Dardhë (Pukë)

Dardha

Dardha është një fshat në komunën Blerim në rrethin e Pukës të Shqipërisë.

Përshkrim i shkurtër gjografik dhe historik

Dardhë shtrihet në verilindje të Pukës, në të majtë të Drinit, përballë Berishës së Radogoshit e Bytyçit (Tropojë), Lugut të Bytyçit.

Në lartësinë e udhës automobilistike, nga Qafa e Shkambit vizitorit i shfaqet përpara sysh një fushëpamje madhështore: Qebiku në të majtë të lumit, poshtë Pjashtog (dikur një fushë e gjerë dhe shumë pjellore tani e përmbytur nga Drini), - Bregu i Dardhës me Vaun; Tejdrinja duke filluar me Hasin, Bytyçin, Pla e Gash, Sernica me Krasniqe dhe më në thellësi Alpet shqiptare.[1][2]

Dardha në dokumentet osmane

Dardhë pasqyrohet për here të pare në dokumentet osmane, ku del në trajtën Darda. Më 1529 – 1536 shënohet me 13 zjarre (shtëpi). Me 1571 dhe 1591 shënohet me 10 shpi. Siç shihet për 60 vjet nuk ka rritje, përkundrazi pakësim shtëpish. Edhe pas afro nje shekull e gjysmë, më 1671 Don Stefano Gaspari rregjistron vetëm 12 shtëpi me 130 frymë.[3] Nga këto të dhëna shihet se Dardha, si dhe fshatra të tjera të Pukës, kanë pësuar dëme të mëdha e shkatërrime gjatë shek. XV – XVII. Në fundshekullin e XIX katundi i Dardhës është njohur me 80 shtëpi. Në vitet “80 të shekullit XX Dardha arrinte në 300 shtëpi. Dardha ka qenë e banuar që në lashtësi. Edhe emri është me origjinë ilire.[4]

Popullësia

Puka

Dardha ka dy vllazni me nga tre mëhallë secila. Vllaznitë janë: Koka(Kokaj) e Bibaj. Nga Kokajt janë vllaznitë: Çela (Çelakaj), Selmani (Selman), Margjeçi (Margjeç). Nga Bibajt janë vllaznitë: Pali (Palaj), Pepa (Pepaj), Kola (Kolgjokaj).

Shiko edhe

Lidhje të jashtme

Referime

  • "Përshkrim i shkurtër gjografik dhe historik". puka.shqiperia.com. Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2019. Marrë më 27 shtator 2019.
  • Meçi, Xhemal (2008). Kabashi: Puka që në Lashtësi - 2. Tiranë. fq. 356–359. ISBN 978-99956-33-01-1.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  • "Kabashi - Puka që në lashtësi 2". puka.shqiperia.com. ShqiperiaCom Shpk. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016.

Referime

  1. ↑ Dardha Arkivuar 4 mars 2016 tek Wayback Machine
  2. ↑ "Informatë mbi shtrirjen gjeografike të fshatit Dardhë (Pukë)". Arkivuar nga origjinali më 14 tetor 2016. Marrë më 2 prill 2013.
  3. ↑ Meçi 2008.
  4. ↑ Çabej, Eçrem (1987). Studime etimologjike në fushën e shqipes. Tiranë. dardhë, f. këtë fjalë e lidhin që prej J. G. Hahnit e këtej me emrin e popullit dardan e të vendit të tyre Dardania … e mbarë shqipes{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)