Davide Frattesi
![]() Davide Frattesi (2023) | |||
| Të dhënat vetjake | |||
|---|---|---|---|
| Emri i plotë | Davide Frattesi[1] | ||
| Data e lindjes | 22 shtator 1999 (27 vjeç) | ||
| Vëndi i lindjes | Romë, Itali | ||
| Gjatësia | 1.78 m (5 ft 10 in)[2] | ||
| Pozicioni | Mesfushor | ||
| Të dhënat e ekipit | |||
Ekipi aktual |
Lazio (në huazim nga Internazionale) | ||
| Numri | 16 | ||
| Karriera me të rinjtë | |||
| 2006–2014 | Lazio | ||
| 2014–2017 | Roma | ||
| Karriera me klube* | |||
| Vitet | Ekipi | Ndsh | (Gola) |
| 2017– | Sassuolo | 72 | (11) |
| 2018–2019 | → Ascoli (huazim) | 33 | (0) |
| 2019–2020 | → Empoli (huazim) | 37 | (5) |
| 2020–2021 | → Monza (huazim) | 37 | (8) |
| 2023–2024 | → Internazionale (huazim) | 32 | (6) |
| 2024– | Internazionale | 50 | (5) |
| 2026– | → Lazio (huazim) | 3 | (3) |
| Karriera ndërkombëtare‡ | |||
| 2015–2016 | Italia U17 | 10 | (2) |
| 2016–2017 | Italia U18 | 4 | (0) |
| 2016–2018 | Italia U19 | 20 | (1) |
| 2018–2019 | Italia U20 | 12 | (4) |
| 2019–2021 | Italia U21 | 10 | (2) |
| 2022– | Italia | 34 | (8) |
|
* Club domestic league appearances and goals as of 7 shtator 2026 ‡ Kombëtarja caps and goals as of 31 mars 2026 | |||
Davide Frattesi (lindur më 22 shtator 1999) është një futbollist profesionist italian i cili luan si mesfushor për klubin italian Lazio, në huazim nga Internazionale, dhe kombëtaren italiane.
Karriera me klube
Sassuolo
2017–2018: Vitet e para dhe debutimi
Frattesi e nisi karrierën futbollistike në vitin 2006 duke u bërë pjesë e akademisë së Lazios. Në vitin 2014, ai kaloi te akademia e Romës, me të cilën fitoi një kupë dhe një superkupë.[3][4]
Më 13 korrik 2017, Frattesi u ble nga Sassuolo për 5 milion €, duke firmosur një kontratë pesë-vjeçare.[5] Roma do të përfitonte 30% të vlerës në rast rishitje të lojtarit.[6] Ai bëri debutimin e tij si profesionist më 20 dhjetor në humbjen 2–1 kundër Atalantës në kupë, duke luajtur si titullar për 74 minuta.[7]
2018–2021: Huazimet e ndryshme në Itali
Më 16 gusht 2018, Frattesi u huazua te Ascoli në Serie B për një sezon.[8] Ai debutoi dhjetë më pas në barazimin 1–1 kundër Cosenzës, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 57të.[9] Ai e mbylli sezonin me 33 ndeshje në kampionat, përfshirë 26 si titullar, duke regjistruar dy asiste.[10]
Më 15 korrik 2019, Frattesi u huazua sërisht në Serie B, këtë herë te Empoli, për sezonin 2019–20.[11] Ai e nisi sezonin më 11 gusht duke luajtur 45 minuta në fitoren 2–1 në shtëpi kundër Regginës në raundin e dytë të kupës.[12] Frattesi shënoi golin e parë si profesionist më 24 shtator në fitoren 3–2 në transfertë kundër Pisës; goli i tij në minutën e 95të i dha fitoren ekipit.[13]
Më 16 shtator 2020, Frattesi j'u bashkua klubit të sapongjitur në Serie B, A.C. Monza, në formë huazimi për një sezon.[14] Ai debutoi më 25 shtator në barazimin pa gola kundër SPAL[15] si dhe shënoi golin e parë me klubin më 20 tetor në barazimin 1–1 kundër Pisës, në ndeshjen e tij të parë si titullar.[16] Më 1 maj 2021, Frattesi regjistroi golin e 8të të sezonit në një ndeshje kundër Salernitanës,[17] duke fituar një bast personal me trajnerin Cristian Brocchi për numrin e golave që do të shënonte këtë sezon.[18] Në përfundim të sezonit, Frattesi u emërua në Ekipin e Vitit të Serie B.[19]
2021–2023: Rikthimi te Sassuolo si protagonist
Frattesi u rikthye te Sassuolo para nisjes së sezonit 2021–22, duke marrë fanellën me numrin 16 (të njëjtin numër që kishte Empoli dhe Monza).[20] Nën drejtimin e trajnerit Alessio Dionisi, Frattesi e nisi sezonin si titullar, duke luajtur 84 minuta në fitoren 3–2 në transfertë kundër Hellas Veronës.[21] Më 23 tetor, ai shënoi golin e tij të parë në Serie A në fitoren 3–1 kundër Venezias.[22] Një javë më vonë, Frattesi shënoi dopietën e parë në karrierë në ndeshjen kundër Juventusit, duke ndihmuar Sassuolon të merrte fitoren e parë në histori në Allianz Stadium.[23] Ai e mbylli sezonin e parë në Serie A me 4 gola në 36 ndeshje.[24]
Frattesi e nisi sezonin 2022–23 më 27 gusht duke shënuar në barazimin 2–2 kundër Spezias në ndeshjen hapëse të kampionatit.[25] Ai e mbylli kampionatin me 6 gola (përfshirë dy në dy ndeshjet kundër Interit dhe një kundër Milanit).[26][27][28]
Internazionale
2023–2024: Mbërritja në huazim dhe Scudetto
Më 7 korrik 2023, Frattesi j'u bashkua Interit në formë huazimi për një sezon me të drejtë blerje.[29][30] Mē 16 shtator, Frattesi shënoi golin e parë me Interin në fitoren historike 5–1 kundër Milanit kundër Derby della Madonnina; kjo ishte hera e parë që Zikaltrit fitonin pesë derbi rresht.[31][32] Më 19 janar 2024, Frattesi shënoi në fitoren 3–0 kundër Lazios në gjysëm-finalen e Superkupës Italiane;[33] në finale, Interi fitoi trofeun pasi mposhti Napolin 1–0.[34] Në prill, Frattesi shënoi një gol vendimtar në kohën shtese të fitores 2–1 kundër Udineses, duke ndihmuar Interin t'i afrohet më shumë Scudettos.[35] Interi e fitoi titullin matematikisht pas fitores 2–1 kundër Milanit në derbi: ndeshja kulmoi me një sherr në minutat e fundit midis lojtarëve, ku Davide Calabria i Milanit u përjashtua me karton të kuq pasi goditi me kokë Frattesin.[36]
2024–2026: Super zëvëndësues
Frattesi vazhdoi të ishte rezervë edhe në sezonin 2024–25.[37][38] Megjithatë, ai vazhdoi të ishte protagonist nga stoli, duke shënuar disa gola vendimtar kampionat dhe në Ligën e Kampionëve.[39] Më 30 tetor 2024, Frattesi shënoi dopietën e parë me Interin në fitoren 3–0 në transfertë kundër Empolit në kampionat.[40] Më 8 prill 2025, ai hyri si zëvëndësues dhe shënoi golin e fitores në suksesin 2–1 kundër Bayern München në ndeshjen e parë çerek-finale të Ligës së Kampionëve.[41] Interi barazoi 2–2 në ndeshjen e kthimit dhe shkoi në gjysëm-finale, duke u përballur me Barcelonën. Në ndeshjen e kthimit në San Siro, Frattesi sërisht u aktivizua si zëvëndësues dhe shënoi golin e katërt të ekipit të tij në minutën e 99të në kohën shtesë, duke i dhënë Interit finalen e dytë në tre vitet e fundit.[42]
Në sezonin 2025–26, me mbërritjen e Cristian Chivu si trajneri i ri i ekipit, Frattesi gjeti më pak hapsira në formacion, kjo edhe për shkak të problemeve fizike.[43][44][45] Kontributi i tij i vetëm erdhi në formën e dy asisteve në fitoren 5–1 kundër Venezias në kupë më 3 dhjetor 2025.[46] Pavarësisht sesonit të tij negativ, Interi fitoi kampionatin dhe kupën, duke arritur dopietën e parë të titujve që nga sezoni 2009–10.[47][48] Pas përfundimit të sezonit, Frattesi kërkoi një transferim me qëllim për të luajtur rregullisht.[49]
2026–vazhdon: Huazimi te Lazio
Më 14 gusht 2026, Frattesi u transferua te Lazio për një sezon me të drejtë blerje.[50] Shuma e transferimit ishte 5 milion € për huazimin, 10 milion € për blerjen përfundimtare si dhe 50% të vlerës nëse Lazio do t'a shiste lojtarin në të ardhmen.[51] Ai debutoi me ekipin dy ditë më vonë në humbjen surprize 2–0 kundër Mantovës në kupë.[52] Më 24 gusht, Frattesi hyri si zëvëndësues dhe shënoi golin e vetëm të takimit kundër Bolognës në javën hapëse të kampionatit.[53] Gjashtë ditë më vonë, Frattesi ishte sërisht protagonist me një tjetër gol që i dha Lazios tre pikët në ndeshjen kundër Genoas.[54] Ai u bë mesfushori i tretë në historinë e klubit që shënon në dy ndeshjet e para të kampionatit (në epokën e tre pikëve për një fitore), pas Juan Sebastián Verón në sezonin 1999-2000 dhe Demetrio Albertini në sezonin 2003–04.[55][56]
Karriera ndërkombëtare
Frattesi ka luajti mbi 50 ndeshje me ekipet e moshave të Italisë. Ai e nisi karrierën ndërkombëtare me ekipin nën-17, me të cilin mori pjesë në UEFA Kampionatin Evropian nën-17 2016. Dy vjet më vonë ai luajti në Kampionatin Evropian nën-19 me ekipin nën-19, duke shënuar dy gola në finalen e humbur 4–3 kundër Portugalisë në kohën shtesë.[57] Frattesi luajti në Kupën e Botës nën-19 2019 me ekipin nën-20, duke u renditur në vendin e katërt.[58] Pas kësaj, ai u bë pjesë e ekipit nën-21, duke luajtur dhjetë ndeshje dhe shënuar dy gola, të cilat erdhën mē 6 shtator 2019 në fitoren 4–0 kundër Moldavisë në ndeshjen debutuese të tij.[59]
Në qershor 2022, Frattesi u thirr në ekipin e parë për ndeshjen kundër Argjentinës për trofeun Finalissima 2022 dhe ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Kombeve kundër Gjermanisë, Anglisë dhe Hungarisë.[60]
Më 18 qershor 2023, Frattesi shënoi golin e parë me Italinë në fitoren 3–2 kundër Holandës në ndeshjen për vendin e tretë të finaleve të UEFA Ligës së Kombeve 2023.[61]
Profili i lojtarit
Frattesi konsiderohet si një nga talentët më të mirë italian.[62] Ai është një mesfushor dinamik, me cilësi teknike dhe fizik të mirë, i cili merr pjesë në organizimin e lojës dhe sulmeve të ekipit.[63][64]
Statistikat e karrierës
Klube
- Përditësuar më 31 gusht 2026[65]
| Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Evropa | Tjetër | Gjithsej | ||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
| Sassuolo | 2017–18 | Serie A | 0 | 0 | 1 | 0 | — | — | 1 | 0 | ||
| 2021–22 | Serie A | 36 | 4 | 2 | 0 | — | — | 38 | 4 | |||
| 2022–23 | Serie A | 36 | 7 | 1 | 0 | — | — | 37 | 7 | |||
| Gjithsej | 72 | 11 | 4 | 0 | — | — | 76 | 11 | ||||
| Ascoli (huazim) | 2018–19 | Serie B | 33 | 0 | 0 | 0 | — | — | 33 | 0 | ||
| Empoli (huazim) | 2019–20 | Serie B | 37 | 5 | 3 | 0 | — | 1[a] | 0 | 41 | 5 | |
| Monza (huazim) | 2020–21 | Serie B | 37 | 8 | 2 | 0 | — | 2[a] | 0 | 41 | 8 | |
| Internazionale | 2023–24 | Serie A | 32 | 6 | 1 | 0 | 7[b] | 1 | 2[c] | 1 | 42 | 8 |
| 2024–25 | Serie A | 28 | 5 | 4 | 0 | 13[b] | 2 | 2[c] | 0 | 47 | 7 | |
| 2025–26 | Serie A | 22 | 0 | 3 | 0 | 7[b] | 0 | 1[c] | 0 | 33 | 0 | |
| Gjithsej | 82 | 11 | 8 | 0 | 27 | 3 | 5 | 1 | 122 | 15 | ||
| Lazio (huazim) | 2026–27 | Serie A | 2 | 2 | 1 | 0 | — | 0 | 0 | 3 | 2 | |
| Gjithsej karriera | 263 | 37 | 18 | 0 | 27 | 3 | 8 | 1 | 316 | 41 | ||
- 1 2 Ndeshje në fazën play-off për promocion të Serie B
- 1 2 3 Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampionëve
- 1 2 3 Të gjitha ndeshjet në Superkupën e Italisë
Kombëtarja
- Përditësuar më 31 mars 2026[66]
| Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
|---|---|---|---|
| Italia | 2022 | 4 | 0 |
| 2023 | 7 | 4 | |
| 2024 | 14 | 4 | |
| 2025 | 8 | 0 | |
| 2026 | 1 | 0 | |
| Gjithsej | 34 | 8 | |
Golat me kombëtaren
- Rezultatet e Italisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Frattesi.[66]
| Nr. | Data | Vendi | Ndsh | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompeticioni |
|---|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | 18 qershor 2023 | De Grolsch Veste, Enschede, Holandë | 6 | 2–0 | 3–2 | Finalet e UEFA Ligës së Kombeve 2023 | |
| 2 | 12 shtator 2023 | San Siro, Milano, Itali | 7 | 1–0 | 2–1 | Kualifikueset e UEFA Euro 2024 | |
| 3 | 2–0 | ||||||
| 4 | 14 tetor 2023 | Stadio San Nicola, Bari, Itali | 8 | 4–0 | 4–0 | Kualifikueset e UEFA Euro 2024 | |
| 5 | 9 qershor 2024 | Stadio Carlo Castellani, Empoli, Itali | 15 | 1–0 | 1–0 | Ndeshje miqësore | |
| 6 | 6 shtator 2024 | Parc des Princes, Paris, Francë | 20 | 2–1 | 3–1 | UEFA Liga e Kombeve A 2024–25 | |
| 7 | 9 shtator 2024 | Bozsik Aréna, Budapest, Hungari | 21 | 1–0 | 2–1 | UEFA Liga e Kombeve A 2024–25 | |
| 8 | 14 tetor 2024 | Stadio Friuli, Udine, Itali | 23 | 3–1 | 4–1 | UEFA Liga e Kombeve A 2024–25 |
Trofe
- Internazionale[67]
- Serie A: 2023–24, 2025–26
- Coppa Italia: 2025–26
- Supercoppa Italiana: 2023
- UEFA Liga e Kampionëve: finalist 2024–25
- Italia nën-19
- UEFA Kampionati Evropian nën-19: finalist 2018
- Çmime personale
Referime
- ↑ "FIFA U-20 World Cup Poland 2019: List of Players: Italy" (PDF) (në anglisht). FIFA. 13 qershor 2019. fq. 6. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 6 shkurt 2020.
- ↑ "Davide Frattesi". sassuolocalcio.it (në italisht). U.S. Sassuolo Calcio. Arkivuar nga origjinali më 29 maj 2023. Marrë më 22 shtator 2023.
- ↑ "Primavera, Entella battuta 2-0: la Roma alza la Coppa Italia". Corriere dello Sport (në italisht). 21 prill 2017. Marrë më 22 shtator 2023.
- ↑ "Supercoppa Primavera, Roma-Inter 4-0 firmato Tumminello". La Gazzetta dello Sport (në italisht). 28 tetor 2016. Marrë më 22 shtator 2023.
- ↑ "Roma, i due Primavera Marchizza e Frattesi a titolo definitivo al Sassuolo". La Gazzetta dello Sport (në italisht). 13 korrik 2017. Marrë më 22 shtator 2023.
- ↑ "La Roma si avvicina a Frattesi: tutte le cifre dell'offerta al Sassuolo". Corriere dello Sport (në italisht). 13 korrik 2017. Marrë më 22 shtator 2023.
- ↑ "Atalanta vs. Sassuolo 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 20 dhjetor 2017. Marrë më 25 tetor 2018.
- ↑ "UFFICIALE: Sassuolo, preso Pinato. Frattesi va all'Ascoli" (në italisht). TuttoMercatoWeb.com. Marrë më 16 gusht 2018.
- ↑ "Ascoli vs. Cosenza 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 26 gusht 2018. Marrë më 25 tetor 2018.
- ↑ "Davide Frattesi » Serie B 2018/2019" (në anglisht). World Football. Marrë më 22 shtator 2023.
- ↑ "TMW - Empoli, Frattesi in ritiro. Arriva in prestito secco dal Sassuolo" (në italisht). TuttoMercatoWeb.com. Marrë më 16 korrik 2019.
- ↑ "Empoli vs. Reggina 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 11 gusht 2019. Marrë më 22 shtator 2023.
- ↑ "Pisa vs. Empoli 2 – 3" (në anglisht). Soccerway. 24 shtator 2019. Marrë më 22 shtator 2023.
- ↑ "Decimo colpo estivo: arriva Davide Frattesi". monzacalcio.com (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 16 shtator 2020. Marrë më 16 shtator 2020.
- ↑ "Monza vs. SPAL 0 – 0" (në anglisht). Soccerway. 25 shtator 2020. Marrë më 22 shtator 2023.
- ↑ Michele Bufalino (20 tetor 2020). "Pisa-Monza 1-1: Marconi risponde alla "maledizione" Frattesi, ma il risultato è bugiardo". SestaPorta.News Pisa (në italisht). Marrë më 24 tetor 2020.
- ↑ Francesco Zei (1 maj 2021). "Frattesi: "Vittoria meritata. Contro il Lecce grande occasione"". Forza Monza (në italisht). Marrë më 1 maj 2021.
- ↑ "Monza, Frattesi: "Siamo incappati in un periodo negativo, basta un episodio per tornare a vincere"" (në italisht). 7 prill 2021. Marrë më 1 maj 2021.
- 1 2 "I social schierano la top 11 della Serie BKT 2020-21". Lega B (në italisht). 2021-06-09. Marrë më 11 qershor 2021.
- ↑ "Sassuolo-Venezia 3-1, Frattesi: "Spero sia il primo gol di una lunga serie"" (në italisht). Canale Sassuolo. 23 tetor 2021.
- ↑ "Serie A - Le pagelle di Verona-Sassuolo 2-3: super Raspadori, bene Frattesi" (në italisht). Eurosport.it. 21 gusht 2021. Marrë më 22 gusht 2021.
- ↑ "Serie A: Sassuolo ed Empoli stendono Venezia e Salernitana" (në italisht). Sport Mediaset. Marrë më 25 tetor 2021.
- ↑ "Clamoroso Sassuolo: vince in casa della Juve al 95' con Lopez!" (në italisht). Marrë më 28 tetor 2021.
- ↑ "Davide Frattesi » Serie A 2021/2022" (në anglisht). World Football. Marrë më 22 shtator 2023.
- ↑ "Il primo gol di Pinamonti vale una rimonta: pari fra Spezia e Sassuolo" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 27 gusht 2022.
- ↑ "L'Inter va con doppio Dzeko: 2-1 in casa del Sassuolo. Ora Inzaghi può sorridere" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 8 tetor 2022.
- ↑ "Inter, poker al Sassuolo con super Lukaku: Inzaghi aggancia la Juve ed è secondo" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 13 maj 2023.
- ↑ "Sprofondo Milan: il Sassuolo lo umilia 5-2 a San Siro, è una crisi senza fine" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 29 janar 2023.
- ↑ "Inter sign midfielder Frattesi from Sassuolo". Reuters (në anglisht). 6 korrik 2023. Marrë më 7 korrik 2023.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ↑ "Davide Frattesi joins Inter". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 7 korrik 2023. Marrë më 7 korrik 2023.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ↑ "VIDEO/ 2023-shi ngjyroset zikaltër, Interi fiton derbin me 'manita'". SuperSport.al. 16 shtator 2023. Marrë më 16 shtator 2023.
- ↑ "Hera e parë në histori, Interi regjistron statistikën e veçantë me fitoren e thellë ndaj Milanit". Panorama Sport. 16 shtator 2023. Marrë më 16 shtator 2023.
- ↑ "Troppa Inter per la Lazio: facile 3-0 e finale di Supercoppa col Napoli" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 19 janar 2024. Marrë më 10 qershor 2024.
- ↑ "Napoli - Inter (0-1) Supercoppa italiana 2023" (në italisht). La Repubblica. 22 janar 2024. Marrë më 10 qershor 2024.
- ↑ "Inter Milan 2-1 Udinese (Apr 8, 2024) Game Analysis" (në anglisht). ESPN FC. 8 prill 2024. Marrë më 10 qershor 2024.
- ↑ "Inter win heated Milan derby to seal 20th Serie A title" (në anglisht). Al Jazeera. 23 prill 2024. Marrë më 10 qershor 2024.
- ↑ "Davide Frattesi dovrebbe giocare più spesso?" (në italisht). Esquire.com. 11 shtator 2024. Marrë më 7 maj 2025.
- ↑ "Frattesi a sorpresa in diretta: "Ho avuto la testa altrove". Ma non c'entrano né Inter né Roma" (në italisht). Corriere dello Sport. 27 janar 2025. Marrë më 7 maj 2025.
- ↑ "Prima voleva andarsene, ora non graffia più: tra l'Inter e Frattesi qualcosa si è rotto" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 7 maj 2025.
- ↑ "Frattesi bis e Lautaro: Empoli battuto 3-0". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 30 tetor 2024. Marrë më 7 maj 2025.
- ↑ "Late Frattesi goal hands Inter 2-1 victory at stunned Bayern" (në anglisht). Reuters. 9 prill 2025. Marrë më 21 korrik 2026.
- ↑ "Inter 4-3 Barcelona aet (agg: 7-6): Davide Frattesi settles epic semi second leg to send Nerazzurri into final | UEFA Champions League" (në anglisht). UEFA. 6 maj 2025. Marrë më 7 maj 2025.
- ↑ "Frattesi e un derby da incubo: perché la cura Chivu funziona con tutti tranne che con lui" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 25 maj 2026.
- ↑ "Inter, Frattesi non è partito per Bologna: le ultime sull'infortunio e i cinque assenti di Chivu" (në italisht). Sport Mediaset. Marrë më 25 maj 2026.
- ↑ "Inter, Frattesi ai saluti: la macchina si è già messa in moto. I tifosi si..." fcinter1908.it (në italisht). 25 maj 2026. Marrë më 25 maj 2026.
- ↑ "Inter Milan 5–1 Venezia" (në anglisht). ESPN FC. 3 dhjetor 2025.
- ↑ "L'Inter è Campione d'Italia! Parma battuto, è lo Scudetto numero 21". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 3 maj 2026. Marrë më 25 maj 2026.
- ↑ "Sempre Inter, trionfo all'Olimpico: ecco il double, è la decima Coppa Italia". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 13 maj 2026. Marrë më 25 maj 2026.
- ↑ "Frattesi set for Inter exit as Juventus and Roma circle". Football Italia (në anglisht). Yahoo! Sports. 1 gusht 2026.
- ↑ "Davide Frattesi in biancoceleste a titolo temporaneo" (në italisht). S.S. Lazio. 14 gusht 2026. Marrë më 14 gusht 2026.
- ↑ "UFFICIALE - Lazio, arriva Frattesi dall'Inter: i dettagli" (në italisht). Fantacalcio - Solo il meglio del calcio. Marrë më 14 gusht 2026.
- ↑ "Coppa Italia: Lazio, è il momento di Frattesi. L'ex Inter esordisce in biancoceleste Video" (në italisht). Marrë më 16 gusht 2026.
- ↑ Peter Young (24 gusht 2026). "Serie A | Bologna 0-1 Lazio: Immediate Frattesi impact gets Gattuso over the line" (në anglisht). Football Italia.
- ↑ "Lazio 1-0 Genoa: Frattesi Scores Again as Aquile Maintain Perfect Record". The Laziali (në anglisht). Football Italia. 30 gusht 2026. Marrë më 31 gusht 2026.
- ↑ Lorenzo Canicchio (30 gusht 2026). "Frattesi riabbraccia Roma con l'Aquila sul petto ed entra nella storia della Lazio" (në italisht). Gazzetta Regionale. Marrë më 31 gusht 2026.
- ↑ Michelle De Angelis (31 gusht 2026). "Lazio, Frattesi entra nella storia: gol in entrambe le prime due presenze. Ecco chi come lui" (në italisht). LazioPress.it. Marrë më 31 gusht 2026.
- ↑ "Portugal win epic U19 EURO final" (në anglisht). UEFA. 29 korrik 2018.
- ↑ "Mina sparks historic finish for Ecuador" (në anglisht). FIFA. 14 qershor 2019. Arkivuar nga origjinali më 15 qershor 2019.
- ↑ "Successo all'esordio per Nicolato, la nuova Under si presenta con un poker alla Moldavia". figc.it (në italisht). Federata Italiane e Futbollit. 6 shtator 2019.
- ↑ "Una 'Finalissima' per salutare l'azzurro. Chiellini: "Lascio senza rimpianti, l'Europeo il ricordo più bello"" (në italisht). Federata Italiane e Futbollit. 30 maj 2022. Marrë më 30 maj 2022.
- ↑ "How Italy beat Netherlands 3-2 in Nations League third-place match thanks to Chiesa's goal". theathletic.com (në anglisht). 18 qershor 2023.
- ↑ "Frattesi è il nome nuovo del calcio italiano". L'Ultimo Uomo (në italisht). 22 dhjetor 2022. Marrë më 17 shtator 2023.
- ↑ "Davide Frattesi, l'arma in più di Alberto De Rossi" (në italisht). Gazzetta Regionale. Arkivuar nga origjinali më 26 maj 2019. Marrë më 26 maj 2019.
- ↑ "Tenacia e classe: Davide Frattesi, il centrocampista cresciuto con i consigli di De Rossi" (në italisht). Alfredo Pedulla. Marrë më 22 shtator 2023.
- ↑ "Davide Frattesi" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 22 shtator 2023.
- 1 2 "Davide Frattesi". eu-football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 23 shtator 2022.
- ↑ "Davide Frattesi" (në anglisht). Transfermarkt. Arkivuar nga origjinali më 17 qershor 2024. Marrë më 17 qershor 2024.
- ↑ "Il premio Bulgarelli a Frattesi del Sassuolo" (në italisht). Rai. 15 maj 2023. Marrë më 15 maj 2023.
Lidhje të jashtme
- Lindje 1999
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë italianë
- Futbollistë në kombëtaren italiane
- Futbollistë në U.S. Sassuolo Calcio
- Futbollistë në Empoli F.C.
- Futbollistë në A.C. Monza
- Futbollistë në F.C. Internazionale Milano
- Futbollistë në S.S. Lazio
- Futbollistë në Serie B
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në UEFA Euro 2024
_14.jpg)