Hajro Babameto

Hajro Babameto

Hajro Babameto (1925–2010) ishte një intelektual me origjinë nga Gjirokastra, i biri i patriotit dhe mësuesit Hysni Babameto. U arrestua në fund të vitit 1946 moshën 21-vjeçare nga regjimi komunist shqiptar si pjesëtar i një grupi studentësh socialdemokratë antikomunistë të lidhur me Ballin Kombëtar. Në fillim të vitit 1947 u dënua me 7 vite burg, konfiskim pasurie dhe heqjen e së drejtës elektorale. Kreu dënimin në burgun e Tiranës dhe në kampin famëkeq të punës në Vloçisht për tharjen e kënetës së Maliqit. U lirua në vitin 1949. Në vitet në vijim, ai punoi në mënyrë të heshtur si profesor i matematikës në fillim në Krutje dhe në Lushnjë, e më pas në gjimnazet e Tiranës Petro Nini Luarasi e Partizani. Vdiq në Tiranë vitin 2010.[1][2]

Referime

  1. ↑ janar 1947, Hajro Babameto Personal Information Name/Surname: Hajro Babameto Birthplace: Gjirokastër Date of Birth: 13/10/1925 Trial Date of Arrest: 1946 Charges: «Krim kundër shtetit» Sentencing: 7 vjet Prison Judgment: 7; Tiranës, Gjykata Ushtarake e (2018-03-10). "Hajro Babameto". kujto.al | Online Archive of Victims of Communism in Albania (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-12-26.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)
  2. ↑ "BABAMETO Hajro – Shqipopédia". 2020-07-31. Marrë më 2025-12-26.