Toni Gogu

Toni Gogu
Ministër i Drejtësisë i Republikës së Shqipërisë
Titullar
Në detyrë
6 Mars 2026
PresidentiBajram Begaj
Paraprirë ngaBesfort Lamallari
Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Në detyrë
19 Shtator 2025 – 6 Mars 2026
Paraprirë ngaTaulant Balla
Pasuar ngaErjona Ismaili
Anëtar i Kuvendit të Shqipërisë
Në detyrë
2021–2025
Të dhëna vetjake
U lind më
Oltion Gogu

24 korrik 1972 (53 vjeç)
Fier, Shqipëri
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikePartia Socialiste e Shqipërisë
ArsimimiDiplomë në drejtësi; Master në të drejtën publike
ProfesioniJurist, politikan

Toni Gogu (lindur më 24 korrik 1972) është jurist dhe politikan shqiptar. Që prej Marsit të vitit 2026 ai shërben si Ministër i Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë. Më përpara ai ka shërbyer si Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin nga Shtatori 2025 deri në Mars 2026 dhe si deputet në Kuvendin e Shqipërisë nga Shtatori i vitit 2021 deri në Shtator të vitit 2025. Gjithashtu ka mbajtur disa pozita të rëndësishme në administratën publike dhe sektorin financiar.[1]

Jeta dhe arsimi

Gogu ka lindur në Fier, Shqipëri. Ka studiuar drejtësi në Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, nga viti 1990 deri më 1994. Më pas, ka përfunduar një master në të drejtën publike në të njëjtin fakultet gjatë viteve 2004–2008.[1]

Karriera profesionale

Nga viti 2001 deri më 2005, ka shërbyer si kancelar në Gjykatën e Rrethit Tiranë. Në vitin 2005, u emërua Drejtor i Departamentit të Kërkimeve Shkencore në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.[1]

Nga viti 2005 deri më 2012, ka qenë Drejtor i Departamentit Ligjor në Bankën e Shqipërisë. Më pas, nga nëntori 2012 deri në korrik 2015, ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.[1]

Nga shtatori 2015 deri në tetor 2017, ka qenë Drejtor Kombëtar i organizatës World Vision për Ballkanin Perëndimor.[1]

Karriera politike

Në tetor 2017, Gogu u emërua Zëvendësministër i Drejtësisë, post të cilin e mbajti deri në vitin 2019.[2] Nga viti 2019 deri në shtator 2020, ka qenë Kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.[3]

Nga nëntori 2020 deri në mars 2021, ka shërbyer si Prefekt i Qarkut Tiranë.[4]

Në vitin 2021, u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ku shërbeu deri në vitin 2025. Gjatë mandatit të tij, ka qenë Nënkryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Nënkryetar i Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian. Ka marrë pjesë në punimet e Komitetit të Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian.[5][6]

Në shtator 2025, Gogu u emërua Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.[7]

Në Mars 2026, Gogu u emërua Ministër i Drejtësisë i Republikës së Shqipërisë.[8]

Referime

  1. 1 2 3 4 5 "Toni Gogu CV" (PDF). Spending.Data.al. Marrë më 22 shtator 2025.
  2. ↑ "Deputy Minister of Justice Toni Gogu is dismissed from office". Balkanweb (në anglisht). 20 shtator 2019. Marrë më 22 shtator 2025.
  3. ↑ "Toni Gogu zgjidhet kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës". Top Channel. 30 korrik 2019. Marrë më 22 shtator 2025.
  4. ↑ "Toni Gogu emërohet prefekt i Tiranës". TV Klan. 11 nëntor 2020. Marrë më 22 shtator 2025.
  5. ↑ "Fjalimi i fundit si deputet, Toni Gogu: Integrimi, konsensusi më i madh kombëtar". Ora News. 3 korrik 2025. Marrë më 22 shtator 2025.
  6. ↑ "Këshilli Kombëtar i Integrimit: Gogu: Shqipëria, hapa përpara për sa i përket integrimit drejt BE-së". Agjencia Telegrafike Shqiptare. 18 tetor 2023. Marrë më 22 shtator 2025.
  7. ↑ "Toni Gogu, ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin/ Rama: I duhuri në këtë fazë". ABC News. 11 shtator 2025. Marrë më 22 shtator 2025.
  8. ↑ www.drejtesia.gov.al https://www.drejtesia.gov.al/ministri/. Marrë më 2026-05-06. {{cite web}}: Mungon ose është bosh |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)