Fernando González Valenciaga

Nando González
Informacioni personal
Emri i plotë Fernando González Valenciaga
Data e lindjes 1 shkurt 1921
Vendi i lindjes Getxo, Spanjë
Data e vdekjes 3 janar 1988
Vendi i vdekjes Bilbao, Spanjë
Pozicioni(et) Mesfushor
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
1940–1941 Indauchu
1941–1952 Athletic Bilbao
1952–1954 Racing de Santander
Karriera ndërkombëtare
1947–1951 Spanja 8 (0)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve

Fernando González Valenciaga (1 shkurt 1921 – 3 janar 1988), njohur më mirë si Nando ka qënë një ish futbollist spanjoll.[1]

Karriera

Nando të gjithë karrierën e tij e ka shpenzuar në Spanjë ku luajti si mesfushor. Ai filloi karrierën e tij profesioniste te Indauchu ku qëndroi vetëm 1 sezon. Në vitin 1941, ai u transferua te Athletic Bilbao ku luajti për plot 11 vite duke u bërë legjendë e klubit. Ai bëri debutimin e tij me klubin më 26 prill 1942 në humbjen 1–0 kundër CD Logroñés. Atje ai pati sukses duke fituar një herë ligën spanjolle dhe katër herë kupën. Pas u largua nga Bilbao në vitin 1952, ai më pas luajti edhe dy vite të tjera me Racing de Santander deri në vitin 1952 kur u tërhoq nga futbolli.

Kombëtarja

Nando ka qënë lojtar i kombëtares spanjolle nga viti 1947 e deri në vitin 1951 dhe ka luajtur gjithsej tetë ndeshje. Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren më 26 janar 1947 kundër Portugalisë, që u luajt në Lisbonë dhe u mbyll me fitoren 4–1 të Portugalisë. Ai përfaqsoi Spanjën në Kupën e Botës 1950 që u mbajt në Brazil. Ai luajti ndeshjen e tij të fundit me kombëtaren më 17 qershor 1951 kundër Suedisë në Stokholm që u mbyll në një barazim pa gola.

Trofe

Klube

Athletic Bilbao

Referime

  1. ↑ "BDFutbol.com" (në anglisht). BDFutbol.com. Marrë më 12 qershor 2013.

Lidhje të jashtme