Frumentarii

Mbishkrim rreth një frumentari nga Legio VII Gemina.

Frumentarii ishin një njësi ushtarake e Romës së lashtë dhe organizatë policie sekrete e përdorur si një agjenci intelligjence. Ata e filluan hisotorinë e tyre si një shërbim korrier dhe u zhvilluan në një agjenci spiunazhi perandorake. Organizata e tyre do të përfshinte edhe vrasje. Frumentarii e kishin qendrën në Castra Peregrina dhe drejtoheshin nga princeps peregrinorum.[1] Ata u shpërbënë nën sundimin e Dioklecianit, për shkak të reputacionit të tyre të keq mes popullsisë.

Historia

Përdorimi i informatorëve dhe spiunëve kishe qenë një politikë e hershme e legjioneve dhe ushtrive romake pushtuese, por kurrë në një mënyrë të organizuar. Kjo ishte veçanërisht e vërtetë në qytetin e Romës, që ishte e mbushur me pëshpëritje dhe komplote të pafundme. Frumentarii me gjasa u themeluan nga Domiciani,[2] megjithëse ata shfaqen në rregjistrime pak pas sundimit të tij në fillim të shekullit të II. Kur u themeluan, baza e tyre gjendej në Castra Peregrina në Kodrën Keliane,[3] megjithëse Trajani më vonë do ta përqëndronte bazën e tyre në Romë.[4][5][6] Duke qenë pjesë e immunes që, që nga koha e Republikës, gjatë hisorisë së tyre të hershme, ata ngarkoheshin me furnizimin me grurë të ushtrisë,[7] duke dërguar mesazhe midis provincave dhe perandorisë,[8][9][10] dhe mbledhjen e parave të taksave.[11][12][13][14]

Epitaf i Klaudius Viktorit, frumentar i Legio VII Gemina nën Septim Severin

Një mbishkrim në fakt pohon se mund të siguronin burgjet,[15] apo edhe sigurinë e armëve.[16] Ndonjëherë ata quheshin nomas ("nomadë" në latinisht) për të mbrojtur identitetin e tyre në territor armik.

Pas përfundimit të Dinastisë Flaviane, frumentarii u zhvilluan në një forcë policore. Ata punonin si nënoficerë me kohortë pretorianë për të policuar popullsinë.[17][18] Kjo organizatë ishte pjesë e ushtrisë dhe anëtarët e saj ishin legjionarë.[19] Anëtarët e këtij grupi rekrutoheshin nga ushtria.[20][21] Nga shekulli II, nevoja për një shërbim inteligjence gjithë perandorak qe e qartë. Por edhe një perandor nuk mund të krijonte lehtësisht një zyrë me qëllimin e shprehur të spiunimit të qytetarëve të zotërimeve të gjera të Romës. Një kompromis i përshtatshëm u gjet nga Adriani.[22] Ai përdori frumentarii si një agjenci spiunazhi, pasi detyrat e tyre i vuanë atë në kontakt me mjaftë vende dhe vendas, duke i lejuar ata të fitonin informacione të konsiderueshme rreth një territori të caktuar. Përkrahë këtyre detyrave, ata mund të mbikëqyrnin dhe ruanin gjithashtu operancionet e minierave.[18][23][24]

Ata shërbyen si polici sekrete dhe si një agjenci inteligjence në Romën e lashtë. Perandorët do ti përdornin ata shpesh për të mbledhur informacione mbi miqtë, familjen, zyrtarët ose ushtarët.[25][26] Kjo organizatë ndonjëherë ngarkohej me vrasjen e kujtdo që dëshironte perandori.[27][22] Fshatarët nuk i donin frumentarii për shkak të arrestimeve false dhe arbitrare. Ata shiheshin si një "sëmundje" tiranike mbi perandorinë.[28] Këto ankesa çuan në shpërndarjen e organizatës në vitin 312, gjatë sundimit të Dioklecianit.[29][30][31] Frumentarii u zëvendësuan nga agentes in rebus.[32][33][34]

Bashkë me formacionin e speculatores (eksploratorë apo atë ngarkuar me spiunazh), që ishin faktikisht të ngarkuar me mbledhjen e informacioneve të të gjitha provincave të perandorisë dhe me sigurinë e shtetit, përbënin një lloj shërbimi sekret të perandorisë.

Ata drejtoheshin nga princeps peregrinorum, i ngarkuar me sigurinë e përgjithshme të shtetit, i cili mendohej se ishte një centurion i vjetër dhe përgjigjej drejtpërdrejtë te perandori dhe varej nga prefekti pretorian.[35] subprinceps ishte i dyti në komandë ndaj princeps peregrinorum dhe optio peregrinorum, canaliclarius,[36] dhe aedilis castrorum ishin të gjithë zyra të tjera të frumenatarii.[37] Curatio frumentarii do të komandonte frumentarët në provincat perandorake. [38][39][40][41][42] Frumentarët shërbyen në officium consularis të guvernatorit vendor.[43]

Historia në vijim është përdorur si dëshmi e rolit të frumentarëve:[44]

«Vigjilenca e [[[Adriani]]]t nuk kufizohej me shtëpinë e tij, por shtrihej edhe te ato të miqve të tij dhe nëpërmjet agjentëve të tij privatë (frumentarios) ai madje depërtonte në të gjitha sekretet e tyre dhe kështu me zotësi, që atë nuk qenë kurrë në dijeni se perandori ishte i njohur me jetët e tyre private, deri sa ai e tregonte atë vetë. Në lidhje me këtë, futja e një incidente nuk do të ishte e pa mirëpritur, duke treguar se ai mësonte shumë rreth miqve të tij. Gruaja e njëfarë burri i shkruante burrit të saj, duke u ankuar se ai ishte aq i shqetësuar me kënaqësitë dhe banjot, sa nuk do të kthehej në shtëpi te ajo dhe Adriani e zbuloi këtë nëpërmjet agjentëve të tij privatë. Dhe kështu, kur burri kërkoi një leje, Adriani e qortoi atë për banjot dhe kënaqësit e tij. Ndërsa burri deklaroi: "Çfarë, të ka shkruar gruaja ime atë që më shkroi mua?".»

Shiko gjithashtu

Referime

  1. ↑ Faure 2003, ff. 377–427.
  2. ↑ Crowdy 2011.
  3. ↑ Fuhrmann 2016, f. 302.
  4. ↑ Fuhrmann 2011, f. 244.
  5. ↑ Reynolds 1923, ff. 168–189.
  6. ↑ Argüín 2015, f. 5.
  7. ↑ Corpus Inscriptionum Latinarum III, 6108 fq. 1313
  8. ↑ Corpus Inscriptionum Latinarum V, 6869; III, 1474
  9. ↑ Sheldon 2004, f. 253.
  10. ↑ Tănase & Muscalu 2013, f. 16.
  11. ↑ Zuiderhoek 2009, f. 47.
  12. ↑ Fuhrmann 2012, f. 151-152.
  13. ↑ Russell 2013, f. 487.
  14. ↑ Jackson 2002, f. 64.
  15. ↑ Corpus Inscriptionum Latinarum III, 433
  16. ↑ L’Année épigraphique 1933, 256
  17. ↑ Sinnigen 1962, f. 217.
  18. 1 2 Sinnigen 1961, f. 69.
  19. ↑ Allen 1908, f. 3.
  20. ↑ Winzenburg 2022, ff. 103–111.
  21. ↑ Rankov 1990, ff. 176–182.
  22. 1 2 Fuhrmann 2012, f. 153.
  23. ↑ McCunn 2019, f. 346.
  24. ↑ Hirt 2010, ff. 174–175.
  25. ↑ Fuhrmann 2012, ff. 144, 148.
  26. ↑ Brennan 2018, f. 86.
  27. ↑ Fuhrmann 2011, f. 217-218.
  28. ↑ Bond 2017, f. 55.
  29. ↑ Bunson 2014, f. 221.
  30. ↑ Sheldon 2004, ff. 256–257.
  31. ↑ Carlisle 2015, f. 33.
  32. ↑ Rankov 2012, f. 1.
  33. ↑ Syvänne 2015, f. 2.
  34. ↑ Harries 2012, f. 140.
  35. ↑ Sinnigen 1962, f. 213.
  36. ↑ Gilliam 1976, f. 51.
  37. ↑ Mann 1988, ff. 149–150.
  38. ↑ Tănase & Muscalu 2013, ff. 16–17.
  39. ↑ Jordan 2017, f. 188.
  40. ↑ Dobson 1955, f. 62.
  41. ↑ Janniard 2015, f. 2.
  42. ↑ Thomas 2012, f. 135.
  43. ↑ Tănase & Muscalu 2013, f. 17.
  44. ↑ Thayer 1921, f. 37.

Bibliografia