Dodô Pires

Dodô
Dodô duke luajtur me Corinthians në vitin 2010.
Informacioni personal
Emri i plotë José Rodolfo Pires Ribeiro
Data e lindjes 6 shkurt 1992 (34 vjeç)
Vendi i lindjes Campinas, Brazil
Gjatësia 1.77 m (5 ft 10 in)[1]
Pozicioni(et) Mbrojtës i majtë
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Santos
Numri 16
Karriera me të rinjtë
2007–2010 Corinthians
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2009–2012 Corinthians 4 (0)
2011 → Bahia (Huazim) 14 (1)
2012–2014 Roma 30 (0)
2014–2018 Internazionale 20 (0)
2016–2018 → Sampdoria (huazim) 24 (0)
2018–2020 Sampdoria 0 (0)
2018 → Santos (huazim) 42 (1)
2019 → Cruzeiro (huazim) 22 (0)
2021–2023 Atlético Mineiro 46 (2)
2023– Santos 18 (0)
Karriera ndërkombëtare‡
2008–2009 Brazili U–17 7 (1)
2009–2012 Brazili U–20 3 (0)
2014– Brazili 0 (0)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 7 nëntor 2014
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 7 nëntor 2014

José Rodolfo Pires Ribeiro, njohur ndryshe si Dodô, është një futbollist profesionist brazilian i cili luan me klubin brazilian Santos si mbrojtës i majtë.

Karriera me klube

Vitet e hershme

Në maj 2009, Dodô ishte i lidhur me një transferim te klubin anglez Manchester United i cili do të kryhej në shkurt 2010.[2]

Në dhjetor 2010, Dodô u bashkua me Bahian në formën e huazimit deri në fund të sezonit.[3]

Roma

Më 2 korrik 2012, Dodô u bashkua me klubin italian të Serie A, Roma.[4] Ai bëri debutimin e tij me klubin më 28 tetor në humbjen 2–3 kundër Udineses.[5] Ai e nisi ndeshjen si titullar dhe më pas u zëvëndësua me bashkkombasin e tij Marquinhos.[6] Ai e përfundoi sezonin e tij të parë me klubin kryeqytetas duke luajtur 11 ndeshje.

Dodô gjeti më shumë hapsira për të luajtur futboll gjatë sezonit 2013–14, për shkak se mbrojtësi i majtë italian Federico Balzaretti humbi shumicën e sezonit për shkak dëmtimesh. Ai e përfundoi sezonin 2013–14 me 20 paraqitje në të gjitha kompeticionet, duke ndihmuar Romën që t'a përfundonte kampionatin në vendin e dytë.

Internazionale

Më 8 korrik 2014, Interi njoftoi transferimin e Dodôs në një huazim dy-vjeçar për 1.2 milion €.[7] Zikaltrit gjithashtu kishin të drejtën e blerjes së kartonit të lojtarit për 7.8 milion € pasi ai të luante ndeshjen e parë zyrtare me ekipin.[8]

Dodô debutoi zyrtarisht me klubin më 20 gusht në ndeshjen e parë raundit play-off të Ligës së Evropës kundër Stjarnan, duke shënuar një nga golat e suksesit 3–0 në transfertë.[9] Njëmbëdhjetë ditë më pas, ai debutoi në Serie A në pa barazimin pa gola kundër Torinos, duke luajtur 80 minuta si titullar.[10] Pas kësaj, Interi arriti një sukses 7–0 kundër Sassuolos në San Siro, me Dodôn i cili ishte një nga më të mirë në fushë.[11][12]

Më 6 nëntor, ai shënoi në barazimin 1–1 kundër Saint-Étienne në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.[13]

Sampdoria

Më 21 janar 2016, Dodô kreu vizitat mjeksore si lojtari i ri i Sampdorias,[14] duke u huazuar deri në përfundim të sezonit 2015–16.[15][16] Ai u aktivizua në 17 ndeshje në kampionat gjatë kësaj kohe, pa arritur të shënoj. Pas përfundimit të huazimit, Dodô u rikthye te Interi, megjithatë ai u aktivizua në vetëm dy ndeshje nga trajneri Mancini në fazën përgatitore,[17][18] si dhe u la jashtë turit në Shtetet e Bashkuara.[19] Më 17 gusht, ai u rikthye sërisht te Sampdoria në huazim me të drejtë blerje pas dy vitesh.[20]

Më 22 shkurt 2018, Dodô u rikthye në Brazil duke firmosur një kontratë një-vjeçare me Santos në formë huazimi.[21] Ai debutoi më 7 mars duke u aktivizuar si titullar në humbjen 2–1 në transfertë kundër Grêmios në Campeonato Paulista.

Në janar 2019, Dodô u huazua te Cruzeiro deri më 31 dhjetor 2019 në një transferim me detyrim blerje pas mbarimit të huazimit.[22] Megjithatë, në përfundim të huazimit klubi nuk e bleu përfundimisht kartonin e lojtarit për shkak të vështirësive financiare.[23]

Atlético Mineiro

Kontrata e Dodôs me Sampdorian skadoi në dhjetor 2020, duke e bërë brazilianin një lojtar të lirë. Më 5 shkurt 2021, ai firmosi një kontratë tre-vjeçare me Atlético Mineiron.[24]

Santos

Më 10 korrik 2023, Dodô u rikthye te Santosi duke nënshkruar një kontratë dy-vjeçare-e-gjysëm.[25]

Karriera ndërkombëtare

Në tetor 2014, Dodô u thirr për herë të parë në kombëtaren braziliane për dy ndeshjet miqësore kundër Argjentinës dhe Japonisë.[26] Ai qëndroi si zëvëndësues në të dyja ndeshjet, pa mundur të debutoj.[27]

Statistikat e karrierës

Redaktuar më 20 tetor 2014[28][29]

Sezoni Klubi Liga Liga Kupa Tjetër Kontinenti Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Brazil Liga Copa do Brasil Liga e Shtetit Amerika e Jugut Total
2009CorinthiansSérie A40–000040
201000–200020
2011Bahia1416011100312
Itali Liga Coppa Italia Supercoppa Europa Total
2012–13RomaSerie A11040––150
2013–14 19010––200
2014–15 Inter7000–2191
TotalBrazil1816013100372
Itali370500021441
Karriera në total55111013121813

Trofe

Brazil
  • Superclásico de las Américas: 2014

Referime

  1. ↑ "Biografia, Notizie, Foto - AS Roma". asroma.it (në anglisht). A.S. Roma. 31 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2015. Marrë më 31 gusht 2014.
  2. ↑ "Manchester United close in on Dodo signing". The Daily Telegraph (në anglisht). Marrë më 13 maj 2009.
  3. ↑ "Bahia contrata mais dois jogadores do Corinthians". Atarde.com.br (në portugalisht). Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2011. Marrë më 17 dhjetor 2010.
  4. ↑ "Corporate: José Rodolfo Pires Ribeiro (Dodô)". asroma.it (në italisht). A.S. Roma. 2 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2014. Marrë më 31 gusht 2014.
  5. ↑ "Serie A Round 9 Results: Udinese stage spectacular comeback against Roma, Fiorentina put nine-man Lazio to sword". Goal.com (në anglisht). 28 tetor 2012. Marrë më 7 nëntor 2014.
  6. ↑ "Roma vs. Udinese 2–3". Soccerway (në anglisht). 28 tetor 2012. Marrë më 7 nëntor 2014.
  7. ↑ "Merkato e Interit: Zyrtarizohet Dodo, pritet Medel" (në anglisht). Panorama Sport. 9 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2014. Marrë më 7 nëntor 2014.
  8. ↑ "Corporate announcement of Dodo's transfer" (PDF). asroma.it (në anglisht). A.S. Roma. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 14 korrik 2014. Marrë më 8 korrik 2014.
  9. ↑ "Interi bën "tris", e pret biletën që në Islandë". Panorama Sport. 20 gusht 2014. Marrë më 12 qershor 2024.
  10. ↑ "Torino 0-0 Inter: Vidic sees red as Mazzarri's men are held" (në anglisht). Goal.com. 31 gusht 2014. Marrë më 31 gusht 2014.
  11. ↑ "Inter sërish 7 gola Sasuolos". Sporti Shqiptar. 14 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 17 shtator 2014. Marrë më 14 shtator 2014.
  12. ↑ "Interi i frikshëm, pa mëshirë kundër Sasuolos". Panorama Sport. 16 shtator 2014. Marrë më 16 shtator 2014.
  13. ↑ "Dodo nderon Interin, mbrojtja çalon ende" (në anglisht). Panorama Sport. 6 nëntor 2014. Arkivuar nga origjinali më 8 nëntor 2014. Marrë më 7 nëntor 2014.
  14. ↑ "Dodo: 'Samp fans, see you soon'" (në anglisht). Football Italia. Marrë më 21 janar 2016.
  15. ↑ "UFFICIALE - Dodò va in prestito alla Sampdoria". fcinternews.it (në anglisht). Marrë më 22 janar 2016.
  16. ↑ "Ufficiale: dall'Internazionale arriva il brasiliano Dodô" (në italisht). U.C. Sampdoria. 21 janar 2016. Marrë më 16 maj 2016.
  17. ↑ "Inter 0–0 WSG Wattens". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 9 korrik 2016. Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2016. Marrë më 13 shtator 2016.
  18. ↑ "Inter slip to CSKA Sofia loss". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 14 korrik 2016. Arkivuar nga origjinali më 16 shtator 2016. Marrë më 13 shtator 2016.
  19. ↑ "Inter Summer Tour: 23 nerazzurri negli Stati Uniti". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 16 korrik 2016. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2016. Marrë më 18 gusht 2016.
  20. ↑ "Bentornato Dodô: dall'Inter arriva il difensore brasiliano" (në italisht). U.C. Sampdoria. 18 gusht 2016. Marrë më 18 gusht 2016.
  21. ↑ "Dodô assina contrato com o Santos FC até o final de 2018" (në portugalisht). Santos FC. 22 shkurt 2018. Marrë më 22 shkurt 2018.
  22. ↑ "Cruzeiro acerta com Dodô e cria concorrência de peso na lateral-esquerda" (në portugalisht). ESPN FC. 22 janar 2019.
  23. ↑ "A volte ritornano". clubdoria46.it (në italisht). 10 janar 2020.
  24. ↑ "Atlético-MG anuncia Dodô, e lateral esquerda é segundo setor reforçado para 2021" (në portugalisht). Globo Esporte. 5 shkurt 2021. Marrë më 5 shkurt 2021.
  25. ↑ "Santos anuncia contratação do lateral-esquerdo Dodô" (në portugalishte braziliane). Grupo Globo. 10 korrik 2023. Marrë më 10 korrik 2023.
  26. ↑ "Ecco tutti i Nerazzurri in Nazionale". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 6 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 9 tetor 2014. Marrë më 7 tetor 2014.
  27. ↑ "Argentina 0-2 Brazil" (në anglisht). BBC Sport. 10 tetor 2014. Marrë më 11 tetor 2014.
  28. ↑ "Dodô" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 21 tetor 2014.
  29. ↑ "Dodô, José Rodolfo Pires Ribeiro" (në anglisht). BD Football. Marrë më 21 tetor 2014.

Lidhje të jashtme