Festivali i 4-t i Filmit Dokumentar Shqiptar

Festivali i 4-t i Filmit Dokumentar Shqiptar[1] u mbajt në Tiranë, më 21 - 24 prill 1982.

Emërtimi zyrtar: FESTIVALI I KATËRT I FILMIT DOKUMENTAR SHQIPTAR

(Në këtë festival filmi dokumentar ndahet në konkurrim më vete nga filmi artistik.)

Ky festival u organizua në kuadër të 70-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë dhe 40-vjetorit të Konferencës së Pezës. Në këtë festival konkurruan 27 filma dokumentarë, prej të cilëve 13 filma dokumentarë televizivë.[2]

Festivali i 4-t i Filmit Dokumentar Shqiptar është pjesë e Festivalit të 4-t të Filmit Shqiptar, i cili nisi me Festivalin e Katërt të Filmit Artistik dhe të Animuar Shqiptar i mbajtur më 20 - 26 prill 1981 dhe vijoi me gjininë e filmit dokumentar që u mbajt një vit më vonë, 1982.

Respektivisht një vit më vonë pas çdo festivali të filmit artistik: i katërt, i pestë, i gjashtë, i shtatë dhe i tetë është mbajtur festivali i filmit dokumentar me të njëjtin rend numërtimi.[3] Tre festivalet e para të filmit shqiptar kanë qenë të përvitshëm e të përbashkët për të gjitha gjinitë e filmit (artistik, dokumentar dhe i animuar), ndërsa nga Festivali i 4-t e deri në Festivalin e 9-të gjinia e filmit dokumentar ka konkurruar e ndarë nga gjinia e filmit artistik.[4]

Festivali i 4-t i filmit dokumentar shqiptar
Data: 21- 24 prill
Viti: 1982
Vendi: Tiranë
Filma në konkurrim:
Dokumentarë: 27


Filmat konkurrues në festival

Nr. Titulli i filmit: Regjia: Viti:
1. Tërmeti tundi malet, bashkoi zemrat tona Vllasova Musta 1979
2. Koha e Partisë Viktor Gjika & Esat Musliu 1981
3. Nënë Shqipëri Marianthi Xhako 1979
4. Pranë vatrave, pranë zemrave Viktor Gjika 1979
5. Shqipëria në panairet ndërkombëtare Kujtim Gjonaj 1981
6. Vasil Shanto Marianthi Xhako 1981
7. Jeta e një tribuni Halil Kamberi 1981
8. Në udhët e vitit 2010 Esat Musliu 1980
9. O, prite Azem Galicën! (TV) Azis Gjergji 1981
10. Bajram Curri patriot i shquar (TV) Alfons Gurashi 1981
11. Shoku ynë Alqi Kondi (TV) Ylli Pepo 1980
12. Kënga e ujit në brazda (TV) Ferdinand Murati 1981
13. Dropulli dhe dropullitët (TV) Alfons Gurashi 1982
14. Ylberë mbi Alpe (TV) Ndue Ukcama 1980
15. Komani, një betejë e madhe (TV) Mevlan Shanaj 1982
16. Përmes vargjeve të këngës së liqenit (TV) Mevlan Shanaj 1981
17. Buzëqeshje fëmijnore (TV) Jani Tane 1982
18. Lashtësi në bregdetin tonë (TV) Xhemal Mato 1982
19. Skulptura në Apolloni (TV) Dhimitër Pecani 1980
20. Kalabri 1981 (TV) Stefan Gajo 1981
21. Krismat shqiptare në poligonet e Evropës (TV) Marash Hajati 1980
22. Lidhja Shqiptare e Prizrenit Vitori Çeli 1981
23. Traditat tona në lundrim Mark Topallaj 1980
24. Piktura shqiptare në mesjetë Ilo Pando 1980
25. Volejbollistet kooperativiste Esat Ibro 1981
26. Mjeshtret e vogla gjimnaziste Esat Musliu 1980
27. Qyteti Studenti Donika Muçi 1981

Fituesit dhe çmime të tjera

Kupa e Festivalit:
Filmi dokumentar:
Titulli: Autorët:
Koha e Partisë Arshin Xhezo & Moikom Zeqo - skenari
Viktor Gjika & Esat Musliu - regjia
Jovan Kondakçi & Lionel Konomi - operatorë
Çmimi i Dytë:
Filmat dokumentarë:
Titulli: Autorët:
Jeta e një tribuni Muharrem Skënderi - skenari
Halil Kamberi - regjia
Shoku ynë Alqi Kondi (TV) Spiro Dede - skenari
Ylli Pepo - regjia
Çmimi i Tretë:
Filmat dokumentarë:
Titulli: Autorët:
Kalabri 1981 (TV) Shpresa Vreto - teksti
Stefan Gajo - operator realizues
Fatbardha Kraja - montazhi
Komani, një betejë e madhe (TV) Marash Hajati - skenari
Mevlan Shanaj - regjia
Çmim për komponentë të veçantë të filmit:
Emri: Çmim për: Filmi:
Mehmet Elezi skenar O, prite Azem Galicën! (TV)
Kristaq Kristo operator zëri Kalabri 1981 (TV)

Jashtë Jurisë së Festivalit, u akorduan çmime nga:

  • Akademia e Shkencave të RPSSH - për autorët e filmit "Piktura shqiptare në mesjetë" (Angjelina Xhara & Dhorka Dhamo - skenari; Ilo Pando - regjia), me motivacionin: Për vlera shkencore të trajtimit të temës historike.
  • Bashkimi i Gazetarëve të RPSSH - vlerësuan Hamit Aliaj & Skënder Buçpapaj për filmin "Ylberë mbi Alpe" (TV), me motivacionin: Teksti më i mirë në filmin dokumentar.

Shiko edhe

Referime

  1. ↑ Asqeri, Irini (2025). Enciklopedi e filmit shqiptar (1904-2022). Durrës: Botimet Jozef. fq. 871–872. ISBN 978-9928-940-44-5.
  2. ↑ Asqeri, Irini (2025). Enciklopedi e filmit shqiptar (1904-2022). fq. 871. ISBN 978-9928-940-44-5.
  3. ↑ Asqeri, Irini (2025). Enciklopedi e filmit shqiptar (1904-2022). fq. 869. ISBN 978-9928-940-44-5.
  4. ↑ Papagjoni, Josif (2009). Enciklopedi teatri & kinematografia shqiptare. Tiranë: Toena. fq. 132. ISBN 9789994314560.