Jagodinë (Elbasan)

Jagodinë

Jagodinë është një fshat në Komunën Shirgjan në Rrethin e Elbasanit të Shqipërisë. Ndodhet 20 minuta larg Elbasanit me automjet. Është një fshat fushor që kufizohet me lumin shkumbin dhe Metalurgjikun e Elbasanit. Zona njihet për prodhimet vendase bujqësore dhe eksportet e tyre jashtë Shqipërisë, si: Kosovë, Serbi, Bosnje, Kroaci, Lituani, Poloni e deri ne Rusi. Banorët janë më së shumti të besimit musliman. Festat që festohen më së shumti janë: Dita e Verës, Fiter Bajrami dhe Viti i Ri. Gatimet traditionale të fshatit janë ato të Shqipërisë së mesme duke dikur që ky fshat ndodhet në mes të territorit tëShqipërisë. Prejardhja e emrit Jagodinë besohet që vjen nga fjala sllave "Jagodina" që do të thotë Luleshtrydhe. Ky emër është vendosur në kohën e pushtimit sllav në Ballkan. Besohet se ka qënë një vend që kishte plantacione me luleshtydhe ose shkurre te shumtra (para se te banohej). Bazuar në një shkrim interesant thuhet se në kohën e Perandorisë Romake, rrugëtarët që kalonin ne Rrugën Egnatia (që ndodhet pranë zonës), ndalonin në Hanet e Jagodinës për të ngrënë, pirë, shlodhur dhe fjetur. Gjatë komunizmit, Jagodina shërbeu si zonë bujqësore dhe blegtorale, punuar nga banorët e palodhur vendas. Sot Jagodina është një zonë me potencial të madh bujqësor, me një klime jashtëzakonisht të favorshme për rritjen e kulturave të shumëllojshme bujqësore. Gjithashtu, numëron disa bunkerë rreth e rreth fshatit, disa prej të cilëve janë prishur për tu kthyer ne zona bujqësore.Njerëzit janë mikëprites dhe te sjellshëm. Numri i banorëve është pakësuar me kalimin e viteve për shkak të emigrimit por gjithsesi fshati është i gjallëruar akoma pasi ka te rinj që kanë vendosur të vazhdojnë jetën aty.

Shiko edhe

Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë.