Fushëza

Fushëzë
Φούσια
Fshat
Emërtimi i banorëveFusharak

Fushëzë (greqisht: Φούσια/Foúsia ose Φούσα/Foúsa; vllahisht: Fușa; bullgarisht: Фусия/Fusia ose Фуша/Fusha), ishte fshat në qarkun i Kosturit, Greqi.

Gjeografia

Në mes të Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore, fshati Fushëzë u bë e braktisur dhe nuk u ripopullua me njerëz.[1] Nga veriu Fushëza kufizohet me Nikolicën, nga jugu me Vretenikun e Zagarin, nga lindje me Slimicën e Pilkatin dhe nga perëndimi me Butkën e Kozelin. Para vitit 1923, Fushëza kishte këto lagje: Hasanllarë dhe Hadërllarë.[2]

Toponimet të fshatit Fushëzë: (Para vitit 1923)[3]

  • Ahu - pllajë e veshur me ah etj., në JP.
  • Ahu i Slimicës - pyll me ah, në L.
  • Ara e Gjatë - arë në fushë, në V.
  • Ara e Gjonit - arë, në JP.
  • Ara e Nures - arë, në J.
  • Ara e Shemes - arë, në J.
  • Ara e Xhipes - arë, në P.
  • Arat e Përtejlumit - ara përtej lumit, në L.
  • Balta - vend kodrinor në qendër të fshatit ku mblidheshin pleqtë për të kuvenduar, në JP. Nga ujrat që grumbullohen aty afër krijohet baltë. Për këtë e ka marrë emrin ky vend.
  • Barugë/a - brinjë, ara e pyje me pishë e me dëllinja, në JP.
  • Baruga e Poshtëme - sheshe me boriga, në J.
  • Baruga e Sipërme - sheshe e brinja me pyll pishash, në JP.
  • Bredhi - faqe kodre e veshur me bredha, në P.
  • Bregu i Dëllinjës -breg me dëllinja, në JP.
  • Bregu i Klishës - breg ku duken gërmadha të vjetra të një kishe ara, në JL.
  • Burim i Kaçkës - burim në një vend gropë, kullotë, në P.
  • Burim i Osmanit - burim, në P.
  • Dardh/a e Mitros - dardhë e madhe e vjetër, në J.
  • Gërmadhë/a e Xhipes - gërmadhë e një shtëpie të vjetër në fshat, në J.
  • Gremina e Përroit Thellë – greminë, në J.
  • Grop/a e Kaçkës - vend gropë me boriga, ahe e kullotë, në P.
  • Gropë/a e Rrobullit - vend gropë, në P.
  • Gropë/a e Shkëmbit - vend gropë nën shkëmb, në JP.
  • Kalidhe/ja e Ahmetit - kullotë ku ka pasur kasollen bariu Ahmet, në P.
  • Kalidhet e Koskës - vend gropë, në P.
  • Kalidhja e Thodhorit - vend fushë, kullotë, në P.
  • Kazan/i - fushë e vogël pranë kufirit me Shqipërinë e sotme, në P.
  • Kondizmë/a - kondizmë, në J.
  • Kroi i Saburit - krua ku mbushnin ujë banorët e fshatit, në P.
  • Kroi i Zagarit - krua, sheshe e ara që mbajnë këtë emër, në JL.
  • Lëm i Nures - lëm i vjetër i shtruar me pllaka prej guri, në J.
  • Luadh i Salikos - livadh ku ndodhet një burim, në L.
  • Lum i Fushëzës - lum, në JL.
  • Moçale - vend moçal, kullotë, në V.
  • Mulliri i Fushëzës - mulli ku bluante drithrat fshati, në L.
  • Përtej Lumit - vend përtej lumit, në L.
  • Përroi i Greminës - përrua i thellë ku ndodhet një greminë, në J.
  • Përroi i Kazanit – përrua, në P.
  • Përroi i Sharrës - përrua, në V.
  • Përroi i Thellë - përrua. në J.
  • Pllaja e Fushës - pllajë, në J.
  • Pllaj/a e Lisave - pllajë e veshur me lisa, në L.
  • Pllaj/a e Muzgës - pllajë, kullotë, në P.
  • Pllaj/a e Shkëmbit - pllajë ku ndodhet një shkëmb i madh, në VL.
  • Pllaj/a e Viçave - pllajë ku çonin viçat për kullotje, në J.
  • Qafa e Borigës - qafë me pyll pishe, vend kodrinor, në J.
  • Qafa e Kazanit - qafë kodrinore, në P.
  • Qafa e Nikolicës - qafë kodrinore, në VP.
  • Qafa e Plepit - pyll me plepa e boriga, në V.
  • Qafa e Slimicës - qafë kodrinore me pyll e kullotë, në L.
  • Rrobujt (njëjës: Rrobull/i) - pllajë, kullotë, në P.
  • Shesh i Gjatë - kullotë në fushë, në VP.
  • Shesh i Gjollave - shesh ku barinjtë vendosnin pllaka guri për t’u hedhur kripë bagëtive, në V.
  • Shkalla e Slimicës - rrugë shkëmbore që bie thikë më të poshtë mbi lumin e Fushëzës, në L.
  • Shpell/a e Shkëmbit - shpellë në një shkëmb, në JP.
  • Shur/i - vend me shur, në J.
  • Shurigë/a - kodër me pishë, në J.
  • Ura e Barugës - ish urë përroi prej druri në mal, në JP.
  • Varret - varret e vjetër të fshatit, në L.
  • Varr i Lumit - va lumi, në L.
  • Xhamia - xhamia e fshatit pranë lumit.

Demografia

Familjet në fshatin Fushëzë: (Para vitit 1923)[4]

Aliu, Arshini, Fejziu, Gega, Kamberi, Muke, Nure, Qazimi, Telhai, Xhipe etj. Nga fiset e shuara mbahen mend Gjinvarfët dhe Skëndopirrot.

Burimet

  1. Todor Hristov Simovski (1999). Atlas of the Inhabited Places of the Aegean Macedonia Old and New Names. Türk Tarih Kurumu Basimevi. f. XXI, 38.
  2. Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 495. Treguan: 1) Hysni Feti Kamberi, 62 vjeç, nëpunës sot në pension nga fshati Fushëzë i Kosturit. 2) Ferit Hysen Fushëza, 75 vjeç, bujk, autodidakt me banim në Selenicë-Kolonjë. 20. 12. 1975.
  3. Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 496-497.
  4. Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 495.