Gianluigi Donnarumma

Gianluigi Donnarumma
Donnarumma me Milanin para se të luajn Superkupen italiane 2016 ne Doha.
Informacioni personal
Emri i plotë Gianluigi Donnarumma
Data e lindjes 25 shkurt 1999 (27 vjeç)
Vendi i lindjes Castellammare di Stabia, Itali
Gjatësia 1.96 m (6 ft 5 in)[1]
Pozicioni(et) Portier
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Manchester City
Numri 25
Karriera me të rinjtë
2003–2013 Club Napoli
2013–2015 Milan
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2015–2021 Milan 215 (0)
2021–2025 Paris Saint-Germain 104 (0)
2025– Manchester City 0 (0)
Karriera ndërkombëtare‡
2014 Italia U–15 4 (-6)
2014 Italia U–16 3 (-4)
2014-2015 Italia U–17 10 (7)
2016-2017 Italia U–21 7 (-7)
2016- Italia 33 (-15)
Rekordi i medaljeve
Kombëtarja:  Italia
Futboll
UEFA Kampionati Evropian i Futbollit
Fitues2020
UEFA Kampionati Evropian Under-21
Bronze medal – third place2017Ekipi U-21
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 21 korrik 2021
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 21 korrik 2021

Gianluigi Donnarumma (I lindur më 25 Shkurt 1999) është një lojtar italian i cili luan si portier në Ligue 1 per klubin Paris Saint-Germain dhe Kombëtaren italiane.

Donnarumma filloi karrierën e tij me AC Milan në 2015, duke u bërë portieri i dytë më i ri ndonjëherë që debutoi në Serie A, i moshës 16 vjeç dhe 242 ditë; ai menjëherë hyri në formacionin fillestar, duke fituar një reputacion si portieri i ri më premtues në botë në atë kohë. Në 2021, Donnarumma u transferua në Paris Saint-Germain me një transferim falas.

Në nivel ndërkombëtar, Donnarumma theu rekordin si lojtari më i ri i Italisë U-21 që ka luajtur, në moshën 17 vjeç dhe 28 ditë në Mars 2016. Gjashtë muaj më vonë, ai bëri debutimin e tij për të moshuarit, duke u bërë portieri më i ri ndonjëherë për Italinë, në moshë 17 vjet e 189 ditë. Donnarumma përfaqësoi Italinë në UEFA Euro 2020, duke ndihmuar skuadrën të fitojë turneun dhe duke fituar vetë çmimin Lojtari i Turneut.[2]

Karriera me klube

Paris Saint-Germain

Më 16 qershor 2021, media raportoi se Donnarumma kishte rënë dakord për një transferim te klubi francez Paris Saint-Germain.[3] Sipas raportimeve, lojtari kishte rënë dakord për një kontratë pesë-vjeçare me rrogë 12 milion € në sezon.[4] Pasi kaloi me sukses vizitat mjeksore më 21 qershor në Firence,[5] Donnarumma u prezantua si lojtari i ri i PSG-së më 15 korrik.[6]

Manchester City

Më 2 shtator 2025, Donnarumma u transferua te klubi anglez Manchester City në një marrëveshje pesë-vjeçare me mundësi rinovimi për një vit. Shuma e transferimit ishte 26 milion €.[7][8]

Trofe

Milan

Italia

Referime

  1. ↑ "Gianluigi Donnarumma" (në italisht).
  2. ↑ "Gianluigi Donnarumma named EURO 2020 Player of the Tournament" (në anglisht). UEFA.com. 11 korrik 2021. Marrë më 12 korrik 2021.
  3. ↑ Sachin Nakrani; Fabrizio Romano (16 qershor 2021). "Gianluigi Donnarumma joins PSG as Gianluigi Buffon goes back to Parma" (në anglisht). The Guardian. Marrë më 16 qershor 2021.
  4. ↑ James Horncastle (9 qershor 2021). "Gianluigi Donnarumma close to joining PSG and signing five-year deal" (në anglisht). The Athletic. Marrë më 21 qershor 2021.
  5. ↑ "Visite médicale terminée, Donnarumma va signe au PSG". ParisFans (në frëngjisht). 21 qershor 2021. Marrë më 21 qershor 2021.
  6. ↑ "Gianluigi Donnarumma joins Paris Saint-Germain". psg.fr (në anglisht). Paris Saint-Germain F.C. 14 korrik 2021. Marrë më 14 korrik 2021.
  7. ↑ "City sign PSG goalkeeper Gianluigi Donnarumma!". mancity.com (në anglisht). Manchester City F.C. 2 shtator 2025. Marrë më 2 shtator 2025.
  8. ↑ Ben Collins (2 shtator 2025). "Man City sign Donnarumma as Ederson joins Fenerbahce" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 3 shtator 2025.