Ardin Dallku

Ardin Dallku
Dallku me Vorskla Poltava në mars 2017
Informacioni personal
Emri i plotë Ardin Dallku
Data e lindjes 1 nëntor 1994
Vendi i lindjes Vushtrri, Jugosllavi
Gjatësia 1.84 m (6 ft 0 in)
Pozicioni(et) Mbrojtësi
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
KF Dukagjini
Numri 44
Karriera me të rinjtë
0–2012 Prishtina
2012–2016 Vorskla Poltava
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2016–2019 Vorskla Poltava 59 (2)
2020 Shkëndija 2 (0)
2021 Gjilani 7 (0)
2021– Dukagjini 18 (2)
Karriera ndërkombëtare
2017–2018 Kosova 2 (0)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve

Ardin Dallku (lindi më 1 nëntor 1994) është futbollistë kosovarë i cili luan për klubin kosovar KF Dukagjini.

Karriera

Vorskla Poltava

Më 10 janar 2012, Dallku nënshkroi kontratë me klubin ukrainas Vorskla Poltava.[1] Më 10 dhjetor 2016, ai bëri debutimin e tij në ndeshjen kundër Volyn Lutsk pasi u emërua të luaj në fillim të lojës.

Shkëndija

Më 24 tetor 2019, Dallku nënshkroi një parakontratë me klubin e Ligës së Parë të Futbollit Maqedonas Shkëndija dhe ky transferim do të hynte ligjërisht në janar 2020.[2] Më 1 mars 2020, ai bëri debutimin e tij në një fitore 4–1 në shtëpi kundër Makedonija Gjorče Petrov pasi u emërua në formacionin fillestar.[3]

Karriera ndërkombëtare

Më 28 gusht 2017, Dallku morri një thirrje nga Kosova për ndeshjet e kualifikimit të Kupës së Botës FIFA 2018 kundër Kroacisë dhe Finlandës.[4] Më 13 nëntor 2017, ai bëri debutimin e tij me Kosovën në ndeshjen miqësore kundër Letonisë pasi u emërua të luaj në fillim të lojës.

Jeta personale

Dallku lindi në Vushtrri dhe është djali i ish-futbollistit jugosllav Sabit Dallku dhe vëllau i futbollistit Armend Dallkut. Ai mban pasaportën kosovare, shqiptare[5] dhe serbe.[6]

Referime

  1. "Dallku believes in success of his brother" (në anglisht). FC Vorskla Poltava. 10 janar 2012. Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2017. Marrë më 1 maj 2017.
  2. "Shkëndija firmos parakontratë me Ardin Dallkun". KF Shkëndija. 24 tetor 2019. Arkivuar nga origjinali më 31 tetor 2022. Marrë më 31 tetor 2022. KF Shkëndija me kënaqësi konfirmon gjetjen e akordit të bashkëpunimit me mbrojtësin kosovar Ardin Dallku. Në fakt, është një lëvizje që do të hyjë në fuqi në mënyrë juridike në janar të vitit të ardhshëm kur futbollisti 24 vjeçarë do të fitojë të drejtë loje
  3. "Report/Shkëndija 4–1 Makedonija GP". KF Shkëndija. 1 mars 2020. Arkivuar nga origjinali më 31 tetor 2022. Marrë më 31 tetor 2022. Debutuan në ndeshje zyrtare me kuqezinjtë Dallku dhe Neto
  4. "Bunjaku announces the list, Ardin Dallku new coming" (në anglisht). Federata e Futbollit të Kosovës. 28 gusht 2017. Arkivuar nga origjinali më 30 gusht 2017. Marrë më 3 qershor 2018.
  5. "Nishani u jep pasaportën shqiptare 13 sportistëve kosovarë". Gazeta Dita. 30 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 9 qershor 2020. Marrë më 3 qershor 2018.
  6. "Çudia me vëllezërit Dallku, shtetësi e mbiemra të ndryshëm". Panorama Sport. 8 mars 2014.