Bujar Gogunja

Bujar Gogunja
Të dhënat vetjake
Emri i plotë Bujar Gogunja
Data e lindjes (1957-03-21)21 mars 1957
Vëndi i lindjes Elbasan, Shqipëri
Data e vdekjes 8 dhjetor 2022(2022-12-08) (65 vjeç)
Vëndi i vdekjes Shqipëri
Gjatësia 1.77 m (5 ft 10 in)
Pozicioni Portier
Karriera me të rinjtë
1971–1974 Labinoti Elbasan
Karriera me klube*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
1974–1985 Labinoti Elbasan ? (0)
Gjithsej ? (0)
Karriera si trajner
2013 Shkumbini (ndihmës-trajner)[1]
* Club domestic league appearances and goals

Bujar Gogunja (21 mars 1957 – 8 dhjetor 2022) ishte një ish futbollist profesionist shqiptar i cili luante si portier. Ai konsiderohet një nga portierët më të mirë në historinë e futbollit shqiptar si dhe portieri më i mirë në historinë e Elbasanit.[2]

Karriera

Gogunja e shpenzoi të gjithë karrierën e tij te Elbasani. Ai u bë pjesë e akademisë së klubit në vitin 1971 kur ishte vetëm 14 vjeç.[3] Gjatë kohës së tij atje, ai u stërvit nga trajnerët Shefqet Lamçë dhe Safet Mero. Gogunja bëri debutimin e tij me ekipin e parë në ndeshjen e parë të kampionatit të sezonit 1974–75 kundër Lokomotivës Durrës; ndeshja u mbyll në barazim 2–2.[3]

Gogunja, në atë kohë vetëm 17 vjeç, ishte rezerva e Jani Kaçit.[3] Pasi Kaçi shkoi në huazim te Partizani për ndeshjet e Kupës së Evropës, Gogunja filloi të luante si titullar, një rol që e mbajti për vitet në vazhdim.[3]

Në sezonin 1983–84, ai ishte një nga lojtarët kryesor dhe më të dalluar të ekipit që fitoi titullin e parë në kampion në histori.[4] Ai vendosi një rekord historik prej 1,037 minutash pa pësuar gol në kampionat, një rekord që qëndroi për 30 vite deri sa Alban Hoxha i Partizanit e theu në dhjetor 2014.[5] Ai gjithashtu qëndroi 11 ndeshje pa pësuar gol, një ecuri që nisi më 11 dhjetor 1983 dhe u mbyll më 13 mars 1984; ai e ndan këtë rekord me Alban Hoxhën.[4][6]

Në vitin 1986, Gogunja u përjashtua nga ekipi me urdhër të regjimit komunist pasi vëllai i tij kishte kryer një "krim familjar". Dënimi i Gogunjës vinte si pjesë e "dënimit kolektiv" të komunizmit. Pavarësisht protestave të tifozëve elbasanas, dënimi mbeti në fuqi dhe kjo i dha fund karrierës së tij në moshën 29 vjeç.[7]

Pas tërheqjes nga futbolli, Gogunja punoi si trajner dhe në sezonin 2005–06 ishte trajneri i portierëve të Elbasanit që fitoi titullin e dytë kampion në histori.[8][9] Ai gjithashtu pati të njëjtin rol te Besa gjatë sezonit 2012–13,[6] si dhe në ekipet e moshave të kombëtaren shqiptare.

Jeta personale

Djali i tij, Spartak Gogunja, ishte gjithashtu një futbollist profesionist dhe portier. Ashtu si babai i tij, Spartaku luajti me Elbasanin por u tërhoq nga futbolli në moshën 22 vjeç.[10]

Gogunja u nda nga jeta më 8 dhjetor 2022 në moshën 65 vjeç.[11]

Trofe

Labinoti Elbasan

Referime

  1. ↑ "Gogunja: Nuk dalim pa pikë nga Gjirokastra". Panorama Sport. 28 shtator 2013. Marrë më 1 gusht 2026.
  2. ↑ "Ndahet nga jeta legjenda e portës së Elbasanit Bujar Gogunja". Telegraf. 8 dhjetor 2022. Marrë më 1 gusht 2026.
  3. 1 2 3 4 "Kalaja e paprekshme e "Labinotit": Dinastia 1,037 minutëshe e Bujar Gogunjës (1957–2022)". Sports Vision Plus. 18 korrik 2026. Marrë më 18 korrik 2026.
  4. 1 2 Besnik Dizdari (25 mars 2015). "Labinoti i Elbasanit 1984 dhe Bujar Gogunja "1037"". Panorama Sport. Marrë më 18 korrik 2026.
  5. ↑ "Hoxha thyen rekordin: Ia dedikoj gruas dhe djalit, emocion i papërshkrueshëm". Panorama Sport. 14 dhjetor 2014. Marrë më 18 qershor 2015.
  6. 1 2 "Gogunja para 30 vitesh nuk pësoi në 12 ndeshje: Ja si e thyen Hoxha rekordin tim". Panorama Sport. 5 nëntor 2014. Marrë më 18 qershor 2015.
  7. ↑ "Bujar Gogunja, Portieri Legjendar i Labinotit, më 1986 goditet nga regjimi komunist". vna.al. 21 tetor 2024. Marrë më 1 gusht 2026.
  8. ↑ "Shuhet Bujar Gogunja, portieri rekordmen i Elbasanit". Gazeta Si. 8 dhjetor 2022. Marrë më 18 korrik 2026.
  9. ↑ Vladimir Mema (7 shtator 2019). "Elbasani bënte ligjin 13 vite më parë, ku janë sot heronjtë e titullit". Panorama Sport. Marrë më 18 korrik 2026.
  10. ↑ ""Drama" në Elbasan, një ekip me lojtarë të pafat që kanë lënë futbollin pa mbushur 30 vjeç". Panorama Sport. 5 korrik 2018. Marrë më 18 dhjetor 2020.
  11. ↑ "LAJM I HIDHUR/ Ndahet nga jeta Bujar Gogunja, legjenda e futbollit elbasanas dhe një nga rekordmenët e portës shqiptare…". Dosja.al. 8 dhjetor 2022. Marrë më 18 korrik 2026.
  12. ↑ "Giovanni Armillotta" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 28 dhjetor 2011. Marrë më 17 janar 2012.
  13. ↑ Hans Schöggl (20 mars 2020). "RSSSF Albanian Cup" (në anglisht). RSSSF.