Besfort Lamallari
Besfort Lamallari | |
|---|---|
![]() | |
| Ministër i Punëve të Brendshme | |
Titullar | |
| Në detyrë 6 mars 2026 | |
| Kryeministri | Edi Rama |
| Paraprirë nga | Albana Koçiu |
| Ministër i Drejtësisë | |
| Në detyrë 19 shtator 2025 – 6 mars 2026 | |
| Kryeministri | Edi Rama |
| Paraprirë nga | Ulsi Manja |
| Pasuar nga | Toni Gogu |
| Të dhëna vetjake | |
| U lind më | 18 korrik 1987 Peshkopi |
| Partia politike | Partia Socialiste e Shqipërisë |
| Nënshkrimi | ![]() |
Besfort Lamallari (lindur më 18 korrik 1987) është politikan shqiptar. Prej marsit 2026 ai mban detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme. Më parë, nga shtatori 2025 deri në mars 2026, shërbeu si Ministër i Drejtësisë.[1]
Biografia
Lamallari lindi më 18 korrik 1987 në Peshkopi, Dibër. Ai përfundoi studimet universitare për drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 2009. Në vitin 2013 u diplomua në Universitetin e Oksfordit në programin Master Shkencor për Kriminologji dhe Drejtësi Penale. Më herët ka ndjekur edhe studime pasuniversitare në Itali, në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar kundër krimit të organizuar transnacional.[1]
Karriera politike
Nga tetori 2017 Lamallari ka mbajtur detyrën e Zëvendësministrit të Brendshëm. Prej vitit 2020 ka përfaqësuar Republikën e Shqipërisë si negociator përgjegjës për Kapitullin 24, “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian.[1]
Në nëntor 2019 dhe prill 2020 shërbeu si i deleguar i Qeverisë dhe i Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, përkatësisht për menaxhimin e ekipeve të kërkim-shpëtimit pas tërmetit në Durrës dhe për përballimin e epidemisë së COVID-19 në Qarkun e Shkodrës.[1]
Në shtator 2025 u emërua Ministër i Drejtësisë. Prej marsit 2026 mban detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme.[1]

.svg.png)