Festivali i Filmit Shqiptar

Festivali i Filmit Shqiptar është një organizim vjetor shqiptar rreth filmit artistik, dokumentar dhe të animuar. Si një nga format klasike të njohjes së filmit shqiptar brenda dhe jashtë vendit, ai u organizua si domosdoshmëri e kohës për shkak të shtimit të prodhimit të filmave si dhe e nevojës së vlerësimit estetik të artit të kinemasë në Shqipëri. Festivali i 1-rë i Filmit Shqiptar u mbajt në Tiranë, në muajin prill 1976.[1]

Historia

Në vitet 1957 dhe 1958 u prodhuan filmat e parë artistikë shqiptarë: Fëmijët e saj dhe Tana. Ishin hapat e parë të filmit artistik shqiptar, të prodhuar nga artistë ende pa përvojë dhe me një bazë teknike shumë modeste. Në të njëjtën kohë këta ishin dhe filma-shkollë, ku morën mësimet e para artistë dhe kineastë që do të hidhnin themelet e kinematografisë shqiptare.[2] Këto dy filma, regjisorët i paraqitën si punë diplome në shkollat ku studionin, Hysen Hakani me Fëmijët e saj në Shkollën e Lartë të Arteve në Pragë dhe Kristaq Dhamo me filmin Tana në Institutin e Lartë të Kinematografisë në Budapest, Hungari.[3]

Nga viti 1961 deri në 1974 u prodhuan 35 filma artistikë. Deri në 1965 prodhohej nga një film në vit, nga dy filma gjatë viteve 1966 dhe 1967, nga tre filma në vit në vitet 1968 dhe 1969 dhe nga pesë filma artistikë që u prodhohuan në vitin 1970, u arrit në njëmbëdhjetë më 1976, kur dhe u mbajt Festivali I i Filmit Shqiptar.

Edicionet

Edicionet e festivalit prej viteve 1981 deri 1990 ndanë në ndonjë mënyrë mes filmave artistikë, atyre dokumentarë dhe të animuar. Në këtë listë, edicionet e pandara trajtojnë të treja fushat.

Lidhje të jashtme

Referime

  1. ↑ Papagjoni, Josif (2009). Enciklopedi teatri & kinematografia shqiptare. Tiranë: Toena. fq. 132. ISBN 9789994314560.
  2. ↑ Hoxha, Abaz (1987). Filmi artistik shqiptar. Tiranë: "8 Nëntori". fq. 10–16.
  3. ↑ Asqeri, Irini (2025). Enciklopedi e filmit shqiptar (1904-2022). Durrës: Botimet Jozef. fq. 362–364. ISBN 978-9928-940-44-5.
  4. 1 2 Hoxha, Klaudio (2025-12-03). "Festivali i Filmit Shqiptar rikthehet pas më shumë se dhjetë vitesh mungesë, edicioni i 14 do të zhvillohet në 2026". Sot News. Marrë më 2025-12-20.
  5. 1 2 "Historia e 13 festivaleve të filmit shqiptar, ja fituesit në vite". www.55news.al. Marrë më 2025-12-20.
  6. ↑ "Festivali i 13-të i Filmit Shqiptar". Ora News. Marrë më 2025-12-20.