Elvis Osmani
Elvis Osmani (lindi më 8 shtator 1976), i njohur si Eki, është një ish futbollist kosovar dhe një nga emrat më të respektuar të futbollit vendor, veçanërisht në Mitrovicë.
Gjatë karrierës së tij të gjatë dhe të suksesshme, ai ka luajtur për klube të njohura si Minatori 89, Pavarësimi, Besiana, Renova në Maqedoni, dhe ma kryesorja Trepça me të cilën u bë kampion i Superligës së Kosovës në sezonin 2009/2010.[1]
Nderime
- Trepça
- Superliga e Futbollit të Kosovës: 2009–10
- Besiana
- Superliga e Futbollit të Kosovës: 2001–02
- Kupa e Kosovës: 2001–02
Referime
- ↑ "Elvis Osmani viziton Trepçën". Bota Sot. 15 gusht 2023.