxorr jashtë loje pas një kartoni të dytë të verdhë.[7] Goli i tij i parë për fjerakët erdhi në ndeshjen e tij të tretë më 1 mars 2014, në një fitore 1–0 ndaj ish klubit të tij Tomori.[8] Mitraj ishte në listën e shënuesve sërisht më 12 prill, në një tjetër fitore 1–0, këtë herë ndaj Pogradecit, duke i dhënë Apolonisë tre pikë të vlefshme në garën e tyre për t'u rikthyer në elitë.[9] Më 29 dhjetor 2014, Mitraj dhe Apolonia arritën dakortësinë për ndërprerjen e kontratës.[10]

Laçi

Më 6 janar 2015, Mitraj kompletoi një transferim te Laçi si lojtar i lirë.[11]

Sopoti

Më 26 gusht 2016, Mitraj u bashkua me Sopotin në një kontratë një-vjeçare.[12] Ai zhvilloi paraqitjen e tij të parë me klubin e ri më 24 shtator në ndeshjen e parë të ekipit për sezonin 2016–17, në shtëpi kundër Apolonisë. Mitraj shënoi golin e vetëm të ekipit të tij në distafën 2–1.[13] Gjatë pjesës së parë të sezonit, ai zhvilloi dhjetë paraqitje si dhe shënoi katër gola, duke qënë kryegolashënuesi i ekipit. Në janar 2017, ai deklaroi se ishte afër rikthimit te Laçi, por Sopoti ndaloi këtë transferim.[14]

Bylis

Më 30 janar 2017, Mitraj firmosi me ekipin tjetër të Kategorisë së Parë Bylis deri në fund të sezonit.[15]

Tomori

Më 13 janar 2018, Mitraj u zyrtarizua si lojtari i ri i Tomorit, duke u rikthyer në Berat pas një mungese pesë vjeçare; ai firmosi një kontratë gjashtë mujore.[16]

Liria

Më 13 gusht 2018, Mitraj shkoi në Kosovë dhe firmosi për një vit me Lirinë.[17] Qëndrimi i tij me klubin nga Prizreni ishte jetëshkurtër, pasi ai në janar 2019 u largua nga ekipi me mirkuptim pas vetëm katër paraqitjesh të zhvilluara në Superligën e Kosovës.[18]

Statistikat e karrierës

Përditësuar më 22 shtator 2018[19]
Statistikat e karrierës
Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Skënderbeu 2009–10 Kategoria Superiore 3000——30
Luftëtari 2010–11 Kategoria e Parë 15300——153
Iliria 2011–12 Kategoria e Parë 23400——234
Tërbuni 2012–13 Kategoria Superiore 1000——10
Tomori 2012–13 Kategoria Superiore 12600——126
Partizani 2013–14 Kategoria Superiore 6120——81
Apolonia Fier 2013–14 Kategoria e Parë 9300——93
2014–15 Kategoria Superiore 15111——162
Gjithsej 24411——255
Laçi 2014–15 Kategoria Superiore 14140——181
2015–16 250712[a]01[b]0351
Gjithsej 3911102010532
Sopoti 2016–17 Kategoria e Parë 10410——114
Bylis 2016–17 Kategoria e Parë 8200——82
Erzeni 2017–18 Kategoria e Parë 11100——111
Tomori 2017–18 Kategoria e Parë 7300——73
Liria 2018–19 Superliga e Kosovës 4000——40
Gjithsej karriera 15929172201017931
  1. ↑ Të gjitha paraqitjet në UEFA Ligën e Evropës
  2. ↑ Paraqitje në Superkupën e Shqipërisë

Trofe

Laçi[19]

Referime

  1. ↑ Footballdatabase
  2. ↑ "Shfryn Mitraj: Ish-trajneri Hasan Lika luante kumar. Ja se kush e shkatërroi Partizanin!". Panorama Sport. 16 maj 2014. Marrë më 8 janar 2019.
  3. ↑ Armand Halili (10 korrik 2013). "Mitraj në stërvitje me Partizanin, lojtari mohon kontaktet". Panorama Sport. Marrë më 9 janar 2019.
  4. ↑ Armand Halili (24 korrik 2013). "Partizani, firmosin Hyshmeri dhe Mitraj". Panorama Sport. Marrë më 9 janar 2019.
  5. ↑ "Kastrioti Krujë vs. Partizani Tirana" (në anglisht). Soccerway. 31 gusht 2013. Marrë më 9 janar 2019.
  6. ↑ "Goditje blic e firakëve, Mitraj kalon tek Apolonia". Panorama Sport. 2 shkurt 2014. Marrë më 8 janar 2019.
  7. ↑ "Apolonia del e para, afrohet edhe Dinamo". Panorama Sport. 8 shkurt 2014. Marrë më 8 janar 2019.
  8. ↑ Mikel Mbriçaj (4 mars 2014). ""Heroi" Mitraj: E dija që do të shënoja gol për Apoloninë". Panorama Sport. Marrë më 8 janar 2019.
  9. ↑ Mikel Mbriçaj (13 prill 2014). "Mitraj shpëton Apoloninë ndaj Pogradecit në fund". Panorama Sport. Marrë më 8 janar 2019.
  10. ↑ "Apolonia, largohet edhe Aldo Mitraj". Panorama Sport. 30 dhjetor 2014. Marrë më 8 janar 2019.
  11. ↑ "Goditje në paketë, Laçi afron katër lojtarë". Panorama Sport. 7 janar 2015. Marrë më 30 janar 2017.
  12. ↑ "U largua nga Laçi, firmos Aldo Mitraj". Newsport.al. 26 gusht 2016. Arkivuar nga origjinali më 2 shkurt 2017. Marrë më 30 janar 2017.
  13. ↑ "Sopoti Librazhd vs. Apolonia Fier 1 – 2" (në anglisht). Soccerway. 24 shtator 2016. Marrë më 30 janar 2017.
  14. ↑ "Mitraj: Isha gati të shkoja te Laçi, por Sopoti më bllokoi". Panorama Sport. 25 janar 2017. Marrë më 30 janar 2017.
  15. ↑ "Bylis, "mbreti" i merkatos së janarit. Firmosin edhe Mitraj me Zisin". Panorama Sport. 30 janar 2017. Marrë më 30 janar 2017.
  16. ↑ "Mitraj zyrtarizohet te Tomori". Sport Ekspres. 13 janar 2018. Marrë më 13 janar 2018.
  17. ↑ "Liria merr edhe sulmues në Shqipëri". Sport Ekspres. 13 gusht 2018. Marrë më 8 janar 2019.
  18. ↑ "Mitraj ndërpret kontratën, gati rikthimi në Shqipëri". Sport Ekspres. 8 janar 2019. Marrë më 8 janar 2019.
  19. 1 2 "Aldo Mitraj" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 10 janar 2019.

Lidhje të jashtme