Egla Ceno

Egla Ceno
Ceno në komedinë Çfarë pa kryeshërbëtorja, prill 2025
Lindi
Eglantina Ceno

4 prill 1977 (49 vjeçe)
ArsimiUniversiteti i Arteve të Folkwang-ut
Profesioni
  • Aktore teatri
  • Aktore filmi
  • Prezantuese televizive
Njohur përBig Brother VIP Albania 3
Goca dhe Gra

Eglantina "Egla" Ceno (lindur më 4 prill 1977) është aktore shqiptare e teatrit dhe filmit.[1] Për shumë vite ka jetuar në Piemonte, Itali dhe punoi në role filmike. Me të ardhur në Shqipëri, ajo u mor me teatër dhe televizion, posaçërisht duke iu bashkangjitur trupës Portokalli në 2019. Ceno mori pjesë në sezonin e tretë të programit të realitetit Big Brother VIP Albania, ku u shpall fituese. Ajo është tani pjesëtare e panelit të emisionit Goca dhe Gra në Top Channel.

Jeta dhe karriera

Ceno ka lindur në Berat më 4 prill 1977. Ajo ka studiuar për aktrim në Akademinë e Arteve të Bukura dhe në Universitetin e Arteve të Folkwang-ut në Esen të Gjermanisë. Ajo ka studiuar për llojin e teatrit të trupit përreth një vit.[2] Pas Gjermanisë, Ceno largohet drejt Italisë ku jetoi 15 vjet. Për shumë vite, Ceno ka punuar si asistent-regjisore në serialin italian të mirënjohur 100 Vitrinat. Në 2016, mori pjesë në shfaqjen e humorit M'fal për shprehjen me 20 episode e transmetuar në kanalin T në Digitalb, e ideuar nga Vis Pupa, në rolin e bashkëshortes së Pupës. Kjo shfaqje trajtonte dukuri shoqërore të ndryshme me sarkazëm dhe nota humori.[3]

Në vitin 2019, Ceno u bë pjesë e trupës së Portokallisë në rolet e Zimbiles dhe gruas shofere.

Bashkë me regjisorin e mirënjohur Altin Bashën dhe aktorë të tjerë, Ceno ka kontribuar në krijimin e kompanisë së parë teatrore private "Oaz" në fillim të viteve 2000.[4]

Ceno ka marrë pjesë në sezonin e tretë e show-t televiziv Big Brother VIP Albania, ku dhe u shpall fituese e atij edicioni.

Prej asaj kohe iu bashkangjit panelit të nikoqireve në emisionin bisedor Goca dhe Gra në Top Channel.

Filmografia

Egla ka luajtur në filma të ndryshëm shqiptarë dhe të huaj: Seks, përrallë dhe celular (2015), No country for fairy tales (2015), Hije (2016), Shtëpia e Agës (2019), 5 herë jo (2023). Ceno ka pasur një rol të vogël në telenovelën "100 vitrinat".

Në teatër, disa nga rolet e saj janë: Ars longa, vita brevis (2001), Dashuri në furgon (2002), Shkër…ta me kapele (2014), Made in Albania (2016), Macbeth (2018), Night (2018–2019), Father Sergius (2018), Udha e qumështit (2019), Zyrtarisht beqare (2019)​, Një madam nga Argjentina (2021).[5]

Lidhje të jashtme

Referime

  1. ↑ "Egla Ceno". Albanian Dubs (në anglisht).
  2. ↑ "Pasdite ne TCH, Egla Ceno, 5 Mars 2018, Pjesa 3". YouTube. 5 mars 2018.
  3. ↑ "Rikthimi i madh i dyshes Nini - Vini. Ja çfarë do sjellë "Mfal per shprehjen"!". Dritare.net. 16 nëntor 2016.
  4. ↑ "Egla Ceno rrëfen eksperiencën e saj më të re në "Portokalli"". YouTube. 25 tetor 2019.
  5. ↑ "Egla Ceno". Top Channel Films.