Ivan Provedel
| Informacioni personal | |||
|---|---|---|---|
| Emri i plotë | Ivan Provedel | ||
| Data e lindjes | 17 mars 1994 (32 vjeç) | ||
| Vendi i lindjes | Pordenone, Itali | ||
| Gjatësia | 1.94 m (6 ft 4 in) | ||
| Pozicioni(et) | Portier | ||
| Informacioni i ekipit | |||
Ekipi aktual | Lazio | ||
| Numri | 94 | ||
| Karriera me të rinjtë | |||
| 2011–2012 | Udinese | ||
| 2012–2013 | Chievo | ||
| Karriera si profesionist* | |||
| Vitet | Ekipi | Ndsh | (Gola) |
| 2013–2017 | Chievo | 0 | (0) |
| 2013–2014 | → Pisa (huazim) | 29 | (0) |
| 2014–2015 | → Perugia (loan) | 24 | (0) |
| 2015–2016 | → Modena (huazim) | 21 | (0) |
| 2016–2017 | → Pro Vercelli (huazim) | 40 | (0) |
| 2017–2020 | Empoli | 39 | (0) |
| 2020 | → Juve Stabia (huazim) | 18 | (1) |
| 2020–2022 | Spezia | 60 | (0) |
| 2022– | Lazio | 75 | (0) |
| * Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 16:30, 6 tetor 2024 (UTC) | |||
Ivan Provedel (lindur më 17 mars 1994) është një futbollist profesionist italian i cili luan si portier për klubin italian Lazio.
Karriera me klube
Vitet e para
Provedel e nisi karrierën e tij te sektori i të rinjëve i Trevisos. Pas kësaj, në sezonin 2008–09, ai luajti si sulmues te Pordenone.[1] Provedel u transferua te Liapiave në verën e vitit 2009, duke filluar të luajë si portier.[2] Një vit më pas, ai u bë pjesë e akademisë së Udineses. Pas dy sezonesh në Friuli, ai kaloi te Chievo.[1]
Chievo dhe huazimet
Në vitin 2013, në moshën 19 vjeç, Provedel u huazua te Pisa, aty ku luajti si titullar në Lega Pro. Në korrik 2014, ai u huazua te Perugia, duke luajtur 24 ndeshje në Serie B. Në dy sezonet e ardhshme ai u aktivizua te Modena dhe Pro Vercelli, po në Serie B.[3]
Empoli
Më 11 korrik 2017, Provedel u transferua te Empoli për 1.2 milion € dhe kartonin e Manuel Pucciarellit, duke firmosur një kontratë katër-vjeçare.[4] Më 29 janar 2018, gjatë një seance stërvitore, Provedel pësoi një dëmtim në tibian e djathtë, duke e mbyllur para kohe sezonin.[5] Ai u rikthye në fushë më 21 tetor në barazimin 3–3 kundër Frosinones, e cila ishte edhe debutimi i tij në Serie A.[6][7]
Në shkurt 2019, Provedel e humbi vëndin e titullarit kundrejt polakut Bartłomiej Drągowski, kurse në sezonin 2019–20 në Serie B ishte rezerva e Alberto Brignolit.[8] Në janar 2020, ai u dërgua në formë huazimi te Juve Stabia; si shkëmbim, Paolo Branduani u transferua te Empoli.[9][10] Më 22 shkurt, Provedel shënoi golin e barazimit në minutën e fundit në barazimin 2–2 kundër Ascoli; ky ishte goli i tij i parë në karrierë, duke hyrë në listën e vogël të portierëve që kanë shënuar në Itali.[11][12][13]
Spezia
Më 5 tetor 2020, Provedel firmosi një kontratë dy-vjeçare me Spezian.[14] Ai debutoi trembëdhjetë ditë më vonë në barazimin 2–2 kundër Fiorentinës.[15][16] Ai luajti si titullar në sezonin e tij të parë me Spezian, kjo edhe falë dëmtimit të Jeroen Zoet.
Lazio
Më 8 gusht 2022, Provedel u transferua te Lazio.[17] Ai luajti ndeshjen e parë me Lazion më 14 gusht në ndeshjen hapëse të kampionatit kundër Bolonjës, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 8të në vend të Toma Bašić pasi portieri titullar Luís Maximiano u përjashtua me karton të kuq; ai ndihmoi ekipin të fitonte 2–1.[18] Edhe pse ishte projektuar si rezervë, Provedel e fitoi shpejtë vendin e titullarit dhe luajti në të gjitha ndeshjet e kampionatit.[18] Më 8 shtator, ai bëri debutimin e tij në kompeticionet evropiane duke luajtur në fitoren 4–2 kundër Feyenoordit në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të UEFA Ligës së Evropës.[19]
Nga java e gjashtë e deri në javën e njëmbëdhjetë të kampionatit, Provedel nuk pësoi gol për 620 minuta, duke bërë që ai të renditet i treti për numrin e minutave pa pësuar gol në historinë e klubit.[20] Ai e mbylli sezonin me 21 ndeshje pa pësuar gol në kampionat, duke barazuar rekordin e të gjitha kohërave të vendosur nga Gianluigi Buffon në sezonin 2010–11,[21] si dhe u shpall "Portieri i Sezonit".[22]
Më 19 shtator 2023, Provedel shënoi me kokë në minutën e 95të të ndeshjes kundër Atlético Madrid në javën e parë të fazës së grupeve të UEFA Ligës së Kampioneve, duke i dhënë Lazios një barazim 1–1 në Stadio Olimpico.[23] Ky ishte goli i dytë në karrierën e tij dhe goli i dytë i shënuar nga një portier në lojë të hapur pas golit të Sinan Bolat për Standard Liège kundër AZ Alkmaar në vitin 2009.[24]
Karriera ndërkombëtare
Më 17 shtator 2022, Provedel u ftua për herë të parë në kombëtaren italiane nga trajneri Roberto Mancini për ndeshjet e UEFA Ligës së Kombeve kundër Anglisë dhe Hungarisë.[25]
Jeta personale
Provedel ka lindur në Pordenone të Italisë nga një baba italian dhe mama ruse; ai është më i vogli i gjashtë fëmijëve.[1]
Statistikat e karrierës
- Përditësuar më 7 janar 2023[26]
| Klubi | Sezoni | Liga | Coppa Italia | Evropa | Gjithsej | |||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
| Pisa (huazim) | 2013–14 | Serie C | 29 | 0 | 1 | 0 | — | 30 | 0 | |
| Perugia (huazim) | 2014–15 | Serie B | 24 | 0 | 1 | 0 | — | 25 | 0 | |
| Modena (huazim) | 2015–16 | Serie B | 21 | 0 | 0 | 0 | — | 21 | 0 | |
| Pro Vercelli (huazim) | 2016–17 | Serie B | 40 | 0 | 1 | 0 | — | 41 | 0 | |
| Empoli | 2017–18 | Serie B | 23 | 0 | 1 | 0 | — | 24 | 0 | |
| 2018–19 | Serie A | 16 | 0 | 0 | 0 | — | 16 | 0 | ||
| 2019–20 | Serie B | 0 | 0 | 1 | 0 | — | 1 | 0 | ||
| 2020–21 | Serie B | 0 | 0 | 1 | 0 | — | 1 | 0 | ||
| Gjithsej | 39 | 0 | 3 | 0 | — | 42 | 0 | |||
| Juve Stabia (huazim) | 2019–20 | Serie B | 18 | 1 | 0 | 0 | — | 18 | 1 | |
| Spezia | 2020–21 | Serie A | 29 | 0 | 0 | 0 | — | 29 | 0 | |
| 2021–22 | Serie A | 31 | 0 | 0 | 0 | — | 31 | 0 | ||
| Gjithsej | 60 | 1 | 0 | 0 | — | 60 | 1 | |||
| Lazio | 2022–23 | Serie A | 38 | 0 | 0 | 0 | 7[a] | 0 | 45 | 0 |
| 2023–24 | Serie A | 19 | 0 | 1 | 0 | 6[b] | 1 | 26 | 1 | |
| Gjithsej | 57 | 0 | 1 | 0 | 13 | 1 | 71 | 1 | ||
| Gjithsej karriera | 288 | 1 | 7 | 0 | 13 | 1 | 308 | 2 | ||
- ↑ Gjashtë ndeshje në UEFA Ligën e Evropës, një ndeshje në UEFA Ligën e Konferencave
- ↑ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
Trofe
Klube
- Empoli
- Serie B: 2017–18
Personale
- Portieri më i mirë i Serie A: 2022–23[27]
Referime
- 1 2 3 "Il mito Yashin, amico del nonno, da imitare. È l'anno di Provedel?" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 23 mars 2021.
- ↑ "Ivan Provedel: dal Liapiave alla Serie B". liapiave.it (në italisht). 8 tetor 2014.
- ↑ "Ufficiale: Provedel e Marchionni in prestito al Modena". chievoverona.it (në italisht). A.C. Chievo Verona. 23 korrik 2015. Arkivuar nga origjinali më 24 korrik 2015.
- ↑ "Preso Ivan Provedel; Manuel Pucciarelli al Chievo Verona" (në italisht). Empoli F.C. Arkivuar nga origjinali më 19 korrik 2017.
- ↑ "Provedel operato a Firenze: l'intervento è riuscito" (në italisht). Empoli Channel. 31 janar 2018.
- ↑ "Fantacalcio, ribaltoni in porta per Spal ed Empoli: Milinkovic Savic e Provedel si candidano a titolari" (në italisht). Fanta Gazzetta. 21 tetor 2018. Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2018. Marrë më 21 tetor 2018.
- ↑ "Frosinone-Empoli 3-3, ai ciociari non basta la doppietta di Ciofani" (në italisht). La Repubblica. 21 tetor 2018. Marrë më 29 janar 2020.
- ↑ "Juve Stabia, Provedel non ha dubbi: «Castellammare la scelta migliore»" (në italisht). Il Mattino. Marrë më 29 janar 2020.
- ↑ "Paolo Branduani è dell'Empoli; Provedel alla Juve Stabia" (në italisht). Empoli F.C. 22 janar 2020. Arkivuar nga origjinali më 29 janar 2020. Marrë më 29 janar 2020.
- ↑ "Provedel è Gialloblù, Branduani va all'Empoli" (në italisht). S.S. Juve Stabia. 22 janar 2020. Marrë më 29 janar 2020.
- ↑ Sky Sport. "Provedel come il 'maestro' Brignoli, la storia dell'altro portiere goleador". sport.sky.it (në italisht). Marrë më 22 shtator 2022.
- ↑ "Ascoli-Juve Stabia 2-2, Provedel come Brignoli: Stellone beffato all'esordio" (në italisht). La Corriere dello Sport. 22 janar 2022. Marrë më 7 shkurt 2022.
- ↑ "Serie B: il portiere Provedel segna di testa, Juve Stabia riacciuffa l'Ascoli al 95'" (në italisht). La Repubblica. 7 shkurt 2020.
- ↑ "Spezia chiude il mercato senza il botto: arriva solo Provedel" (në italisht). La Nazione. 5 tetor 2020. Arkivuar nga origjinali më 22 shtator 2022. Marrë më 8 tetor 2020.
- ↑ "Spezia-Fiorentina: fra i pali esordio per Provedel" (në italisht). A.C. Spezia. Marrë më 20 tetor 2020.
- ↑ Marco Magi (18 tetor 2020). "Calcio A / Dallo 0-2 al 2-2, lo Spezia blocca la Fiorentina al Manuzzi" (në italisht). Lanazione. Marrë më 20 tetor 2020.
- ↑ "Comunicato 08.08.2022". sslazio.it (në italisht). S.S. Lazio. 8 gusht 2022. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2022. Marrë më 15 gusht 2022.
- 1 2 "Lazio, Provedel e Maximiano pronti alla prima staffetta" (në italisht). La Corriere dello Sport. Marrë më 22 prill 2023.
- ↑ "Lazio 4-2 Feyenoord: Dominant hosts humble Eredivisie club in a six-goal thriller in Europa League opener" (në anglisht). Eurosport. 8 shtator 2022. Marrë më 13 janar 2024.
- ↑ "Provedel si ferma a 620' di imbattibilità: terzo nella classifica all time" (në italisht). Radio Sei. 30 tetor 2022. Marrë më 22 prill 2023.
- ↑ "Lazio, Provedel e i clean sheet: insegue il record di Buffon" (në italisht). Tuttosport. Marrë më 4 qershor 2023.
- ↑ "Gli MVP della Serie A TIM 2022/2023" (në italisht). Lega Serie A. 2 qershor 2023. Marrë më 2 qershor 2023.
- ↑ "WATCH: Lazio goalkeeper Ivan Provedel scores last-minute equaliser in Champions League clash against Atletico Madrid" (në anglisht). Goal.com. 19 shtator 2023.
- ↑ "Lazio 1 Atlético Madrid 1" (në anglisht). BBC Sport. 19 shtator 2023. Marrë më 20 shtator 2023.
- ↑ "Mancini sticks to familiar faces with Italy call-ups" (në anglisht). Football Italia. 17 shtator 2022. Marrë më 26 shtator 2022.
- ↑ "I. Provedel". Soccerway (në anglisht). Marrë më 14 janar 2024.
- ↑ "The MPSs of the Serie A 2022/2023" (në anglisht). Lega Serie A. 2 qershor 2023. Arkivuar nga origjinali më 2 qershor 2023. Marrë më 2 qershor 2023.