Bajram Jashanica
![]() | |||
| Informacioni personal | |||
|---|---|---|---|
| Emri i plotë | Bajram Jashanica | ||
| Data e lindjes | 25 shtator 1990 (35 vjeç) | ||
| Vendi i lindjes | Vranidoll, Prishtinë, Kosovë | ||
| Gjatësia | 1.90 | ||
| Pozicioni(et) | Mbrojtës | ||
| Informacioni i ekipit | |||
Ekipi aktual | Ballkani | ||
| Numri | 32 | ||
| Karriera me të rinjtë | |||
| 2005–2009 | KF Hysi | ||
| Karriera si profesionist* | |||
| Vitet | Ekipi | Ndsh | (Gola) |
| 2009–2013 | KF Hysi | 80 | (5) |
| 2013– | Skënderbeu | 65 | (1) |
| 2013–2014 | → Besa (huazim) | 23 | (0) |
| 2020– | Ballkani | 147 | (6) |
| Karriera ndërkombëtare | |||
| 2014– | Kosova | 6 | (0) |
| * Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve | |||
Bajram Jashanica (lindur më 25 Shtator 1990]) është një futbollist profesionist shqiptar nga Kosova, i cili luan si mbrojtës me klubin kosovar Ballkani, në Albi Mall Superliga e Kosovës dhe ishte pjesë me përfaqësuesen kosovare.[1][2]
Karriera me klube
Në mars 2013, Jashanica pati një provë të pasuksesshme me klubin gjerman FSV Frankfurt.[3]
Gjatë sezonit 2013–14, ai luajti i huazuar për një sezon te klubi tjetër i Kategorisë Superiore, KS Besa.[4] Ai e mbylli sezonin me 24 ndeshje në të dyja kompedicionet, ku 23 i luajti në kampionat, me Besën që ra nga kategoria. Falë performancave të mira gjatë sezonit, Jashanica ishte në formacionin më të mirë të sezonit.[5]
Pas mbarimit të huazimit, Jashanica u rikthye te Skënderbeu ku luajti 21 ndeshje në kampionat me Skënderbeun që u shpall kampion për të pestën herë.[6] Ai bëri debutimin e tij me klubin më 17 Gusht 2014 në Superkupën e Shqipërisë, duke zëvëndësuar mbrojtësin Tefik Osmani për 25 minuat e fundit të fitores 1–0 kundër Flamurtarit, duke fituar kështu trofeun e parë madhor të karrierës.[7]
Trofe
- Skënderbeu Korçë
- Kategoria Superiore: 2014–15
- Superkupa e Shqipërisë: 2014
Referime
- ↑ Soccerway
- ↑ Footballdatabase
- ↑ FSV Frankfurt: Bajram Jashanica im Probetraining
- ↑ "Merkato e Besës, arrihet akordi me kosovarin Jashanica". Panorama Sport. 27 qershor 2013. Marrë më 24 maj 2015.
- ↑ "Formacioni, "Kombëtarja" e Kategorisë Superiore". Panorama Sport. 16 maj 2014. Marrë më 24 maj 2015.
- ↑ "Skënderbeu, kampione e Superligës shqiptare për të pestën herë". Lajm Press. 16 maj 2015. Arkivuar nga origjinali më 9 shtator 2020. Marrë më 24 maj 2015.
- ↑ "Flamurtari e nis keq, Superkupa e Shqipërisë është e Skënderbeut". Gazeta Dita. 17 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 24 maj 2015.
