Ardian Cuculi

Ardian Cuculi
Informacioni personal
Emri i plotë Ardian Cuculi
Data e lindjes 19 korrik 1987 (38 vjeç)
Vendi i lindjes Kërçovë, RSF Jugosllavi
Gjatësia 1.85 m (6 ft 1 in)
Pozicioni(et) Mbrojtës i majtë
Karriera me të rinjtë
1998–2001 Vëllazërimi 77
2001–2005 Napredok
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2005–2007 Vëllazërimi 77 37 (1)
2005–2014 Shkëndija 158 (3)
2008 → Pobeda (huazim) 5 (1)
2008–2009 → Milano (huazim) 27 (1)
2014–2015 Partizani 32 (0)
2015–2018 Shkëndija 88 (1)
2018–2019 Kukësi 23 (0)
2019–2022 Drita 85 (3)
2022–2023 Shkëndija 13 (0)
Karriera ndërkombëtare‡
2005–2006 Maqedonia U17 8 (0)
2007 Maqedonia U19 2 (0)
2014 Maqedonia 6 (0)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 15 shtator 2018
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 11 nëntor 2014

Ardian Cuculi (lindur më 19 Korrik 1987 në Kërçovë) është një futbollist shqiptar nga Maqedonia i cili luan momentalisht me klubin shqiptar KF Partizani në Kategorinë Superiore dhe me kombëtaren maqedonase.[1][2] Ai gjithashtu zotëron pasaportën shqiptare.[3]

Jashtë futbollit, ai është jurist pasi fitoi diplomën e tij në Janar 2010 nga Universiteti FON.[4]

Karriera me klube

Shkëndija

Cuculi shkoi në një provë te klubi kroat NK Rijeka në verën e vitin 2012 por u rikthye te Shkëndija për sezonin 2012–13.[5]

Ai u emërua në skuadrën e vitit të 2013–14 Ligës së Parë Maqedonase gjatë kohës kohës që luante me FK Shkëndija.[6]

Partizani

Cuculi ndoqi trajnerin Shpëtim Duro duke u larguar nga Shkëndija për t'u transferuar në Kategorinë Superiore te Partizani për sezonin 2014–15.[7] Ai bëri debutimin e tij më 24 gusht në javën e parë të kampionatit kundër KF Laçit, ku Partizani barazoi 1–1 në transfertë.[8] Pas kësaj ndeshje, Cuculi fitoi vendin në formacionin titullar në qëndër të mbrojtjes. Ai shënoi golin e tij të parë me Demat e Kuq më 5 nëntor në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës së Shqipërisë kundër Lushnjes, duke shënuar golin e vetëm të takimit me një goditje dënimi në minutën e 79të.[9][10] Ai ishte gjithashtu kapiten i skuadrës në ndeshje.[9]

Karriera ndërkombëtare

Cuculi bëri debutimin e tij me kombëtaren maqedonase më 26 maj 2014 në një ndeshje miqësore kundër Kamerunit, duke hyrë në fushë në minutën e 26të pas një dëmtimi të Goran Popov; Maqedonia humbi ndeshjen me rezultatin 2–0.[11]

Trofe

Klube

FK Shkëndija
  • Liga e Parë Maqedonase (1): 2010–11
  • Liga e Dytë Maqedonase (1): 2009–10
  • Superkupa Maqedonase (1): 2011

Personale

  • Skuadrën e vitit e Ligës së Parë Maqedonase (1): 2013–14

Referime

  1. ↑ Soccerway profile
  2. ↑ UEFA profile
  3. ↑ "Cuculi dhe Shabani pajisen me pasaportë shqiptare". Panorama Sport. 6 shtator 2014. Marrë më 19 tetor 2014.
  4. ↑ Futbollisti Ardian Cuculi edhe me diplomë të juristit
  5. ↑ Ardijan Cuculi training with Rijeka
  6. ↑ Team of the season 2013/14
  7. ↑ "Ardian Cuculi set to sign with Partizani" (në anglisht). Macedonian Football. 29 qershor 2014. Arkivuar nga origjinali më 19 qershor 2018. Marrë më 18 qershor 2018.
  8. ↑ ""Luftë" për një pikë, Partizani barazon në Laç. Trajneri Duro: Raçiç, "bast" im i fituar". Panorama Sport. 25 gusht 2014. Marrë më 20 shtator 2014.
  9. 1 2 "Partizanin e nderon Cuculi, thyhet Lushnja". Panorama Sport. 5 nëntor 2014. Marrë më 9 nëntor 2014.
  10. ↑ "Lushnja vs. Partizani Tirana 0 – 1" (në anglisht). Soccerway. 5 nëntor 2014. Marrë më 9 nëntor 2014.
  11. ↑ "Macedonia 0-2 Cameroon" (në anglisht). BBC Sport. 26 maj 2014. Marrë më 23 tetor 2014.