Arlind Qori

Arlind Qori
Arlind Qori në 2023
Kryetar i Lëvizjes Bashkë
Titullar
Në detyrë
18 dhjetor 2022
Të dhëna vetjake
U lind më11 nëntor 1981 (44 vjeç)
Tiranë, Shqipëri
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikeLëvizja Bashkë
ShkollimiUniversiteti i Tiranës
PunësimiPedagog

Arlind Qori (lindur më 11 nëntor 1981) është aktivist i Lëvizjes Bashkë dhe kryetar i saj prej dhjetorit të vitit 2022.[1] Përveç angazhimit shumëvjeçar si aktivist i kauzave punëtore, studentore e qytetare, ai është edhe pedagog i departamentit të shkencës politike në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës.

Jeta e hershme

Arlind Qori ka lindur në Tiranë më 11 nëntor të vitit 1981. Fëmijërinë e ka kaluar në lagjen e përshkuar nga rruga Pjetër Budi. Shkollimi i tij parauniversitar është kryer në shkollën 8-vjeçare “Osman Myderizi” (atëkohë e njohur si “Konferenca e Labinotit”) dhe në gjimnazin “Ismail Qemali”.

Jeta akademike e publicistike

Arlind Qori është diplomuar si studiues i shkencës politike në vitin 2004, pas studimeve 4-vjeçare. Në vitin 2009 ka kryer studimet master në departamentin e sociologjisë e filozofisë, duke mbrojtur disertacionin “Filozofia postmoderne dhe të drejtat e njeriut”. Studimet e doktoratës i ka përfunduar në vitin 2015 me tezën: “Ideja e Evropës dhe ideologjia shqiptare: Studim i rolit të idesë së Evropës në ideologjizimin e ligjërimit politik shqiptar të pasvitit 1991”.[2] Prej atij viti mban titullin doktor i shkencave.

Prej vitit 2005, Qori është pedagog i brendshëm në Departamentin e Shkencës Politike të Universitetit të Tiranës. Ndër vite ai ka qenë titullar i lëndëve “Histori e mendimit politik”, “Teori të zhvillimit”, “Ligjërimi politik pasmodern”, “Teori të demokracisë” etj.[3]

Ndër botimet akademike mund të përmenden teksti mësimor “Histori e mendimit politik”,[4] si dhe bashkautorësia e dy studimeve “Gjendja e klasës punëtore në Shqipëri” (IKESH, 2017)[5] dhe “Proletarizimi i fshatarësisë shqiptare” (IKESH, 2017).[6]

Ai është bashkorganizator i konferencës së përvitshme shkencore “Dialektika dhe historia”, e cila mbledh studiues të fushave të ndryshme të cilët ndajnë qasjen kritike ndaj historisë dhe realitetit politiko-shoqëror.[7]

Në jetën publike, Qori ka kontribuar prej vitit 2011 me një sërë artikujsh. Fillimisht shkrimet e tij botoheshin në botime si Gazeta Shqip,[8] Shekulli[9], revista Klan etj., ndërkohë që në vitet e fundit aktiviteti i tij publicistik, por edhe si përkthyes, është fokusuar në blogun Teza11. Ai ka kontribuar edhe në revista të huaja si Jacobin Magazine,[10] Bilten[11] dhe LeftEast.[12]

Angazhimi politik

Një grup njerëzish para godinës së Kryeministrisë së Rep. së Shqipërisë dhe Arlind Qori duke ligjëruar.
Qori në protestën e pensionistëve organizuar nga Lëvizja Bashkë në tetor 2024.


Aktiviteti politik i Qorit nis me angazhimin e tij në Organizatën Politike (OP) fill pas protestës së përgjakshme të 21 janarit 2011. Gjatë rreth 12 viteve si aktivist i OP, ai mori pjesë në protesta, aksione dhe veprimtari të shumta politike. Mund të veçohen pjesëmarrja në protestat në solidaritet me minatorët e Bulqizës në vitin 2011, protesta kundër importit të armëve kimike më 2013[13], protestat për transport publik cilësor e të lirë në vitet 2014 dhe 2016, protestat kundër betonizimit të Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës më 2016[14], protestat qytetare si reagim ndaj vrasjes së adoleshentit Ardit Gjoklaj më 2016[15], protestat ndaj vrasjes së të riut Klodian Rasha nga policia në dhjetor 2018[16], protesta në mbrojtjen e parkut të qytetarëve afër zonës së Ish Parkut të Autobusëve më 2017[17], protestat kundër rritjes së çmimeve gjatë pranverës së vitit 2022 etj[18]. Për shkak se fokusi i veprimtarisë së Organizatës Politike ka qenë kauza punëtore, si aktivist Arlind Qori është angazhuar në ndihmë të punëtorëve të sektorit minerar, naftëmbajtës, fason e të qendrave të kontaktit për t’u organizuar në sindikata.[19] Mund të veçohen mbështetja ndaj grevës dhe protestave të minatorëve të Bulqizës në dhjetor 2019-janar 2020.[20][21] si dhe ndaj grevës së urisë dhe protestave të naftëtarëve gjatë viteve 2020-2021.[22][23]

Në vitin 2012, Arlind Qori ka qenë paralelisht edhe aktivist i lëvizjes universitare Universiteti në Rrezik[24][25] dhe pas vitit 2014 edhe aktivist i pasueses së saj Lëvizja Për Universitetin[26]. Mund të përmenden këtu qëndrimet e tij kritike ndaj reformave neoliberale komercializuese në arsimin e lartë, kundër rritjes së tarifave dhe abuzimeve burokratike ndaj studentëve.[27] Në vitet 2014-2015, ai ka qenë pjesëmarrës dhe i angazhuar në një zinxhir protestash të universitarëve të Tiranës kundër ligjit të arsimit të lartë, të miratuar përfundimisht nga Kuvendi i Shqipërisë në korrik të vitit 2015.[28] Në dhjetor të vitit 2018, së bashku me aktivistët e LPU dhe mijëra studentë, pedagogë e qytetarë të Tiranës, Arlind Qori ka qenë një prej më të angazhuarve në protestat historike të atij fundviti.[29] Për shkak të angazhimit të tij, për disa muaj kundërshtarët politikë ndërmorën një fushatë denigrimi publik.[30] duke amplifikuar akuza si “komunist”,[31] “i paguar nga Sorosi” etj.[32]

Prej 18 dhjetorit të vitit 2022, datë e themelimit të Lëvizjes Bashkë me iniciativën e aktivistëve të ish-Organizatës Politike[33], Arlind Qori është zgjedhur kryetar i Lëvizjes Bashkë, me një mandat 1-vjeçar të përcaktuar nga Statuti i partisë.[34]

Në shkurt të vitit 2023 Këshilli Koordinues i Lëvizjes Bashkë e ka zgjedhur Arlind Qorin si kandidat të Lëvizjes Bashkë për kryetar të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023[35]. Në këto zgjedhje Arlind Qori dhe Lëvizja Bashkë morën një rezultat surprizues me 13,851 vota dhe fituan një vend në Këshillin Bashkiak të Tiranës, që ishte Mirela Ruko.

Jeta personale

Arlind Qori është bashkëshort dhe baba i dy fëmijëve. Në jetën publike ka pohuar interesin e tij për sportin, sidomos për futbollin, duke u deklaruar publikisht tifoz i Partizanit.[36]

Referime

  1. "Themelohet Lëvizja Bashkë, Arlind Qori prezanton platformën: Do të jetë parti e njerëzve punëtorë". Ora News. 20 dhjetor 2022. Marrë më 13 maj 2025.
  2. https://unitir.edu.al/doktoratura-arlind-qorifakulteti-i-shkencave-sociale-departamenti-i-shkencave-politike-2/
  3. https://fshs-ut.edu.al/?page_id=305
  4. “Histori e mendimit politik” Edlora, 2013; ISBN 9789928139856
  5. "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 31 mars 2023. Marrë më 31 mars 2023.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  6. "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 31 mars 2023. Marrë më 31 mars 2023.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  7. https://fshs-ut.edu.al/?p=9961
  8. https://www.bksh.al/details/381080
  9. https://www.bksh.al/details/367779
  10. https://jacobin.com/search?query=arlind+qori
  11. https://www.bilten.org/?author_name=arlind-qori
  12. https://lefteast.org/author/arlind-qori/
  13. https://portalb.mk/86339-vendimarrja-popullore-kunder-armeve-kimike-ne-shqiperi-akt-unik/
  14. https://www.zeriamerikes.com/a/protesta-liqeni-bashkia/3221922.html
  15. https://www.historiaime.al/uncategorized/protesta-per-vdekjen-e-17-vjecarit-ne-sharre-perleshje-mes-aktivisteve-dhe-policise/
  16. https://euronews.al/arlind-qori-protestat-per-klodian-rashen-pa-organizatore-rezultat-i-shfryrjes-popullore-per-situaten/
  17. http://www.panorama.com.al/video-policia-perplaset-me-protestuesit-te-ish-parku-i-autobusave-shoqerohet-nje-person/
  18. https://nyje.al/sq/rikthehen-protestat-kunder-rritjes-se-cmimeve/
  19. https://citizens-channel.com/2022/10/17/analize-rizgjimi-i-veshtire-i-sindikalizmit-shqiptar/
  20. https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=172712827404690
  21. https://www.reporter.al/2019/11/17/minatoret-e-bulqizes-themelojne-nje-sindikate-te-re/
  22. https://www.gazeta-shqip.com/aktualitet/organizata-politike-poston-videon-fale-rezistences-se-tyre-naftetaret
  23. https://lapsi.al/2020/09/17/fotogaleri-aktivistet-e-organizates-politike-futen-ne-protesten-naftetareve/
  24. https://shqiptarja.com/lajm/studentet-proteste-para-br-mash-universiteti-ne-rrezik
  25. https://teza11.org/triptiku-i-rrenimit-te-arsimit-te-larte/
  26. https://kosovotwopointzero.com/arlind-qori-sot-arsimi-eshte-njeri-nga-shtigjet-me-te-rendesishme-drejt-emancipimit-gjinor/
  27. https://teza11.org/edhe-nje-here-per-ligjin-famekeq/
  28. https://www.balkanweb.com/video-organizata-politike-komunistet-e-rinj-ne-shqiperi/
  29. https://top-channel.tv/video/top-talk-arlind-qori-levizja-per-universitetin-protesta-vazhdon/
  30. https://lapsi.al/2018/12/08/percarja-e-studenteve-kush-po-e-sulmon-arlind-qorin/
  31. "'Arlind Qorri, largohu 'komunist' nga protesta jonë'". tiranapost.al. Marrë më 2025-05-13.
  32. https://dosja.al/akuzat-e-goxhajt-qorri-nuk-jemi-aq-te-pasur-nuk-kam-aplikuar-te-soros
  33. https://www.oranews.tv/politike/themelohet-levizja-bashke-arlind-qori-prezanton-platformen-do-te-jete-p-i1068002
  34. "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 31 mars 2023. Marrë më 31 mars 2023.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  35. https://www.balkanweb.com/arlind-qori-shpall-kandidaturen-per-bashkine-e-tiranes-arsyet-qe-me-binden-te-futem-ne-gare/
  36. Qori, Arlind (4 shtator 2013). "Domethënia e Partizanit". Teza 11. Marrë më 13 maj 2025.