Beltoja
Beltoja | |
|---|---|
| Popullsia | |
• Total | (2.008) 756 |
Beltoja është një fshat në komunën Bërdicë në rrethin e Shkodrës të Shqipërisë.
Emërtimi dhe gjeografia
E shënjuar Baltogna në hartën e Coronelli-t, shtëpitë i ka të përndara ndër kodrat e Bërdicës nga ana që sheh fushën e Drinasës dhe të Trushit.[1]
Religjioni
Armao e përshkruan se më 1933 Beltoja qe famulli e dioqezës së Shkodrës me 200 banorë katolikë. Shtëpitë qenë ndërtuar përreth kishës që ishte ndërtuar asokohe, ndërsa një kishë tjetër në kodër ishte më e hershme.[1]
Njerëz të shquar
- Hamza Kazazi - udhëheqës kryengritës shqiptar dhe patriot i shekullit të 19-të.
- Zekë Jakini i Tush Pashkës, kaçak, me prejardhje nga Ndreajt e Shoshit.
- Tefë Palushi, humorist dhe anëtar i estradës së Shkodrës.
- Dom Mikel Gjergji, klerik katolik i pushkatuar.
Referime
- 1 2 Armao, Ermanno (2006) [1933]. Kamsi, Willy (red.). Vende, kisha, lumenj, male e toponime të ndryshme të një harte të lashtë të Shqipërisë Veriore. Përkthyer nga Akil Spathari. Tiranë: Korbi. fq. 41. ISBN 99943-620-8-9.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)