Ervin Demo

Ervin Demo
Ministër i Brendshëm
Titullar
Në detyrë
11 shtator 2026
PresidentiBajram Begaj
KryeministriEdi Rama
Paraprirë ngaBesfort Lamallari
Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor
Në detyrë
19 shtator 2025 – 11 shtator 2026
PresidentiBajram Begaj
KryeministriEdi Rama
Paraprirë ngaArbjan Mazniku
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
Titullar
Në detyrë
12 shtator 2025
Njësia zgjedhoreQarku i Beratit
Kryetar i Bashkisë Berat
Në detyrë
30 qershor 2019 – mars 2025
Paraprirë ngaPetrit Sinaj
Pasuar ngaErvin Ceca
Të dhëna vetjake
U lind më28 maj 1982 (44 vjeç)
Berat, Shqipëri
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikePartia Socialiste
ShkollimiUniversiteti i Westminsterit
Universiteti Kingston
PunësimiPolitikan, akademik

Ervin Demo (lindur më 28 maj 1982) është politikan dhe akademik shqiptar. Që prej shtatorit 2026, ai shërben si Ministër i Brendshëm i Shqipërisë. Më parë shërbeu si Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor nga shtatori 2025 deri në shtator 2026. Ai është gjithashtu deputet i Kuvendit të Shqipërisë për Qarkun e Beratit.[1]

Edukimi dhe karriera akademike

Demo ka përfunduar studimet universitare në Administrim Biznesi në Universitetin e Westminsterit në Londër dhe studimet master në Menaxhim dhe Marketing në Universitetin Kingston, po në Londër. Më pas ka ndjekur studime postdoktorale në Universitetin e Bolonjës në Itali, në fushën e menaxhimit dhe zhvillimit akademik.

Që nga viti 2004, ai është pedagog me kohë të plotë në Departamentin e Menaxhimit, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Nga viti 2012 deri në vitin 2016 shërbeu si zëvendësrektor i Universitetit të Tiranës.[2]

Karriera politike dhe publike

Nga viti 2017 deri në vitin 2018, Demo shërbeu si Zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Në qershor 2019, ai u zgjodh Kryetar i Bashkisë së Beratit. Gjatë drejtimit të bashkisë, ai u angazhua në përmirësimin e shërbimeve publike, zhvillimin urban, forcimin e transparencës, nxitjen e pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje dhe zhvillimin e turizmit.[3]

Në vitin 2025, Demo la detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Beratit për të kandiduar në zgjedhjet parlamentare.[4]

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, ai fitoi mandatin e deputetit për Qarkun e Beratit.[5]

Më 19 shtator 2025, Demo u emërua Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor në qeverinë e kryeministrit Edi Rama.[6][7]

Më 11 shtator 2026, kryeministri Edi Rama njoftoi se Demo do të merrte drejtimin e Ministrisë së Brendshme, duke zëvendësuar Besfort Lamallari. Në të njëjtën kohë, përgjegjësitë për pushtetin vendor u integruan në Ministrinë e Brendshme, duke i dhënë fund postit të veçantë të Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor.[8]

Referime

  1. ↑ "Ndryshime në qeveri/ Ikën Lamallari, në vend të tij vjen Demo! Pushteti Vendor i bashkohet Ministrisë së Brendshme". Shqiptarja.com. 11 shtator 2026. Marrë më 13 shtator 2026.
  2. ↑ "Rezultatet e kërkimit për "Ervin Demo"". Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë. Marrë më 22 maj 2025.
  3. ↑ "Ervin Demo – Kryetar Bashkie, PS – Bashkia Berat". Portali i Rajonit Juglindor. Marrë më 22 maj 2025.
  4. ↑ "11 Maji, Ervin Demo në listë të sigurt, qytetin e Beratit e drejton Ervin Ceca deri në zgjedhjet e parakohshme". Shqiptarja.com. Marrë më 26 shtator 2025.
  5. ↑ "PS ruan rezultatin në Berat dhe merr 5 mandate, PD vetëm 2. Të gjithë emra të rinj në Parlament". Panorama. Panorama.com.al. 20 maj 2025. Marrë më 22 maj 2025.
  6. ↑ "Ervin Demo". Kryeministria. Qeveria e Shqipërisë. Marrë më 26 shtator 2025.
  7. ↑ "Ervin Demo zgjidhet ministër i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku kryetar i komisionit të reformës territoriale". Ora News. Marrë më 26 shtator 2025.
  8. ↑ "Ndryshime në qeveri/ Ikën Lamallari, në vend të tij vjen Demo! Pushteti Vendor i bashkohet Ministrisë së Brendshme". Shqiptarja.com. 11 shtator 2026. Marrë më 13 shtator 2026.