Gryka

Grykë
Γκρίκα
Fshat
Popullsia
  Total
243
Emërtimi i banorëveGryqot ose Griqot

Grykë ose Grikë (greqisht: Γκρίκα/Gríka) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.

Gjeografia

Nga veriu Gryka kufizohet me Shëmrizën, nga jugu me Kajcanjin, nga lindja me Paramithinë (Ajdonatin) dhe nga perëndimi me Psakën.

Toponimet të fshatit Grykë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[1]

  • Ar e Çenos – arë në fushë, në V.
  • Ar’ e Dashit – arë, në P.
  • Ar’ e Priftit – arë, në V.
  • Ar’ e Vangjelit – arë, në VL.
  • Ar’ e Xhemaliut — arë, në JL.
  • Arat e Xhamisë – ara, në J.
  • Ball’ e Lisave - kullotë në faqe mali, në P.
  • Bogazi - arë, në P.
  • Bogazi Grikës - kullotë në mal, në ara, në VL.
  • Bokërrimaz – kullotë, në mal, në L.
  • Brigjet e Bogazit – ara, në V.
  • Dardha – kullotë, në L.
  • Drras’ e Çanos – ara, në V.
  • Drrasa e Gurit - shkëmb i çare, në J.
  • Drras e Murcufit (Bishtobardhit) - rrugë që të çon në Paramithi.
  • Drras e Sinorit - vend me pllaka guri ku ndan kufiri i fshatit me Draganjin, në J.
  • Fiku Lëmënjëlës - ara dhe një fik në rrëzë të malit, në V.
  • Dhrom i Bishtabardhit- rrugë që të çon në Paramithi.
  • Fiku i Lëmenjës - arë dhe një fik në rrëzë të malit, në V.
  • Fiku Venetit - fik i vjetër në mal, në V.
  • Fush’ e Fshatit – fushë, në J.
  • Gonej’ e Grikës – ara, në V.
  • Gorric e Gallanit – ara, në L.
  • Goxhomani - vend me ullinj, në P.
  • Gravat e Murcufit – shpella, në L.
  • Grik e Guvës – grykë, në P.
  • Grik e Vidhit - grykë mali me pyll, në V.
  • Gurët e Elimëve - 3 gurë të mëdhenj në një brinjë mali, në L. “Zdrikte një elim kaha mali për në shtëpi. Ki kish di gurë në krehë e një në kukë. Gurët rëndojnë ka 10 kuntal një. Nek po zdrikte kaha mali i flet një zë kaha fshati: Hajde me bët se ke djalin sëmurë. E lëshoi ki gurin që kish në kukë. Si që iku nja 50 metro hjimën, prapsi aj zë i foli: Hajde se vdiqi djali, dhe aj i hodhi bë dhe të di gurët që kish në supe.
  • Gur i Buallit - shkëmb i madh, në L. Mbas dite, kur dielli binte mbi atë gur, fshatrat: Grykë, Draganj, Nikolicanj dhe Kajcanj lëshonin qetë nga parmenda.
  • Gur i Haliqiut - shkëmb i madh, në V.
  • Gur i Kaçimanit - shkëmb, në P.
  • Gur’ i Spitharit - shkëmb që mbi të ka një spithar, në V.
  • Gurët e Shavangëlave – shkëmbenj, në P.
  • Guva - vësht me uIlinj, në P.
  • Gjoli — ara, në P.
  • Gjol i Dinos - 1200 dyn. tokë. ish pronë e Nuri Dinos, në L. mbillej gjatë verës.
  • Hajdhonati – kishë, në qendër.
  • Kalldrëm i Gonesë - në V.
  • Klish e Shëndëlliut – gërmadhat e një kishe në mal, në L.
  • Klish e Shënkollit - gërmadhë kishe në fshat.
  • Klishazt - gërmadha kishe në mal, në L.
  • Koçekët e Dinos - koçekë të dinenjëve të Paramithisë, në VL.
  • Kondizma – ikonë, në V.
  • Konopic’ e Gonesë – kullotë, në V.
  • Kreshtani – kullotë, në L.
  • Kungjet — mal, në V.
  • Lëmënjëla — ara, në V.
  • Lëmi Prapashesh – lëm, në V.
  • Lëmthi - faqe mali, në V.
  • Likovuni - pyll në mal, në L.
  • Luc e Psakës – kënetë, në V.
  • Llak e Fiqez – grykë, në L.
  • Llak’ e Gorricës – grykë, në VL.
  • Llak e Gjinit – grykë, kullotë, në J.
  • Llak e Koçekut - vend grykë, në VL.
  • Mal’ e Gjatës – majë, në J.
  • Malat e Lisave - ara në mal, në P.
  • Mal’ i Mekovës – mal, në V.
  • Malat e Sheshtagjoneve – maja, në JL.
  • Mali i Meçitit – mal, në V.
  • Mazhi - ara në mal, në JL.
  • Monet e Dhive - mone dhish, në V.
  • Mulliri i Frëngut - mulli që e kanë pasë ndërtuar të huaj (ndoshta venecianët), në P.
  • Mali i Grikave - mal shkëmbor në V.
  • Mal i Psakës – mal.
  • Mali Shkëmbit – mal, në L.
  • Mulliri Hoxhës — mulli i cili ka qenë pronë e një hoxhë, në P.
  • Murcufi – kullotë, në faqe mali, në V.
  • Palostenet — brinja ku ka pasur stane të vjetër, në V.
  • Panoçangëla – ara, në V.
  • Pezulet – ara, në V.
  • Prokua – fushë, në L.
  • Prroi Bokërrimës – përrua, në L.
  • Prroi Ferrës - përrua e pyll, në mal, në L.
  • Prroi Math i Guvës — përrua, në P.
  • Prroi i Murcufit – përrua, në L.
  • Prroi Rrahut — përrua, në VL.
  • Prroi Steneve – përrua, në VL.
  • Prroi Thomait – përrua, në L.
  • Pus i Bogazit - pus i gurtë, në P.
  • Puset e Xhamisë - puse, në J.
  • Raq’ i Xarrës - breg, në L.
  • Riqet e Thoma Lolit - ara, në V.
  • Riqi – fushë, në V.
  • Rraha - brinjë, në VL.
  • Rrahu Shozho Melunit – pyll, në V.
  • Rrap’ i Kushes - rrap i madh. Aty është zhvilluar një luftë e rreptë ndërmjet forcave vendase dhe atyre zerviste greke më 1944.
  • Rreqatua (Rreqatoi) - baçë me ullinj, në L.
  • Rreth’ i Mollaisë - rreth me gurë të mëdhenj, në L.
  • Stenet e Baçit - ara, në V.
  • Shavangëla - kullotë, në V.
  • Shkëmb i Buallit - shkëmb i madh, në L. I është dhënë ky emër se ka formën e buallit. Aty është vrarë kaçaku Mejdi Labi.
  • Ulliri Vetëm - ulli në mal, në V.
  • Varr’ i Markos në Klishaz - varr i vjetër në mal, në V.
  • Verrlë (Verrla) - 3 puse, në J.
  • Vilat - vend me ullinj, në L.
  • Xhami e Mustafa Meleqit – xhami, në J.

Demografia

Familjet në fshatin Grykë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]

Bacenj, Boçenj (Boço), Bejdolongenj, Bollovicarë, Bushenj, Cokrri, Çanenj, Dukenj (Duka), Goxhomarenj, Guxha, Kaçametenj, Kaçimani, Korofilenj, Karrushenj, Koçonarë, Llabenj (Llaba), Melunenj (Meluni), Priftatë, Rexhenj, Shullenj.

Lidhje të jashtme

Burimet

  1. Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 351-353. Treguan: Hisen Ramadan Karafili, dtl. 1914 nga Gryka, bari me arsim fillor .m. Sot me banim në Orikum.
  2. Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 351.