Despoti i Epirit

Despot i Epirit
Stema e Carlo I Tocco, themelues i dinastisë së fundit të Epirit, si kont palatin i Qefalonisë dhe Zakintos (djathtas) dhe si despot i Epirit (majtas)[1]
Të dhënat
Monarku i parëMihal I Komnenos Dukas
Monarku i funditLeonardo III Tocco
1448 – 1479(sundues)
Antonio Tocco
(titullar)
Vendosja1205
Përmbysja1479
(rënia e despotatit)
1642
(përdorimi i fundit i titullit)
Emëruesii trashëgueshëm

Despoti i Epirit ishte sunduesi i Despotatit të Epirit, një shtet pasues i Perandorisë Bizantine pas Kryqëzatës së Katërt. Emri "Despotati i Epirit" dhe titulli "despot i Epirit" janë emra historiografikë modernë, pasi nuk ishin në përdorim nga vetë despotët. Në Perandorinë Bizantine, titulli i Despotit ([δεσπότης] Error: {{Lang}}: invalid parameter: |3= (help)) ishte një titull prestigjoz oborri dhe nuk përcaktonte sundimin mbi ndonjë territor specifik. Megjithëse majft sundues epirotë përdornin titullin despot, ai nuk ishte asnjëherë në referencë të tokave që ata qeverisnin, por në referencë të pozicionit të tyre në hierarkinë bizantine.

Vetëm pasi Epiri ra në duart e dinastive të tjera që titulli i despotit u përdor jo për hierarkinë perandorake, por për sundues të të një territori, ndonjëherë për habinë e popullsisë vendore. "Despoti i Epirit" nuk është rregjistruar në dokumente bashkëkohore për sunduesit e tjerë, por ka mjaft versione të tjera, siç janë "despoti i Artaës" dhe "despoti i Janinës", dy kryeqytetet e despotatit në pika të ndryshme kohore. Disa sundues përdorën versionin "despot i Romanisë" (Romania thelbësisht i referohej territoreve të Perandorisë Romake, d.m.th. Bizantit) ose "despot i Romakëve" (duke pretenduar sundimin mbi Romaioit, d.m.th. bizantinët/grekët).

Despoti i fundit i Epirit qe Leonardo III Tocco, i cili sundoi nga viti 1448 deri në vitin 1479, kur mbetjet e despotatit u pushtuan nga Perandoria Osmane. Leonardo ia mbathi në ekzil dhe pasardhësit e tij vijuan ta pretendonin titullin deri në vitin 1642.

Kjo do të ndodhte kur Antonio Tocco i kërkoi Mbretit të Spanjës ti jepej titulli i Princit të Akesë, në shkëmbim për titullin e tij të trashëguar të despotit të Epirit dhe kontit palatin të Qefalonisë dhe Zakintos;[2] kjo dhënie e re pasqyronte titullin origjinal princëror të mbajtur nga sunduesit e Principatës së Akesë, por ishte një titull fisnik brenda fisnikërisë napolitane, krahasuar me titullin origjinal sovran.

Titulli

Në periudhën e voën të Perandorisë Bizantine, titulli i despotit ([δεσπότης] Error: {{Lang}}: invalid parameter: |3= (help)) ishte një titull i lartë dhe prestigjoz oborrtar. Ai nuk përdorej si një titull sunduesi të ndonjë zotërimi të caktuar tokësor.[3] Si i tillë, duke iu referuar sunduesve të Despotatit të Epirit (një term jo i kohës së ekzistencës së shtetit) si "despotë të Epirit" është teknikisht i pasaktë.[4] Titulli do të lidhej me territore të caktuara vetëm pasi praktika e perandorëve që ua jepnte titullin princave, duke u dhënë atyre apanazhe gjysmë-autonome për ti qeverisur, u bë e rregullt.[5][6][7] Për më tepër, jo të gjithë sunduesit e Epirit e bartën titullin monarkisë epirote, Mihali I Komnenos Dukas, nuk e përdori asnjëherë titullin dhe as pasuesi i tij, Theodor Komnenos Dukas, i cili faktikisht e kurorëzoi veten perandor (Script error: The function "transl" does not exist.) në Selanik rr.1225. Sunduesi i parë i Epirit që mori titullin e despotit ishte Mihali II Komnenos Dukas, nga xhaxhai i tij Manueli i Selanikut në vitet 1230, dhe pastaj prapë, si shenjë e nënshtrimit dhe vasalitetit, nga the perandori nikeas Joani III Vatatzes.[8][9]

Përdorimi i një versioni të titullit despot të lidhur faktikisht me territorin filloi nën sundimin e Familjes Orsini, duke pasuar shuarjen e dinastisë origjinale Komnenos Dukas. Me prejardhje italiane, sunduesit Orsini e kthyen titullin e tyre si Despotus Romaniae (Despot i Romania). Epiri ishte pjesë e Romanias (që thelbësisht nënkuptonte Perandorinë Romake Lindore, d.m.th Bizantin).[3] Thomas II Preljuboviç, të cilit iu dha Epiri nga sunduesi i tij i mëparshëm, pretenduesi i fronit perandorak serb Simeon Uroshi, iu dha dinjiteti i despotit nga Simeoni dhe e titulloi veten si "Despot i Janinës" për të përcaktuar sundimin e tij mbi kryeqytetin e tij dhe të gjithë Epirin.[10]

Pasi u bë sundues i Janinës në vitin 1411, Carlo I Tocco mori titullin e despotit, ose si referencë për despotët Komnenos Dukas dhe Orsini, ose për titullin e marë nga Thomas II Preljuboviq. Vendasit këmbëngulën që Carlo të kërkonte njohjen e atij titulli nga perandori bizantin dhe pasi kishte dërguar vëllain e tij, Leonardo II Tocco në Konstandinopojë, perandori Manueli II Paleologu, e njohur atë formalisht si despot.[10] Për Carlo-n, titulli i despotit nënkuptonte se ai mund të pretendonte sundimin e të gjithë Epirit, jo vetëm të Janinës; ai në mënyrë të shquar zaptoi Artën, kryeqytet nën Komnenos Dukas dhe Orsinit, në vitin 1416. Për bizantinët në Kostandinopojë, dhënia e titullit shërbeu më shumë për të mbuluar kontrollin faktik perandorak të rajonit, vetëm duke qenë një referencë nominale për pushtetin e mëparshëm të ushtruar në Epir nga despotët bizantinë.[11] Nga viti 1418 e në vijim, Carlo e ktheu titullin e tij në latinisht si Despotus Romaniae, siç kishin bërë despotët Orsini para tij.[3] Ky titull është përdorur edhe nga Centurione II Zaccaria, princi i Akeas, dhe Carlo mund ta ketë marë atë në vitin 1418, jo si një referencë ndaj sunduesve të mëparshëm të Epirit, por thelbësisht si një uzurpim i titullit të Centurione-s (padroni i tij i mëparshëm feudal), pasi princi i Akeas kishte pësuar humbje shkatërruese të territorit ndaj bizantinëve po atë vit. Burime epirote shkruajnë se titulli Despotus Romaniae u konfirmua nga Manueli II, por burimet bashkohëse bizantine heshtin mbi këtë çështje.[12] Dokumente nga Janina dhe Arta i japin Carlo-s titullin e plotë Dominus Carolus Dei Gratia despotus Romaniae (Zoti Carlo, me hirin e Zotit, despot i Romanisë).[13]

Carlo ndonjëherë përdorte versionin Despotus Romeorum (Despot i Romanëve, d.m.th. bizantinëve) nga viti 1418 e në vijim. Ky version i titullit kishte ndërlikime edhe më të rrezikshme për Kostandinopojën, pasi ai nënkuptonte sundimin mbi vetë bizantinët, në vend të territorit që ata e konsideronin pjesë të perandorisë së tyre. Për bizantinët, një pushtet i tillë mund të ushtrohej ligjërisht vetëm nga perandori.[14] Pasuesi i Carlo I, Carlo II Tocco, përdori titullin Despot i Artës, i cili e lidhte atë me kryeqytetin e vjetër të shtetit epirot, në vend të territorit të Perandorisë Bizantine në përgjithësi. Edhe atëherë, despot i Artës nuk ishte më i pranueshëm për bizantinët sesa despot i Romanisë, pasi titulli ishte akoma në lidhje me një territor të caktuar, në vend se me pozicionin e një despoti të lidhur me perandorin në hierarkinë oborrtare.[15] Ky titull u përdor edhe nga pasuesi i Carlo-s së II, Leonardo III Tocco.[16] Anëtarët e mëpasëm të Familjes Tocco, pretendentë të titullit, për dhe versionin despot i Romanisë, ashtu dhe versionin despot i Artës; në një tekst italian të vitit 1697 titujt despotë të Familjes Tocco përdoren si Despoti de Romanìa, & del'Arta (despotë të Romanisë dhe të Artës).[17]

Në vitin 1359, pas mundjes së despotit Nikefori II Orsini në Betejën e Akelout, prijësit shqiptarë Pjetër Losha dhe Gjin Bua Shpata, përkatësisht në Artë dhe Angjelokastro, do të krijonin dinastitë shqiptare të Epirit, atë të Zenebishëve dhe Despotët e Artës.[18][19][20][21]

Lista e despotëve të Epirit, 1205–1479

Dinastia Komnenos Dukas (1205–1318)

Imazhi Emri Sundimi Pasimi & shënime Referenca
Mihali I Komnenos Dukas
Μιχαήλ Κομνηνός Δούκας
(Mihaēl Komnēnos Doukas)
1205–1215 Kushëri i perandorëve bizantinë Isaak II Anxhelos dhe Aleksios III Anxhelos, e vendosi veten si sundues i Epirit pas pushtimit dhe plaçkitjes së Kostandinopojës nga Kryqëzata e Katërt. [22]
Theodor Komnenos Dukas
Θεόδωρος Κομνηνὸς Δούκας
(Theodōros Komnēnos Doukas)
1215–1230 Gjysmë-vëlla i Mihaelit I Komnenos Dukas. Synonte marrjen e Kostandinopojës dhe ripërtëritjen e Perandorisë Bizantine, duke u shpallur perandor në Selanik në vitin 1224. [22]
Mihael II Komnenos Dukas
Μιχαήλ Κομνηνός Δούκας
(Mihaēl Komnēnos Doukas)
1230–1271 Biri i paligjshëm i Mihael I Komnenos Dukas. E shpalli veten sundues të Epirit pas humbjes së Theodorit në Betejën e Klokotnitsës. [22]
Nikeforos I Komnenos Dukas
Νικηφόρος Κομνηνός Δούκας
(Nikēforos Komnēnos Doukas)
1271–1297 I biri i Mihael II Komnenos Dukas. [22]
Thomas I Komnenos Dukas
Θωμάς Κομνηνός Δούκας
(Thōmas Komnēnos Doukas)
1297–1318 I biri i Nikeforos I Komnenos Dukas. Vritet nga nipi i tij, Nicola Orsini. [22]

Dinastia Orsini, vija e Maria Komnene Dukainës (1318–1359)

Imazhi Emri Mbretërimi Pasimi & shënime Referenca
Nicola Orsini
Νικόλαος Ορσίνι
(Nikolaos Orsini)
1318–1323 Nipi i Nikeforos I Komnenos Dukas dhe burri i të vesë së Thomas I Komnenos Dukas. I vrarë nga vëllai i tij, Giovanni II Orsini. [22]
Giovanni II Orsini[Shpjegim 1]
Ἰωάννης Κομνηνός Δούκας
(Iōannēs Komnēnos Doukas)
1323–1335 Nipi i Nikeforos I Komnenos Dukas. I vrarë nga gruaja e tij, Ana Paleologina. [22]
Nikeforos II Orsini
Νικηφόρος Δούκας
(Nikēphoros Doukas)
(sundimi i parë)
1335–1338/1340 I biri i Giovanni Orsinit, sundoi nën regjencën e nënës së tij, Ana Paleologina. [22]
1338/13401348: Perandoria Bizantine nën Andronikos III Paleologos e rimori Epirin në vitin 1338; iu rikthye shkurtimisht pavarësia me ndihmën e Katerinës, perandores titullare latine, para se rimerej prapë nga bizantinët në vitin 1340.[22] Joan Angjelos do të shërbente si guvernator.[23]
13481356: Perandoria Serbe nën Stefan Dushanin do ta pushtonte Epirin; Simeon Uroshi, gjysmë-vëllai i Stefanit, u caktua guvernator.[24]
Nikeforos II Orsini
Νικηφόρος Δούκας
(Nikēphoros Doukas)
(sundimi i dytë)
1356–1359 Rikthimi në fronin epirot nëpërmjet marrjes së Epirit nga Perandoria Serbe. Vdiq në Betejën e Akelout kundër një kryengritjeje shqiptare. [22]
[25]

Dinastia Nemanjiç (1359–1385)

Imazhi Emri Sundimi Pasimi & shënime Referenca
Simeon Uroshi
Симеон Урош, Συμεών Ούρεσης Παλαιολόγος
(Simeon Urosh, Simeon Ouresēs Palaiologos)
1359–1366 Pretendues i fronit perandorak serb; e vendosi veten si sundues të Epirit dhe Thesalisë. U martua me Thomaida Orsinin, bijën e Giovanni Orsinit. Më parë guvernator serb i Epirit. [26]
[27]
Thomas II Preljuboviç
Тома Прељубовић, Θωμάς Κομνηνός Παλαιολόγος
(Toma Preljubović, Thōmas Komnēnos Palaiologos)
1366–1384 Martuar me Maria Angjelinën, bijën e Simeon Uroshit. U bë sundues i qytetit të Janinës dhe pjesëve të tjera të Epirit nga Simeoni. [28]
[29]
Maria Angjelina
Μαρία Αγγελίνα Δούκαινα Παλαιολογίνα
(Maria Angelina Doukaina Palaiologina)
1384–1385 Bija e Simeon Uroshit dhe e veja e Thoma II Preljuboviçit. E shpallur sunduese nga popullsia e Janinës. Mori titullin basilissa (perandore). [28]
[30]

Dinastia Buondelmonti (1385–1411)

Imazhi Emri Sundimi Pasimi & shënime Referenca
Esau de' Buondelmonti
Ησαύ Μπουοντελμόντι
(Esau Bouontelmonti)
1385–1411 Burri i dytë i Maria Angjelinës. Të dy u martuan me sugjerim të Jovan Uroshit, vëllait të Maries. [31]
[32]
Giorgio de' Buondelmonti
Γεώργιος Μπουοντελμόντι
(Geōrgios Bouontelmonti)
1411 I biri i Esau de' Buondelmonti nëpërmjet Jevdoqija Balshiç. Shkurtimisht sundues i Janinës nën regjencën e nënës së tij, e cila nuk ishte popullore. U shkarkua nga fisnikëria vendore në favor të Carlo I Tocco. [33]

Dinastia Tocco (1411–1479)

Imazhi Emri Sundimi Pasimi & shënime Referenca
Carlo I Tocco
Κάρολος Τόκκος
(Karolos Tokkos)
1411–1429 I biri i Maddalena de' Buondelmontit, motra e Esau de' Buondelmontit. I ftuar për tu bërë sunduesi i ri i Janinës pasi fisnikët vendorë hoqën Giorgio de' Buondelmontin. [34]
[35]
Carlo II Tocco
Κάρολος Τόκκος
(Karolos Tokkos)
1429–1448 Nipi dhe trashëgimtari legjitim i Carlo I Tocco. Luftoi me bijtë e paligjshëm të Carlo I Tocco, të cilët u përpoqën të mernin despotatin. Sundimi i Carlo II pa humbjen e shumicës së territoreve kontinentale ndaj osmanëve. [36]
Leonardo III Tocco[Shpjegim 2]
Λεονάρδος Τόκκος
(Leonardos Tokkos)
1448–1479 I biri i Carlo II Tocco. E trashëgoi despotatin që i mitur, duke sunduar nën regjencën e tutorëve të tij, gjatë viteve të tij të hershme si despot. U largua në Napoli, kur territoret e tij të fundit do të pushtoheshin nga osmanët në vitin 1479. [37]

Despotët titullartë Epirit, 1479–1642

Imazhi Emri Pretendimi Pasimi & shënime Referenca
Leonardo III Tocco 1479 – rr. 1503
(më herët despot sundues 14481479)
Jetoi në ekzil në Romë dhe në Napoli pas rënies së despotatit. Mori feude të çmuara në Italinë Jugore, por do t'i humbte ato në kohën e vdekjes së tij. [38]
Carlo III Tocco rr. 1503 – 1518 I biri i Leonardo III Tocco dhe Milica Brankoviçit, mbesa e Thomas Paleologut. [38]
[39]
Leonardo IV Tocco 1518–1564 I biri i Carlo III Tocco. [38]
[40]
Francesco Tocco 1564–1596 I biri i Leonardo IV Tocco. [41]
Leonardo V Tocco 1596–1641 I biri i Francesco Tocco. [42]
Antonio Tocco 1641–1642 I biri i Leonardo V Tocco. Në vitin 1642, Antonio i shkëmbeu titujt e tij për titullin napolitan të princit të Akeas. Ky shkëmbim u konfirmua nga Filipi IV i Spanjës. Ai vijoi të jetonte në ekzil nën titullin e ri, duke vdekur në vitin 1678. [43]
[44]
[45]

Me shkëmbimin e titullit bashkë me atë të kontit palatin të Antonio Tocco-s në vitin 1642, Familja Tocco pushoi së përdoruri titullin despot i Epirit. Vija mashkullore e pasardhësve të Antonios, në fakt filluan të përdornin titullin e tyre të ri të princit të Akeas brenda fisnikërisë napolitane.[46] Ndryshimi i titujve mund ti atribuohet faktit se Familja Tocco ishte pasardhësja kryesore e Thomas Paleologut, Despotit të Moresë,[47] duke pasuar shuarjen e pasardhësve të saj të fundit meshkuj shekullin e XVI.[48] Thomas Paleologu ishte martuar me trashëgimtaren e paracaktuar të Centurione II Zaccaria, princi i Akeas, pas bisedimeve të Chalandritsës midis dy sunduesve në vitin 1429 dhe si i tillë, kishte trashëguar territoret e principatës pas vdekjes së Centuriones në vitin 1432.[47][49]

Shiko edhe

Shpjegimet

  1. Numri i sundimit të Giovanni-t rrjedha nga Giovanni I Orsini, i cili nuk ishte sundues i Epirit, por kont palatine i Qefalonisë dhe Zakintos.}}
  2. Numri i sundimit të Leonardos III rrjedh nga Leonardo I dhe Leonardo II Tocco, që nuk ishin sundues të Epirit, por kont palatin i Qefalonisë dhe Zakintos dhe Zot i Zakintos, përkatësisht.}}

Referime

  1. Brendan Osswald (2018). "Les armoiries des Tocco de Céphalonie dans la citadelle intérieure de la forteresse d'Arta". Bulletin de correspondance hellénique (në frëngjisht). 142 (2): 803–844. doi:10.4000/bch.689. S2CID 216810785.
  2. Stornaiolo Silva; Ugo Stefano (2024). Achaean Disputes: Eight Centuries of Succession Conflicts for the Title of Prince of Achaea (në anglisht). Covington, LA & Boerne, TX, ShBA: Libertas Press. fq. 73. ISBN 160020005-2.
  3. 1 2 3 Nada Zečević (2014). The Tocco of the Greek Realm: Nobilty, Power and Migration in Latin Greece (14th – 15th Centuries) (në anglisht). Makart. fq. 91. ISBN 978-86-8711511-8.
  4. John Van Antwerp Fine Jr. (1994) [1987]. The Late Medieval Balkans: A Critical Survey from the Late Twelfth Century to the Ottoman Conquest (në anglisht). Miçigan: University of Michigan Press. fq. 69. ISBN 978-0-472-10079-8. OCLC 749133662.
  5. Peter Soustal; Johannes Koder (1981). Tabula Imperii Byzantini (në gjermanisht). Vëll. Band 3: Nikopolis und Kephallēnia. Vjenë: Verlag der Österreichischen Akademie der Wissenschaften. fq. 38–39. ISBN 978-3-7001-0399-8.
  6. Alexander Kazhdan; Anthony Cutler; Alice-Mary Talbot; Timothy Gregory; Nancy Patterson Ševčenko, red. (1991). The Oxford Dictionary of Byzantium (në anglisht). Vëll. 2. Esot – Nika. Oksford dhe Nju Jork: Oxford University Press. fq. 614, 716. ISBN 978-0-19-504652-6.
  7. Lucien Stiernon (1959). "Les origines du despotat d'Épire. À propos d'un livre récent". Revues des études byzantines (në frëngjisht). 17: 90–126. doi:10.3406/rebyz.1959.1200.
  8. John Van Antwerp Fine Jr. (1994) [1987]. The Late Medieval Balkans: A Critical Survey from Late Twelfth Century to the Ottoman Conquest (në anglisht). Miçigan: University of Michigan Press. fq. 68–69. ISBN 978-0-472-10079-8.
  9. Alexander Kazhdan; Anthony Cutler; Alice-Mary Talbot; Timothy Gregory; Nancy Patterson Ševčenko, red. (1991). The Oxford Dictionary of Byzantium (në anglisht). Vëll. 2. Esot – Nika. Oksford dhe Nju Jork: Oxford University Press. fq. 716. ISBN 978-0-19-504652-6.
  10. 1 2 Nada Zečević (2014). The Tocco of the Greek Realm: Nobilty, Power and Migration in Latin Greece (14th – 15th Centuries) (në anglisht). Makart. fq. 81. ISBN 978-86-8711511-8.
  11. Nada Zečević (2014). The Tocco of the Greek Realm: Nobilty, Power and Migration in Latin Greece (14th – 15th Centuries) (në anglisht). Makart. fq. 82. ISBN 978-86-8711511-8.
  12. Nada Zečević (2014). The Tocco of the Greek Realm: Nobilty, Power and Migration in Latin Greece (14th – 15th Centuries) (në anglisht). Makart. fq. 92. ISBN 978-86-8711511-8.
  13. Nada Zečević (2014). The Tocco of the Greek Realm: Nobilty, Power and Migration in Latin Greece (14th – 15th Centuries) (në anglisht). Makart. fq. 100. ISBN 978-86-8711511-8.
  14. Nada Zečević (2014). The Tocco of the Greek Realm: Nobilty, Power and Migration in Latin Greece (14th – 15th Centuries) (në anglisht). Makart. fq. 97. ISBN 978-86-8711511-8.
  15. Nada Zečević (2014). The Tocco of the Greek Realm: Nobilty, Power and Migration in Latin Greece (14th – 15th Centuries) (në anglisht). Makart. fq. 116. ISBN 978-86-8711511-8.
  16. Nada Zečević (2014). The Tocco of the Greek Realm: Nobilty, Power and Migration in Latin Greece (14th – 15th Centuries) (në anglisht). Makart. fq. 126. ISBN 978-86-8711511-8.
  17. Andrea Giuseppe Gizzi (1697). Lo scettro del despota o vero Del titolo (në italisht). Nella stamperia di Giacomo Raillard. fq. 53.
  18. Pëllumb Xhufi (2002). "3. Fundi i Sundimeve të Huaja. Formacionet Shtetërore Shqiptare në Shek. XIV – Fillimi i Shek. XV". përmbledhur nga Kristaq Prifti; Xhelal Gjeçovi; Muzafer Korkuti; Gazmend Shpuza; Kasem Biçoku (red.). Historia e Popullit Shqiptar në Katër Vëllime. Vëll. 1. Ilirët – Mesjeta – Shqipëria nën Perandorinë Osmane Gjatë Shek. XVI – vitet 20' të Shek. XIX. Instituti i Historisë, Akademia e Shkencave të Shqipërisë; Botimet Toena. fq. 271–327. ISBN 978-999271622-9.
  19. John Van Antwerp Fine Jr. (1994) [1987]. The Late Medieval Balkans: A Critical Survey from the Late Twelfth Century to the Ottoman Conquest (në anglisht). Miçigan: University of Michigan Press. fq. 348–349, 356, 401. ISBN 978-0-472-10079-8. OCLC 749133662.
  20. Donald MacGillivray Nicol (2010). The Despotate of Epiros 1267–1479: A Contribution to the History of Greece in the Middle Ages (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 142, 146–170, 175–177, 185–187. ISBN 978-0-521-13089-9.
  21. Alexander Kazhdan; Anthony Cutler; Alice-Mary Talbot; Timothy Gregory; Nancy Patterson Ševčenko, red. (1991). "Nikephoros II". The Oxford Dictionary of Byzantium (në anglisht). Vëll. 3. Nike-Zygo. Oksford dhe Nju Jork: Oxford University Press. fq. 53, 191. ISBN 978-0-19-504652-6.
  22. 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Goodyear 2020.
  23. Donald MacGillivray Nicol (2010). The Despotate of Epiros 1267–1479: A Contribution to the History of Greece in the Middle Ages (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 114–121, 124. ISBN 978-0-521-13089-9.
  24. John Van Antwerp Fine Jr. (1994) [1987]. The Late Medieval Balkans: A Critical Survey from the Late Twelfth Century to the Ottoman Conquest (në anglisht). Miçigan: University of Michigan Press. fq. 346–347. ISBN 978-0-472-10079-8. OCLC 749133662.
  25. John Van Antwerp Fine Jr. (1994) [1987]. The Late Medieval Balkans: A Critical Survey from the Late Twelfth Century to the Ottoman Conquest (në anglisht). Miçigan: University of Michigan Press. fq. 347–348. ISBN 978-0-472-10079-8. OCLC 749133662.
  26. John Van Antwerp Fine Jr. (1994) [1987]. The Late Medieval Balkans: A Critical Survey from the Late Twelfth Century to the Ottoman Conquest (në anglisht). Miçigan: University of Michigan Press. fq. 350. ISBN 978-0-472-10079-8. OCLC 749133662.
  27. Donald MacGillivray Nicol (2010). The Despotate of Epiros 1267–1479: A Contribution to the History of Greece in the Middle Ages (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 133. ISBN 978-0-521-13089-9.
  28. 1 2 Talbot 2004, f. 51.
  29. Donald MacGillivray Nicol (2010). The Despotate of Epiros 1267–1479: A Contribution to the History of Greece in the Middle Ages (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 143. ISBN 978-0-521-13089-9.
  30. Donald MacGillivray Nicol (2010). The Despotate of Epiros 1267–1479: A Contribution to the History of Greece in the Middle Ages (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 157, 353–354. ISBN 978-0-521-13089-9.
  31. John Van Antwerp Fine Jr. (1994) [1987]. The Late Medieval Balkans: A Critical Survey from the Late Twelfth Century to the Ottoman Conquest (në anglisht). Miçigan: University of Michigan Press. fq. 354. ISBN 978-0-472-10079-8. OCLC 749133662.
  32. Donald MacGillivray Nicol (2010). The Despotate of Epiros 1267–1479: A Contribution to the History of Greece in the Middle Ages (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 353–354. ISBN 978-0-521-13089-9.
  33. Nada Zečević (2014). The Tocco of the Greek Realm: Nobilty, Power and Migration in Latin Greece (14th – 15th Centuries) (në anglisht). Makart. fq. 80. ISBN 978-86-8711511-8.
  34. Alexander Kazhdan; Anthony Cutler; Alice-Mary Talbot; Timothy Gregory; Nancy Patterson Ševčenko, red. (1991). The Oxford Dictionary of Byzantium (në anglisht). Vëll. 1. Aaron – Eski. Oksford dhe Nju Jork: Oxford University Press. fq. 2090. ISBN 978-0-19-504652-6.
  35. Nada Zečević (2014). The Tocco of the Greek Realm: Nobilty, Power and Migration in Latin Greece (14th – 15th Centuries) (në anglisht). Makart. fq. 80. ISBN 978-86-8711511-8.
  36. Nada Zečević (2014). The Tocco of the Greek Realm: Nobilty, Power and Migration in Latin Greece (14th – 15th Centuries) (në anglisht). Makart. fq. 98, 111. ISBN 978-86-8711511-8.
  37. Nada Zečević (2014). The Tocco of the Greek Realm: Nobilty, Power and Migration in Latin Greece (14th – 15th Centuries) (në anglisht). Makart. fq. 123. ISBN 978-86-8711511-8.
  38. 1 2 3 Miller 1921, f. 513.
  39. Donald MacGillivray Nicol (2010). The Despotate of Epiros 1267–1479: A Contribution to the History of Greece in the Middle Ages (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 224. ISBN 978-0-521-13089-9.
  40. Shamà 2013, f. 42.
  41. Shamà 2013, ff. 45–46.
  42. Shamà 2013, ff. 48–49.
  43. Gizzi 1697, f. 53.
  44. Shamà 2013, f. 52.
  45. Miller 1908, f. 488.
  46. Stornaiolo Silva; Ugo Stefano (2024). Achaean Disputes: Eight Centuries of Succession Conflicts for the Title of Prince of Achaea (në anglisht). Covington, LA & Boerne, TX, ShBA: Libertas Press. fq. 73. ISBN 160020005-2.
  47. 1 2 Miller 1908, f. 489.
  48. Donald MacGillivray Nicol (2010). The Despotate of Epiros 1267–1479: A Contribution to the History of Greece in the Middle Ages (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 116. ISBN 978-0-521-13089-9.
  49. Donald MacGillivray Nicol (2010). The Despotate of Epiros 1267–1479: A Contribution to the History of Greece in the Middle Ages (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 12. ISBN 978-0-521-13089-9.

Bibliografia

Lidhje të jashtme