Giacinto Facchetti

Giacinto Facchetti
Facchetti në vitin 1968.
Informacioni personal
Emri i plotë Giacinto Facchetti
Data e lindjes 18 korrik Itali
Vendi i lindjes Treviglio, Italia
Data e vdekjes 4 shtator 2006
Vendi i vdekjes Milan, Itali
Gjatësia 1.91 m (6 ft 3 in)
Pozicioni(et) Mbrojtës i majtë
Karriera me të rinjtë
1956–1960 Trevigliese
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
1960–1978 Internazionale 476 (59)
Karriera ndërkombëtare
1963–1977 Italia 94 (3)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve

Giacinto Facchetti (18 korrik 1942 - 4 shtator 2006) është një ish futbollist profesionist italian. Që nga janari i vitit 2004 e deri ditën e vdekjes së tij, Facchetti ka qenë president i Interit, ku me të cilin shpenzoi gjithë karrierën e tij si futbollist, duke zhvilluar 629 ndeshje zyrtare dhe shënuar 75 gola. Ai ishte një nga lojtarët kryesor të epokës së suksesshme Grande Inter. Facchetti gjithashtu ka qënë kapiten i ekipit në periudhën 1977–78.

Në nivel ndërkombëtar, Facchetti ka luajtur 94 ndeshje dhe ka shënuar tre gola me kombëtaren italiane. Në vitin 1968, ai ndihmoi Italinë të fitonte Kampionatin Evropian, kurse dy vite më pas, luajti në finalen e Kupës së Botës 1970.

Facchetti është i vetmi mbrojtës që ka luajtur në pozicionin e mbrojtjes dhe të sulmit në të njëjtën kohë; ai renditet në vendin e 90të në 100 lojtarët më të mirë të shekullit të 20të të publikuar nga revista sportive World Soccer. Në vitin 2004, ai u përfshi në FIFA 100, një listë me legjendat e gjalla më të mirë të të gjitha kohërave të përzgjedhur nga Pelé me rastin e 100 vjetorit të themelimit të federatës. Në vitin 2006, Facchetti u nderua me Çmimin Presidencial nga Federata pas vdekjes për kontributin e dhënë në botën e futbollit si lojtar dhe president.

Facchetti ka qënë i njohur për vrapimet e tij nga mbrojtja në sulm, gjithashtu ka qënë i pajisur me aftësi teknike dhe fizike të jashtëzakonshme.

Karriera me klube

Lindur në Trevigliese, Facchetti filloi të luante futboll me klubit e qytetit si sulmues. Ai u zbulua nga trajneri i Interit Helenio Herrera, i cili e bashkoi me skuadrën në sezonin 1960–1961. Ndryshimi i pozicionit të tij ishte një zgjedhje e shkëlqyer, pasi ai u bë një nga mbrojtësit efektiv më të mirë në Itali.

Facchetti bëri debutimin e tij në Serie A më 21 maj 1961 në ndeshjen në San Siro midis Interit dhe Romës që përfundoi me fitoren e Zikaltërve me rezultatin 2–0.

Facchetti me Interin fitoi 4 Serie A (1963, 1965, 1966 dhe 1971), një Kupë Italie në vitin 1978, dy Kupa Europiane në vitin 1964 dhe 1965 dhe dy Kupa Ndërkontinentale në vitin 1964 dhe 1965.

Karriera ndërkombëtare

Facchetti bëri debutimin e tij për kombëtaren italiane më 23 mars 1963. Ai ka luajtur në total 94 ndeshje (një rekord që më pas u thye nga Dino Zoff, Paolo Maldini, Andrea Pirlo, Gianluigi Buffon dhe Fabio Cannavaro), ai qënë Kapiten në 70 ndeshje dhe gjithsej ka shënuar tre gola. Ai ka luajtur në Botërorin e vitit 1966, 1970 (ku Italia ishte finalist dhe humbi me rezultatin 1–4 kundër Brazilit) dhe 1974, gjithashtu ka qënë pjesë e skuadrës në Euro 1968, ku Italia fitoi titullin e parë. Në mars të vitit 2004, Pelé e emëroi Facchettin si një nga 125 legjenda të gjalla më të mirë të historisë së futbollit.

Pas tërheqjes

Gjatë gjith karrerës së tij, Facchetti ka marrë vetëm një karton të kuq për shkak se duartrokiti në mënyrë ironike vendinim e albitrit në një ndeshje.

Gjatë viteve të tij, pas tëreqjes nga futbolli, Facchetti ka pasur poste të ndryshme tek skuadra e Interit, ai ka qënë: drejtor teknik, anëtar bordi, ambasadori në mbarë botën dhe zëvendëspresident. Pas këtyre posteve, Facchetti u zgjodh president i Interit më 19 janar 2004. Pas një sëmundje të gjatë, ai vdiq nga kanceri pankreatik në Milano, më 4 shtator 2006. Ai la gruan e tij Giovanna, dhe katër fëmijët.

Inter në nder të tij, tërhoqi fanellën me numrin 3 që e ka mbrajtur gjatë gjithë karrerës së tij. Më 22 shtator 2008, një shesh në qytetin e Cesano Maderno, u riemërua në nder të Giacinto Facchettit.[1]

Facchetti ka qënë në formacionin e FIFA 12 Classic XI - një skuadër e përbërë me legjenda me kombësi të ndryshme.

Statistikat e karrierës

Klube

Burimi:[2][3]

Skuadra Kampionati Kupa Europa Total
SezoniSkuadraKampionati NdeshjeGola NdeshjeGola NdeshjeGola NdeshjeGola
Italia Serie A Coppa Italia Europa Total
1960–61InternazionaleSerie A31-1041
1961–62150-60210
1962–6331420-334
1963–64334-90424
1964–653223061413
1965–66321010523812
1966–6734420102466
1967–6828792-379
1968–6930631-337
1969–702856180426
1970–713053020355
1971–722748191446
1972–7329110350444
1973–742827020372
1974–752308130341
1975–76283100-383
1976–772719110372
1977–781804010230
Total Itali 47659851068662975
Karriera në total 47659851068662975

Golat me kombëtaren

#DataVendiKundërshtariGoliResultRezultati
1.4 nëntor 1964Stadio Luigi Ferraris, Xhenova, ItaliFlamuri Finlanda6–1FitoreKualifikueset e Kupës së Botës 1966
2.7 dhjetor 1965Stadio San Paolo, Napoli, ItaliaFlamuri Skocia3–0FitoreKualifikueset e Kupës së Botës 1966
3.22 mars 1967GSP Stadium, Nikosia, QiproFlamuri Qiproja0–2FitoreKualifikueset e UEFA Euro 1968
Redaktuar më 10 qershor 2011

Trofe

Klube

Kombëtarja

Personale

  • FIFA 100 (125 legjenda të futbollit të zgjedhur nga Pelé): 2004

Referime

  1. "Kopje e arkivuar". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2012. Marrë më 18 gusht 2013.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. "Facchetti, Giacinto" (në italisht). Enciclopedia del Calcio. Arkivuar nga origjinali më 18 qershor 2017. Marrë më 19 janar 2018.
  3. "Giacinto Facchetti". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 13 prill 2020.

Lidhje të jashtme