Golden Foot (shqip: Këmba e Artë) është një çmim ndërkombëtar futbolli i cili i jepet lojtarëve që kanë kan pasur një karrierë të suksesshme sportive dhe kanë pasur arritje të mëdha (individualisht dhe kolektivisht) dhe për personalitetin e tyre. Çmimi i jepet vetëm lojtarëve që kanë kaluar moshën 28 vjeç dhe mund të fitohet vetëm një herë.[1]
Dhjetë të nominuarit zgjidhen nga një panel juristësh ndërkombëtar bazuar në kriterin që ata janë 28 vjeç dhe ende aktiv në futboll. Jashtë kësaj liste, fituesi zgjidhet me sondazh online, ku çdo kush mund të votoj.[2] Fituesi i çmimin lën një shenjë myku të përhershme të këmbës së tij në "The Champions Promenade", me vendndodhje në pricipatën e Monakos.
Që nga 2009-ta, ka pasur edhe një ankand shitjeje që ka shoqëruar këtë ngjarje. Ankandi mbahet gjatë mbrëmjes gala në Hôtel de Paris, me synimin për të mbledhur ndihma për ata që luftojnë Sidën.