eKosova
![]() | |
Lloji i faqes | Shërbime qeveritare |
|---|---|
| Qasshëm në | Shqip Anglisht Serbisht |
| Pronari/ja | Qeveria e Kosovës |
| Krijuar nga | Agjencia e Shoqërisë së Informacionit Ministria e Punëve të Brendshme |
| URL | ekosova |
| Regjistrimi | I obliguar |
| Përdoruesit | Gjithsej 920,000+ (2024)[1] |
| Lansuar | 2020 |
Platforma e shërbimeve elektronike eKosova[a], ndryshe Platforma eKosova (ang: eKosova Platform; srb: Платформа еКосова) ose thjesht eKosova është një portal qeveritar në internet i ofruar nga Ministria e Punëve të Brendshme për qytetarët e Kosovës që t'i plotësojnë nevojat e tyre administrative përmes internetit, shërbime të cilat zakonisht plotësoheshin nëpër sportele të komunave respektive.[2]
Ajo ofron shërbime me dhe pa pagesë për individë dhe biznese, siç janë tërheqja e çertifikatës së lindjes, aplikimi për subvencion, vërtetimin e të kaluarës kriminale, e të tjera. Këto dokumente shpesh kërkohen nga punëdhënësit dhe institucionet publike.[3][4]
Në 2021, Ministria e Industrisë i ofroi mundësinë bizneseve të aplikojnë për grante dhe subvencione në internet përmes eKosovës.[5] Po atë vit, u implementua skema për rimëkëmbje ekonomike për familjet dhe bizneset e ndikuara financiarisht nga pandemia COVID-19.[6]
Shërbimet
Shërbimet që i ofron portali përfshijnë, por nuk mbarojnë me:
- Shkarkimin e dokumenteve civile si çertifikata e lindjes apo martesës;
- Aplikimin për subvencione apo ndihmë sociale;
- Përzgjedhjen e doktorit familjar;
- Qasjen më të afërt tek shërbimet komunale
- Pagesa e faturave për shërbime si KEDS.[7]
Shënime
- ↑ Shkruajtur në media edhe si "e-Kosova", me vizë në mes.
Shih edhe
Lidhje të jashtme
Referime
- ↑ "ZKM: Në e-Kosova janë mbi 920 mijë përdorues dhe mbi 175 shërbime elektronike". Buletini Ekonomik. 18 korrik 2024. Arkivuar nga origjinali më 25 prill 2025. Marrë më 8 nëntor 2024.
- ↑ "Platforma e Shërbimeve elektronike eKosova". Agjencia e Shoqërisë së Informacionit. Marrë më 8 nëntor 2024.
- ↑ Zogaj, Laurenta (30 nëntor 2022). "Në eKosova tani mund ta merrni dokumentin që iu kërkohet për çdo gjë". Sinjali. Marrë më 8 nëntor 2024.
- ↑ Istrefi, Ermir (9 janar 2024). "Lansohen katër shërbime të reja në eKosova, kanë të bëjnë me përzgjedhjen e mjekut familjar". Klan Kosova. Marrë më 8 nëntor 2024.
- ↑ "eKosova Portal for Grant and Subsidy Applications (XK0001)" [Portali eKosova për Aplikime të Granteve dhe Subvencioneve (XK0001)]. Open Government Partnership (në anglisht). Marrë më 8 nëntor 2024.
- ↑ "E-Kosova: Ndryshime në procedurat e aplikimit për shtesat e fëmijëve". Albanian Post. Marrë më 2025-01-22.
- ↑ I, Y. (2024-05-03). "Faturat e KEDS-it tashmë mund t'i paguani edhe përmes platformës eKosova". GazetaBlic (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-01-22.
