Françesku

Papa Françesku
Papa i 266-të i Kishës katolike
Portreti dhe stema e Françeskut
Elected13 mars 2013
Personal details
Born(1936-12-17)17 dhjetor 1936
Died21 prill 2025 (88 vjeç)
MottoMiserando atque Eligendo
SignaturePapa Françesku's signature

Françesku ose Papa Françesku (latinisht: Franciscus; i lindur si Jorge Mario Bergoglio; 17 dhjetor 1936 - vdekur më 21 prill 2025) ishte papa i 266-të[1] i Kishës Katolike Romake, i zgjedhur më 13 mars 2013. Në këtë rol, ai ishte edhe udhëheqësi i Kishës Katolike, edhe sovran i qytetit të Vatikanit.

Nga viti 1998 dhe deri në zgjedhjen e tij si papë, ai shërbeu si Arqipeshkv i Buenos Airesit dhe u bë kardinal në vitin 2001 nga Papa Gjon Pali II. Përveç gjuhës amtare, spanjishtes, Papa Françesku (nga Françesku i Asizit) flet rrjedhshëm italisht dhe gjermanisht.[2]

Françesku ishte i pari jezuit dhe i pari amerikano-latin që u zgjodh papë. Ai ishte gjithashtu papa i parë jo-europian në 1200 vitet e fundit.[3]

21 shtator 2014 realizoi vizitën e parë në Europë në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, ku mbajti edhe një meshë solemne në Sheshin Nënë Tereza, një fjalim dhe takim në Presidencë dhe shëtitje shenjtëruese në bulevardin e kryeqytetit mes mijëra pjesmarrësve dhe besimtarëve.[4]

Referime

  1. John A. Hardon's Modern Catholic Dictionary (1980) lists Pope John Paul II (1978–2005) as 264th pope, making Pope Benedict XVI the 265th and Francis the 266th
  2. "Pope Francis: 13 key facts about the new pontiff". The Guardian (në anglisht). 13 mars 2013. Marrë më 13 mars 2013.
  3. Donadio, Rachael (13 mars 2013). "The New Pope: Bergoglio of Argentina". The New York Times (në anglisht). Marrë më 13 mars 2013.
  4. Papa: Ja pse do të shkoj në Shqipëri, Top Channel, 18 gusht 2014
Tituj të Kishës katolike
Parardhësi Papë
13 mars 201321 prill 2025
Pasardhësi