Demografia e Gjermanisë

Dendësia e popullsisë së Gjermanisë
Dendësia e popullsisë së Gjermanisë
Piramida e popullsisë së Gjermanisë
Lëvizja e natalitetit dhe mortalitetit

Gjermani jetojnë 83,577,140 banorë (2024). Gjermanët përbëjnë shumicën e popullsisë 91,16 % (75.148.846). Në Gjermani jetojnë 7.289.149 (2005) shtetas të huaj, numrin më të madh e përbëjnë Turqit 2,4 % (1.764.300) ndërsa të tjerët të gjithë 6,1 % të popullsisë. Kryësisht janë Italianë, Serb, Grek, Polak, Kroat (31.12.2005 : 228.926), Rus, Shqiptarë dhe Boshnjak. Pjesën më të madhe të të popullsisë së hujaj e përbëjnë refugjatët, punëtorët e huaj (Gastarbeiter) dhe anëtarët e familjeve të tyre.

Përveç gjermanëve dhe të të huajve në Gjermani jetojnë edhe 4 pakica kombëtare (nationale Minderheiten). Në veri jeton pakica daneze me rreth 50 000 anëtarë edhe atë më së shumti në krahinën Shlesvig-Holshtekn. frizët (60.000) jetojnë në perëndim të landit të Shlesvig-Holshtajn.

Në vitin 2023 numri banorëve me prejardhje të huaj arriti në 29.7% të popullsisë, duke përfshirë emigrantë, qytetarë të natyralizuar dhe gjermanë etnik të riatdhesuar pas luftës së dytë botërore së bashku me fëmijët e pasardhësit e tyre.

Për shkak të lindshmërisë së ulët, që prej vitit 1972 rregjistrohen më tepër vdekje sesa lindje, duke treguar se pa emigracion popullsia do të ishte shumë më e ulët.

Shkalla arsimore arrin në 99%, ndërsa jetëgjatësia 78 vjet (femrat 81, meshkujt 75). Sa I përket strukturës moshore 14,7% I takon grupmoshës 0-14vjet, 67,3% grupmoshës 15-64 vjet dhe 18 % grupmoshës mbi 65 vjet.

Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Gjermanisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë.