Ardit Bido
Ardit Bido | |
|---|---|
| Deputet i Kuvendit të Shqipërisë | |
Titullar | |
| Në detyrë shtator 2025 | |
| Njësia zgjedhore | Qarku Vlorë |
| Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave | |
| Në detyrë 2016–2025 | |
| Të dhëna vetjake | |
| U lind më | 20 korrik 1987 (38 vjeç) Sarandë, Shqipëri |
| Nënshtetësia | Shqiptar |
| Partia politike | Partia Socialiste e Shqipërisë |
| Profesioni | Politikan, akademik, studiues |
Ardit Bido (lindur më 20 korrik 1987) është deputet i Partisë Socialiste të Shqipërisë në Qarkun e Vlorës, i zgjedhur në zgjedhjet parlamentare të 2025.[1]
Ai është profesor i asociuar në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe ka shërbyer si Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë nga viti 2016 deri në vitin 2025.[2]
Lindur dhe rritur në Sarandë, ai përfundoi arsimin e mesëm në gjimnazin “Hasan Tahsini” dhe më pas u diplomua për Gazetari. Ka kryer masterin dhe mbrojti gradën e Doktorit të Shkencave në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Tiranës, ku është pedagog që prej vitit 2012.[3]
Gjatë drejtimit të arkivave, Bido udhëhoqi modernizimin dhe dixhitalizimin e sistemit arkivor, duke kontribuar në standardizimin e dokumenteve shtetërore dhe anëtarësimin e Shqipërisë në Portalin Evropian të Arkivave në vitin 2018.
Ai është autor i tri monografive shkencore: Kisha Ortodokse Shqiptare Një histori politike (1878–1945), botuar nga Routledge Koncesioni editorial i medias shqiptare dhe Beteja për 20 përqindshin. Ka referuar në konferenca ndërkombëtare në institucione si Universiteti i Kolumbias, ATINER në Athinë, Jad Vashem në Jeruzalem dhe Universitetin e Amsterdamit.
Përveç karrierës akademike, ai ka punuar si gazetar, drejtues mediash dhe zyrtar i komunikimit në universitete shqiptare, si dhe ka qenë këshilltar në Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Është pjesë e bordeve akademike dhe revistave shkencore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Greqi. Flet anglisht dhe greqisht, dhe ka njohuri në italisht dhe frëngjisht.
Referime
- ↑ "Deputet për herë të parë, Ardit Bido: Zgjedhjet ishin të pastra, s'ka asnjë ankesë". Ora News. Marrë më 26 qershor 2025.
- ↑ "Ardit Bido emërohet Drejtori i ri i Arkivave". Balkanweb. Marrë më 26 qershor 2025.
- ↑ "Doktoratura Ardit Bido – Fakulteti i Histori-Filologjisë" (PDF). Universiteti i Tiranës. Marrë më 26 qershor 2025.