Ermal Dredha

Ermal Dredha
Kryetar i Bashkisë Vlorë
Titullar
Në detyrë
Korrik 2023
Paraprirë ngaDritan Leli
Të dhëna vetjake
U lind më15 tetor 1977 (48 vjeç)
Vlorë, Shqipëri
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikePartia Socialiste e Shqipërisë
ShkollimiUniversiteti i Tiranës
PunësimiDiplomat, politikan

Ermal Dredha (lindur më 15 tetor 1977) është diplomat dhe politikan shqiptar, i cili prej korrikut 2023 mban detyrën e kryetarit të Bashkisë Vlorë. Ai ka mbajtur pozita të ndryshme në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ka përvojë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe protokollin shtetëror.

Jeta dhe arsimimi

Ermal Dredha lindi më 15 tetor 1977 në Vlorë, Shqipëri. Ai u diplomua në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës (1996–2000), ku studioi italisht dhe anglisht. Në vitin 2000, mori certifikatë në Teknologjinë e Informacionit në Tiranë. Në 2003 ndoqi kurs profesional në anglisht në Toronto, Kanada. Gjatë viteve 2004–2005 mori diplomë nga Ministria e Jashtme e Japonisë në Osaka, me fokus në gjuhën, historinë dhe kulturën japoneze. Në vitet 2006–2007 ndoqi kurs në Menaxhimin e Ngjarjeve të Mëdha në Shkollën Europiane të Ekonomisë në Londër.

Karriera

Filloi karrierën në vitin 1999 si përkthyes për gazetarë italianë gjatë krizës së Kosovës. Në vitin 2000 u emërua menaxher i arkivit kompjuterik në Bashkëpunimin Italian në Tiranë, duke menaxhuar projekte infrastrukture uji.

Në 2002 iu bashkua Ministrisë së Punëve të Jashtme si asistent personal i zv/kryeministrit dhe ministrit të jashtëm. Më vonë u drejtues i sektorit të IT dhe i Departamentit të Protokollit Shtetëror. Nga dhjetori 2010 deri në nëntor 2013 ishte Drejtor i Protokollit Shtetëror.

Nga nëntori 2013 deri në nëntor 2016 shërbeu si Konsull i Përgjithshëm në Bari, Itali.[1]

Nga maji 2016 deri në mars 2023 shërbeu si Ambasador i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe.[2][3]

Në prill 2023 u përzgjodh si kandidat i Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale në Bashkinë e Vlorës. Në maj 2023 fitoi zgjedhjet dhe mori detyrën në korrik 2023, duke zëvendësuar Dritan Lelin.[4][5]

Referime

  1. ↑ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 11 prill 2023. Marrë më 12 prill 2023.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ↑ "Presidenti Nishani dekreton 4 ambasadorë". Marrë më 12 prill 2023.
  3. ↑ "Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra e ambasadorit Ermal Dredha". Marrë më 30 maj 2025.
  4. ↑ "Vendim i KQZ për mandat" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 10 gusht 2024. Marrë më 30 maj 2025.
  5. ↑ "Ermal Dredha merr detyrën në krye të Bashkisë Vlorë". Marrë më 30 maj 2025.