Alban Hoxha
| Të dhënat vetjake | |||
|---|---|---|---|
| Emri i plotë | Alban Bekim Hoxha | ||
| Data e lindjes | 23 nëntor 1987 (38 vjeç) | ||
| Vëndi i lindjes | Cërrik, Shqipëri | ||
| Gjatësia | 1.88 m (6 ft 2 in) | ||
| Pozicioni | Portier | ||
| Të dhënat e ekipit | |||
Ekipi aktual | Partizani | ||
| Karriera me të rinjtë | |||
| 2000–2004 | Turbina Cërrik | ||
| 2004–2005 | Dinamo | ||
| Karriera me klube* | |||
| Vitet | Ekipi | Ndsh | (Gola) |
| 2004–2011 | Dinamo | 45 | (0) |
| 2005–2006 | → Turbina (huazim) | ? | (0) |
| 2009 | → Apolonia (huazim) | 8 | (0) |
| 2010 | → Kosova Vushtrri (huazim) | 0 | (0) |
| 2011–2012 | Kastrioti | 6 | (0) |
| 2012–2013 | Besa | 23 | (0) |
| 2013–2026 | Partizani | 310 | (0) |
| Gjithsej | 392+ | (0) | |
| Karriera ndërkombëtare | |||
| 2006 | Shqipëria U19 | 3 | (0) |
| 2014–2020 | Shqipëria | 4 | (0) |
| * Club domestic league appearances and goals | |||
Alban Bekim Hoxha (lindur më 23 nëntor 1987 në Cërrik) është një ish futbollist profesionist shqiptar i cili luante si portier. Ai konsiderohet si një nga portierët më të mirë në historinë e futbollit shqiptar, duke zhvilluar mbi 350 ndeshje në Kategorinë Superiore.[1][2]
Hoxha e nisi karrierën e tij te Dinamo, duke debutuar gjatë sezonit 2004–05. Gjatë viteve në vazhdim ai do të luante në huazim te klube si Turbina, Apolonia dhe Kosova Vushtrri. Ai u largua nga Dinamo në vitin 2011 dhe në dy sezonet e ardhshme luajti me Kastriotin dhe Besën.
Në verën e vitit 2013, Hoxha u transferua te Partizani me të cilin do të luante për 13 vitet e ardhshme, deri në përfundim të karrierës në maj 2026. Ai ishte kapiten për shumë vite, duke fituar dy tituj të Kategorisë Superiore dhe Superkupën e Shqipërisë në vitin 2019.
Hoxha bëri debutimin e tij me kombëtaren shqiptare në vitin 2014 dhe për shumë vite shërbeu si portieri i tretë, duke qënë në të shumicën e rasteve lojtari i vetëm i Kategorisë Superiore që thirrej në ekipin kombëtar. Ai luajti gjithsej 5 ndeshje me Shqipërinë si dhe ishte pjesë e ekipit që mori pjesë në UEFA Euro 2016.
Karriera me klube
Turbina Cërrik
Hoxha i shpenzoi vitet e para si futbollist me klubin e qytetit të tij Turbina Cërrik.
Dinamo
Ai kaloi nivelet e moshave të Turbinës përpara se të kalonte te Dinamo në vitin 2004. Ai u huazua sërisht te Turbina për sezonin 2005–06, ku ai luajti në Kategorinë e Parë.[3] Ai u rikthye në sezonin tjetër në skuadrën e parë duke qënë zëvëndësuesi i Ilion Likës. Ai bëri debutimin e tij në elitë me Dinamon më 10 mars 2007 në një ndeshje në shtëpi kundër KF Elbasani.[4] Ai u paraqit në 11 ndeshje në ligë nga muaji mars e deri në fundin e sezonit për shkak të dëmtimit të portierit titullar Lika.
Në sezonin tjetër ai ishte sërisht zgjedhja e dytë e portës këtë herë mbrapa Elvis Kotorrit mbas lagimit të Likës, dhe zhvilloi vetëm dy paraqitje me Dinamon që u shpall kampion i Kategorisë Superiore për herë të parë që nga viti 2002. Gjatë pjesës së parë të sezonit 2008–09, ai zhvilloi vetëm një paraqitje në ligë dhe kupë përpara se të huazohej te skuadra tjetër e Kategorisë Superiore, Apolonia Fier, duke qëndruar në pjesën e dytë të sezonit. Ai zhvilloi tetë ndeshej me Apoloninë duke e mbajtur portën e paprekur në tre prej tyre, duke ndihmuar skuadrën t'i shpëtonte rënjes një kategori më poshtë për vetëm një pikë.
Ai u rikthye te klubi i tij prind Dinamo para sezonit 2009–10 dhe zhvilloi gjashtë paraqitje në ligë duke fituar edhe titullin e tij të dytë të Kategorisë Superiore me Dinamon. Në sezonin tjetër ai konkuroi me portierin e kombëtares Isli Hidi për vendin e parë si portier, por pas largimit të Hidit te Olympiakos Nicosia në Janar 2011, ai u bë zgjedhja e parë e portës duke u paraqitur në 24 ndeshje në ligë me Dinamon që shpëtoi nga rënja një kategori më poshtë, duke mposhtur Besëlidhjen në ndeshjet play-off.[5]
Gjatë kohës së tij me Dinamon, ai pati dhe një qëndrim të shkurtër me klubin kosovar Kosova Vushtrri në Superligën e Kosovës.[6]
Kastrioti
Hoxha u largua nga Dinamo në merkaton verore të vitit 2011 duke u bashkuar një klubi tjetër të Kategorisë Superiore, Kastriotin, ku ai konkuroi me Argjend Halilin për vendin e titullarit, ku Hoxha humbi, duke luajtur vetëm gjashtë ndeshje në ligë. Hoxha zakonisht luante në Kupën e Shqipërisë, ku zhvilloi dhjetë ndeshje. Ai e la klubin në fund të sezonit sëbashku me Halilin, duke qënë në diskutime për një transferim te FK Kukësi, duke mos arritur dot në një marrëveshje.[7]
Besa
Ai u bashkua me Besën para fillimit të sezonit 2012–13 dhe menjëherë u bë zgjedhja e parë e portës para Ibrahim Bejtes. Përgjatë sezonit Hoxha zhvilloi 23 paraqitje në ligë në 2 në kupë, duke ndihmuar Besën ta mbyllë sezonin në vendin e nëntë, duke shmangur përballjet play-off.
Partizani
Hoxha u transferua te Partizani më 20 dhjetor 2013 duke firmosur një marrëveshje disa vjeçare.[8] Ky ishte sezoni i parë i klubit në elitë pas disa vitesh në Kategorinë e Parë dhe të dytë.[9] Ai mori fanellën me numrin 12 për sezonin 2013–14 si dhe u emërua kapiten.
Më 13 dhjetor 2014, Hoxha pësoi gol në minutën e 85të të humbjes 1–0 kundër Flamurtarit në kampionat. Ky gol i dha fund ecurisë me 11 ndeshje pa pësuar gol. Ai arriti ta mbante portën e paprekur për plot 1,084 minuta, duke thyer rekordin e portierit legjendar Bujar Gogunja, i cili në sezonin 1983–84 kishte mbajtur portën e paprekur për 1,037 minuta me KS Labinotin Elbasan.[10] Ai u zgjodh si futbollisti më i mirë i Kategorisë Superiore për vitin 2014 nga Federata Shqiptare e Futbollit.[11]
Hoxha njoftoi tërheqjen nga futbolli në moshën 38 vjeç në përfundim të sezonit 2025–26.[12] Pas kësaj, ai u vendos në rolin e trajnerit të portierëve për sezonin e ri.[13]
Karriera ndërkombëtare
Hoxha luajti tre ndeshje me kombëtaren U–19 në kualifikueset e 2006 Kampionatit Europian U–19 nga 23 Tetor e deri më 27 Tetor 2005.[14][15][16]
Pas fundit të kualifikueseve të Kupës së Botës 2014 ku Shqipëria mori pjesë, portieri i dytë i kombëtares Samir Ujkani u largua për të luajtur me Kosovën, e cila sa kishte fituar të drejtën për të zhvilluar ndeshje miqësore ndërkombëtare nga FIFA.[17] Shqipëria po kërkonte një portier të tretë, pas titullarit Etrit Berisha dhe zgjedhjes së dytë Orges Shehi, i cili u bë zgjedhja e dytë vetëm pas largimit të Ukjanit.[18] Për ndeshjet kualifikuese të UEFA Euro 2016 kundër Danimarkës dhe Kombëtarja serbe e futbollit respektivisht më 11 dhe 15 Tetor 2014, Hoxha mori thirrjen e tij të parë në kombëtare nga trajneri Gianni De Biasi i zgjedhja e tretë e portës.[19] Ai mori fanellën me numrin 23 por ishte një zëvëndësim i papërdorur në të dyja ndeshjet. Për ndeshjet miqësore kundër Francës dhe Italisë më 14 dhe 18 Nëntor, Hoxha kishte disa probleme familjare duke mos u thirr në kombëtare me vendin e tij që e mori portieri i Tiranës, Stivi Frashëri.[20]
Jata personale
Alban Hoxha ishte i martuar me të dashurën e tij të gjatë Dorjana Haka. Ata u bënë prindër në vitin 2015 të një djali. Dorjana Haka vdiq në kohën e lindjes së djalit të tyre në një spital në Tiranë. Biri i Alban Hoxhës mbijetoi. Alban Hoxha është aktualisht në një lidhje me këngëtaren e famshme shqiptare Ciljeta.
Trofe
Klube
- Dinamo
- Kategoria Superiore (2); 2007–08, 2009–10
- Kupa e Shqipërisë Finalist: 2010–11
- Superkupa e Shqipërisë Finalist: 2010
Personale
- Futbollisti i vitit në Kategorinë Superiore: 2014
- Kategoria SUperiore Lojtari i Muajit: Mars 2015[21]
Referime
- ↑ "Alban Hoxha si "I fundit i Mohikanëve"..." Newsport.al. 23 nëntor 2023. Marrë më 3 gusht 2026.
- ↑ "Hoxha, i vetmi që firmosi kontratë të përjetshme… Portieri, i kthyer në shembullin e fundit për Partizanin". Panorama Sport. 19 shtator 2025. Marrë më 3 gusht 2026.
- ↑ Andi Matraxhiu (6 qershor 2011). "Alban Hoxha premton besnikëri: "Dinamon e pres deri në fund"". Sporti Shqiptar. Marrë më 8 qershor 2011.
- ↑ Dinamo 1-1 Elbasani
- ↑ "Besëlidhja Lezhë vs. Dinamo Tirana 1 – 4" (në anglisht). Soccerway. 26 maj 2011. Marrë më 4 nëntor 2019.
- ↑ Alban Hoxha te albaniasoccer
- ↑ Murat Aruçi (6 qershor 2012). "Kastrioti pa portier, Hoxha dhe Halilaj drejt largimit". Panorama Sport. Marrë më 8 qershor 2012.
- ↑ "Prodani firmos me 3 "dema të kuq"". Panorama Sport. 20 qershor 2013. Marrë më 6 dhjetor 2014.
- ↑ "Zyrtare, Partizani më në fund rikthehet në Superiore". Gazeta Shqip. 21 prill 2013. Marrë më 6 dhjetor 2014.
- ↑ "Hoxha thyen rekordin: Ia dedikoj gruas dhe djalit, emocion i papërshkrueshëm". Panorama Sport. 14 dhjetor 2014. Marrë më 18 qershor 2015.
- ↑ "Alban Hoxha shpallet lojtari më i mirë i vitit 2014". Top-Channel.tv. 23 dhjetor 2014. Marrë më 18 qershor 2015.
- ↑ "Alban Hoxha merr postin e ri te Partizani". Syri.net. 22 maj 2026. Marrë më 18 qershor 2026.
- ↑ Emanuel Leci (6 korrik 2026). "Rast unik me Alban Hoxhën, konfirmohet si ikona e Partizanit me veprimin e fundit". Panorama Sport. Marrë më 18 qershor 2026.
- ↑ "Maqedonia 4–2 Shqipëria - 2005-10-23 - European Under-19 Championship - FSHF.org". Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2014. Marrë më 18 qershor 2015.
- ↑ "Rumania 2–0 Shqipëria - 2005-10-27 - European Under-19 Championship - FSHF.org". Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2014. Marrë më 18 qershor 2015.
- ↑ "Shqipëria 0–2 Turqia - 2005-10-25 - European Under-19 Championship - FSHF.org". Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2014. Marrë më 18 qershor 2015.
- ↑ "Ujkani braktis Shqipërinë, zgjedh Kosovën". Gazeta Tema. 13 shkurt 2014. Marrë më 14 shkurt 2014.
- ↑ "Shqipëria kërkon një portier për vendin e lënë bosh nga Ujkani". Gazeta Shqip. 29 shtator 2014. Marrë më 18 qershor 2015.
- ↑ "De Biazi: Me Danimarkën duhet përqëndrim". FSHF.org. 4 tetor 2014. Marrë më 18 qershor 2015.
- ↑ "Zbardhet lista për miqësoret, Gashi dhe Meha mbeten jashtë". Panorama Sport. 8 nëntor 2014. Marrë më 18 qershor 2015.
- ↑ Alban Hoxha është shpallur si lojtari i muajit Mars ne Superlige nga shoqata "Sporti na bashkon". Superliga Shqiptare, 3 prill 2015
Lidhje të jashtme
- Profili zyrtar te Partizani.al
- Statistikat te Soccerway
- Alban Hoxha – Profili te FSHF.org
- Lindje 1987
- Njerëz që jetojnë
- Njerëz nga Cërriku
- Futbollistë shqiptarë
- Futbollistë në kombëtaren shqiptare
- Futbollistë në KS Turbina Cërrik
- Futbollistë në KS Dinamo Tirana
- Futbollistë në KF Apolonia
- Futbollistë në KS Kastrioti Krujë
- Futbollistë në KS Besa
- Futbollistë në KF Partizani
- Futbollistë në Kategoria Superiore
- Futbollistë në UEFA Euro 2016