Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës
Faqja zyrtarehttps://www.rks-gov.net
Ndërtesa qeveritare në Prishtinë.

Qeveria e Kosovës (serbisht: Влада Косова Vlada Kosova) ushtron pushtetin ekzekutiv në pajtim me Kushtetutën dhe me ligjin.

Qeverinë e Kosovës e përbëjnë Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat. Qeveria udhëhiqet nga kryeministri, ai zgjidhet nga Kuvendi i Kosovës. Qeveria zbaton ligjet dhe aktet e tjera të miratuara nga Kuvendi dhe ushtron veprimtari tjera brenda përgjegjësive të përcaktuara me këtë kushtetutë dhe ligj.

Qeveria merr vendime, propozon projektligje dhe amendamentimin e ligjeve ekzistuese e akteve të tjera, si dhe mund të japë mendimin rreth projektligjeve të cilat nuk janë të propozuara nga ajo. Qeveria i përgjigjet Kuvendit. Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat mbajnë bashkëpërgjegjësinë për vendimet që merr Qeveria, dhe përgjegjësinë individuale për vendimet që marrin në fushat e përgjegjësive të tyre. Ministrat nominohen nga kryeministri dhe pastaj votohen nga kuvendi.

Drejtues aktual i qeverisë është Albin Kurti.

Kompetencat

  • propozon dhe zbaton politikën e brendshme dhe të jashtme të vendit;
  • mundëson zhvillimin ekonomik të vendit;
  • propozon Kuvendit projektligje dhe akte të tjera;
  • merr vendime dhe nxjerr akte juridike ose rregullore, të nevojshme për zbatimin e ligjeve;
  • propozon Buxhetin e Republikës së Kosovës;
  • udhëzon dhe mbikëqyr punën e organeve të administratës;
  • udhëzon veprimtarinë dhe zhvillimin e shërbimeve publike;
  • i propozon Presidentit të Republikës së Kosovës emërimet dhe shkarkimet për shefa të misioneve diplomatike të Kosovës;
  • propozon amendamentimin e Kushtetutës;
  • mund të referojë çështje kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese;
  • ushtron edhe funksione të tjera ekzekutive, të cilat nuk u janë caktuar organeve të tjera qendrore ose vendore.

Përbërja

Kabineti i qeverisë përbëhet nga:[1]

Shënime

Pavarësia e Republikës së Kosovës u shpall më 17 shkurt 2008, por Serbia vazhdon duke pretenduar se Kosova dhe Metohia është pjesë e saj. Të dyja shtete filluan një delegacion Beograd-Prishtinë në vitin 2013 si pjesë e marrëveshjes së Brukselit. Deri më tani 108 shtete të OKB-së që e kanë njohur Kosovën.

Shiko edhe

Referime



Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
Deklaruar më 17 shkurt 2007
Kushtëzuar më 15 Qershor 2008
Rupublika në fuqi nga 15 qershori 2008
  1. ↑ "Qeveria Hoti me 16 mininistri dokument". {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)