KF Trepça

KF Trepça
KF Trepça
KF Trepça
Të dhëna bazë
Emri i plotë Klubi Futbollistik Trepça Mitrovicë
Pseudonimi(et) Trepça
Themelimi 1932
Stadiumi Stadiumi Olimpik "Adem Jashari"
Kapaciteti 18,500 vende
Pronari Nexhmedin Haxhiu
Trajneri Shpëtim Babaj
Liga Liga e Parë
Veshjet
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë

Klubi Futbollistik Trepça, shkurt KF Trepça, është një ekip profesionist i futbollit nga Mitrovica që garon në Ligën e Parë të Kosovës. Klubi është formuar në vitin 1932 dhe është ndër klubet më të vjetra në Kosovë. Ekipi Trepça është ekipi i parë që ka bërë gara në Ligën Federative të Ish-Jugosllave, por me pjesmarrje jo të suksesëshme. Stadiumi i Trepçës quhet Stadiumi Olimpik Adem Jashari. Trepça ka shumë lojtarë të njohur në historinë e futbollit kosovarë si: Riza Lushta, Luan Prekazi, Erdogdan Celina, Fisnik Ademi, Rafet Prekazi, Besim Maxhuni, Arbnor Muja dhe shumë te tjerë.

Historia

KF Trepça është kampion i shumëfishtë në futboll në Kosovë. Për herë të parë është bërë kampion i Kosovës në futboll në sezonin 1947/47, pastaj është kampion gjatë sezonave 1948/49, 1949/50, 1951/52, 1954/55, 1992/93 dhe për herë të fundit në sezonën 2009/10. KF Trepça ishte finalist i kupës së ish RSFJ-së me 1978[1], dhe është fitues Kupës së Kosovës në sezonën 1991/92 ( pa lojë ).[2]

KF Trepça (2010)

Tifozët

Tifozët zyrtar të klubit KF Trepça janë tifo - grupi Torcida, të cilët janë tifo - grupi i parë në Kosovë i themeluar më 1984.[3]

Lojtarët

Sezoni 2010-2011

Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Kosova Pt Besart Aliu
Kosova Pt Mehmet Ibrahimi
Bosnja dhe Hercegovina Pt Suad Petrinac
Kosova Mb Diamant Pllana
Kosova Mb Enver Koci
Kosova Mb Fetah Ibrahimi
Kosova Mb Fitim Llapashtica
Kosova Mb Isak Aliu
Kosova Mb Lavdim Bali
Kosova Mb Arben Zhjeqi
Kosova Mb Alban Aliu
Kosova Mf Bardhyl Kaçiu
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Kosova Mf Emin Baliqi
Kosova Mf Florent Aziri
Kosova Mf Samir Sahiti
Kosova Mf Seid Onbashi
Kosova Mf Sheremet Isufi
Kosova Mf Shpetim Fetahu
Kosova Mf Visar Sermaxhaj
Kosova Mf Arbër Prekazi
Kosova Sm Uliks Emra
Kosova Sm Visar Shkupolli
Kosova Sm Elvis Osmani (captain)
Kosova Sm Enis Fetahu

Stafi

Stafi teknik
Position Name
Kryetrajner Kosova Tahir Lushtaku
Ndihmës trajnerat Kosova Shpëtim Fetahu
Kosova Nexhat Zhubi
Trajner i portierëve Kosova Enis Manxholli
Anëtarë të bordit
Office Name
Kryetari Kosova Nexhmedin Haxhiu
Nën-kryetari Kosova Avni Haxhiu
Drejtori gjeneral Kosova Ajet Shosholli
Drejtori sportiv Kosova Rafet Prekazi

Ndeshje nderkombëtare

Në vitin 1978, Trepça luajti dy ndeshje miqësore dhe mori pjesë në Trofeo Ciudad de Zaragoza.[4]

Sezoni Kompeticioni Kundershtari Rezultati
1978 Ndeshje miqësore Shtetet e Bashkuara të Amerikës New York Eagles 3–3
1978 Trofeo Ciudad de Zaragoza Spanja Real Zaragoza 1–3
1978 Trofeo Ciudad de Zaragoza Bullgaria PFC Sliven 1–3
1978 Ndeshje miqësore Shqipëria Tirana 1–1

Shih edhe

Referime

  1. "Kopje e arkivuar" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 14 shkurt 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. http://www.ffk-kosova.com/federata/?page_id=4516
  3. "Torcida nga Mitrovica feston sot 38-vjetorin e themelimit". Klan Kosova. 20 mars 2022. Marrë më 20 prill 2024.
  4. "Kur Trepça luante në finalen e Kupës Jugosllave dhe priste New Yorkun në Mitrovicë". periskopi.com. Marrë më 18 shkurt 2024.

Lidhje të jashtme