Carl Menger

Carl Menger

Carl Menger  (28 shkurt 1840 – 26 shkurt 1921) ishte një ekonomist i famshëm austriak. Menger konsiderohet themeluesi i shkollës Austriake të ekonomisë. Menger zhvilloi teorinë e margjinalizmit (marginal utility), e cila përgënjeshtroi teoritë e vlerës të bazuara mbi koston e prodhimit.

Jeta

Carl Menger lindi më 28 shkurt 1840.

Mendimi

Menger është i famshëm për teorinë e margjinalizmit (marginal ulility), por ka dhënë edhe kontribute të tjera të rëndësishme në teorinë e çmimeve dhe ishte themelor në të ashtuquajturin Methodenstreit, një diatribë rreth metodës së duhur të shkencës ekonomike - një debat epistemologjik mes metodës shkencoreracionalizmit kritik dhe metodës dialektike të shkollës së Frankfurtit.

Në librin e vet The Origins of Money (Origjina e Parasë), Menger shpjegon se nuk është qeveria që e krijon paranë (si koncept dhe konsensus) por tregu. Individët vendosin se cila është e mira e tregut që mund të përdoret më së miri si një medium shkëmbimi. "Vetë njeriu është fillimi dhe fundi i çdo ekonomie", dhe kështu është edhe në të vendosurit se çfarë duhet për përdoret dhe shkëmbehet si para.[1]

Menger zhvilloi një teori të plotë të institucioneve shoqërore që lindin nga ndërveprimet mes njerëzve, çdonjë me dijen dhe eksperiencat e veta subjektive. Është evoluimi i vetvetishëm i këtyre veprimeve njerëzore që krijojnë institucionet ku individët zbulojnë disa modele sjelljeje që ndihmojnë çdo person të arrijë qëllimet e veta me efiçiencë. Asgjë nuk është aq qendrore për këtë evolucion sa zhvillimi i parasë, që bën të mundur ndarjen e punës dhe kënaqjen e dëshirave dhe nevojave.[2]

Veprat

Untersuchungen über das Methode der socialwissenschaften und der politischen Ökonomie insbesondere, 1933
  • Principles of Economics (1871)
  • Investigations into the Method of the Social Sciences with Special Reference to Economics (1883)
  • The Errors of Historicism in German Economics (1884)
  • The Theory of Capital (1888)
  • Money (1892)

Bibliografi

  • Latzer, Michael; Schmitz, Stefan W., red. (2002). Carl Menger and the Evolution of Payments Systems: From Barter to Electronic Money. Cheltenham: Edward Elgar. ISBN 978-1-84064-918-5. OCLC 48987833. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Menger, Carl (2007). Principles of Economics. Auburn, Alabama: Ludwig von Mises Institute. ISBN 978-1-933550-12-1. OCLC 123178515. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Menger, Carl (2009). Investigations into the Method of the Social Sciences. Auburn, Alabama: Ludwig von Mises Institute. ISBN 978-1-61016-150-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Menger, Carl (2009). On the Origins of Money. Auburn, Alabama: Ludwig von Mises Institute. ISBN 978-1-933550-59-6. OCLC 664877242. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Ream, Roger R. (1982). "Book Review: Principles of Economics by Carl Menger". The Freeman. 32 (2): 127–128. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Salerno, Joseph T. (1999). "Carl Menger: The Founding of the Austrian School". përmbledhur nga Holcombe, Randall G. (red.). 15 Great Austrian Economists. Auburn, Alabama: Ludwig von Mises Institute. fq. 71-100. ISBN 0-945466-04-8. OCLC 44942957. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Shiko dhe

Stampa:Portali

Referime dhe shënime

  1. Carl Menger (1840–1921)The Concise Encyclopedia of Economics. Library of Economics and Liberty (2nd ed.) (Liberty Fund). 2008
  2. Carl Menger and Doug French. "Menger Explains the Origins of Money Arkivuar 11 korrik 2013 tek Wayback Machine", Mises Daily , 4 janar 2010